31/07/2014

Ekskursionet përtej lokalizmave





Arbër Zaimi
31 Korrik 2014


Hartën e vendit dhe kombit ata të rinj idealistë e kishin në radhë të parë në përfytyrimin e tyre emancipues – e jo në projektet e imponuara asokohe prej realiteteve ekzistuese.

Çka ndodh sot? Përveç faktit që nuk lexohet shumë Petro Marko, e kam fjalën…

Stina e turizmit (ndërshqiptar) shoqërohet masivisht nga dy fenomene, nga njëra anë reklamat e ndërmarra nga shtete, media, biznese etj. e nga ana tjetër keqkuptimet dhe habitë e shqiptarëve me identitetet e njëri-tjetrit, me lokalizmat e partikularizmat, të cilat diku-diku theksohen aq shumë sa që duket se do të pjellin ndonjë problem kushedi sa të madh – edhe pse në fund nuk mbërrijnë veçse të shtërzojnë ndonjë anekdotë verore me shije të keqe. Pse ndodh kështu?

Kështu ndodh sepse shqiptarët nuk e njohin njëri-tjetrin. Dhe për ta njohur njëri-tjetrin nuk mjaftojnë reklamat (madje nuk di as a hyjnë në punë reklamat kur vjen puna për turizëm ndërshqiptar). Nuk mjaftojnë as emisionet e cekëta televizive, as dokumentarët. Duhet emancipim dhe edukim. Ai emancipim që grupi i veprimtarëve të Spanjës e ka mbërritur përmes autodidaskalisë – por që për popullin e për masat nevojitet të përcillet mes sistemit arsimor e përmes politikave pedagogjike.

Një lëndë shkollore që shpjegon kulturat dhe identitetet e ndryshme që formësojnë shqiptarin do të ndihmonte shumë në tejkalimin e një sërë sikletesh. Një lëndë ku do të shpjegoheshin shfaqjet kulturore, dialektore e fetare, një lëndë ku do të shpjegohej kultura familjare, qytetare e fshatare e krahinave, ku do të shpjegoheshin (dhe rrënoheshin me shpresë) stereotipet. Por, një lëndë e tillë nuk do të bënte as një të dhjetën e punës që do të bënte një program i përbashkët (Shqipëri – Kosovë) i ekskursioneve për arsimin parauniversitar, dhe i shkëmbimit studentor për arsimin universitar.

Është tërësisht e realizueshme një politikë e tillë – dhe do të duhej të propozohej e të zbatohej. Secila klasë e parauniversitarit në Shqipëri e Kosovë, së paku një herë në vit, do të duhej të bënte një ekskursion me kosto të mbuluar nga shteti. Në 12 vite një nxënës do të bënte (fjala vjen) 4 ekskursione në Kosovë, 4 në Shqipëri, dhe 4 në Maqedoni, Mal të Zi e në Preshevë-Medvegjë-Bujanoc. Kostot e një operacioni të tillë do të ishin në total afër 8 mln. euro për Shqipërinë dhe po aq për Kosovën, e nëse këto kosto do të menaxhoheshin prej administratave të njësive lokale, të ndara sipas numrit të nxënësve për njësi, nuk do të përbënin asnjë lloj stërmundimi për menaxhim, as justifikim për burokraci.

Me një politikë të tillë të rinjtë shqiptarë do të përballeshin me njëri-tjetrin në situata jo aq dramatike sa në 1999 dhe jo aq qesharake sa në plazhin e Durrësit. Do të prodhohej një kohezion më i madh social-kulturor, dhe do të merrte një goditje krahinarizmi e lokalizmi, që këtu te ne përbëjnë sëmundje serioze të politikës dhe të shtetformimit. Do të formohej populli që pasi njeh vetveten, nis të përballet me botën si i barabartë (të mos harrojmë se si Marko etj. ndërkohë që të angazhuar në çështjen shqiptare, pikërisht sepse i kishin lënë pas shpine vogëlsitë e lokalizmave, ishin në gjendje të shihnin përtej e të solidarizoheshin ndërkombëtarisht me çështjen antifashiste).

Një politikë e tillë do të kishte dhe raison ekonomik. Paratë e përdorura për financimin e këtyre ekskursioneve shkollore do të shpërndaheshin nëpër destinacione e operatorë turistikë në një mënyrë paksa më të barabartë se sa ç’lejojnë ligjet e turizmit industrial. Në Kosovë nuk do të vizitoheshin vetëm treshja Prizren-Prekaz-Prishtinë, e në Shqipëri nuk do të shkohej vetëm në Tiranë-Vlorë-Sarandë. Do të kthehej vëmendja tek “provincat” e anashkaluara, tek ato që mbeten jashtë vëmendjes kulturore e mediatike që tash për tash është e uzurpuar nga grupi i vogël i pasanikëve kryeqytetas (Tiranë-Prishtinë), për të cilët bashkimi s’ka asnjë nevojë të ndodhë, sepse tashmë ka ndodhur për ata, nëpër klubet ekskluzive të Dhërmiut, Tiranës a Prishtinës.

Një politikë e tillë për Shqipërinë e Kosovën do të shkonte paralel me krijimin e një tregu të përbashkët të punës, me forcimin e shtyllave të një kulture të përbashkët apo me përparimin në rrugën e politikave të përbashkëta të sigurisë. Është e domosdoshme që të rinjtë tanë të nxirren prej guaskave të tyre identitare, të përballen me larminë, me të ndryshmen, me shumësinë që përbën të përbashkëtën. Këta nxënës që do të përfitonin prej ekskursioneve jo vetëm që do të zbaviteshin e që do të bënin shokë të rinj në vende të ndryshme, por do të zgjeronin kapacitetet e tyre njohëse. Do të zvogëlohej shansi që brezi i ri të jetë një brez bigotësh, diskriminuesish, mospranuesish, këmbëngulësish fundamentalistë të barrikaduar pas identiteteve. Do të përgatitej një subjekt i ri, një individ i dalë përtej vetvetes, përtej familjes dhe familjares. I cili pasi të kishte tretur shumësinë që përbën të përbashkëtën shqiptare, në analizë të fundit, do të ishte shumë më i prirë të ballafaqohej edhe me ndryshime e tjetëri shumë më të mëdha, në rajon, në Evropë, apo më tej.

Në një veprimtari të tillë do të duhej të përfshiheshin edhe nxënësit e minoriteteve etnike a kulturore, e të tilla iniciativa do të kishin impakt real edhe në luftën ndaj diskriminimeve ekzistente. Po ashtu, do të përfshiheshin si të barabartë fëmijë e të rinj nga shtresa të ndryshme ekonomike. Do të mësonin për problemet e njëri-tjetrit (ndryshe nga turizmi, që i mbulon problemet dhe synon të vërë në pah vetëm bukuritë zbavitëse) e kështu do të formësohej ndoshta ndjeshmëria apo filizat e solidaritetit. Do të mësonin të shihnin përtej problemit individual dhe synimit të ngushtë personal, këtij hendeku kaq të madh që e ndan shqiptarin e tashëm prej vetë qytetarisë.

XHIHADISTËT SHQIPTARË NUK JANË SHKAKU POR PASOJA E NJË VEPRIMTARIE TË PAPENGUAR ANTISHQIPTARE





Xhevat Bislimi
30 Korrik 2014


Shkaqet dhe rrënjët e përfshirjës së disa shqiptarëve në konfliktet fetare-sektare ndërarabe duhen kërkuar te veprimtaria e papenguar e disa grupëve të ambalazhuara si fetare-islame. C'është e vërteta këto grupe të krijuara në Kosovë dhe në trojet e pushtuara të Shqipërisë nga Serbojugosllavia datojnë (në këtë format...) të paktën që nga viti 1981 (mënjëherë pas Pranverës së vitit 1981). Kleri kryesisht mysliman, meqë shumica e shqiptarëve ishin të këtij besimi, është shfrytëzuar në vazhdimësi nga Serbia dhe qeveritë e saj kundër interesave kombëtare shqiptare. Pleqtë edhe sot i kujtojnë imamët e dindinarit të kohës së kralit serb. Si një kontigjent-instrument i rëndësishëm për realizimin e politikave shoviniste-shfarosëse të Sërbisë në Kosovë dhe viset e saj, kleri mysliman (imamët...) ishte paraparë edhe në elaboratët fashiste çubriloviçiane. Por, krijimi dhe strukturimi i një "kleri" dhe i grupëve ekstremiste "fetare"-antishqiptare u projektua nga Serbia pas vitit 1981 përmes celulave të saja shqipfolëse (bashkëpunëtorë dhe zyrtarë e oficerë të shërbimëve sekrete serbe. Të gjithë atyre që kanë qenë të moshës madhore në vitet e tetëdhjeta u kujtohet se të gjithë nismëtarët (lexojeni mirë : NISMËTARËT...) për ndërtimin e xhamive në Kosovë pas vitit 1981 ishin pa përjashtim bashkëpunëtorë të fshehtë e të hapur të shërbimëve sekrete serbe dhe merrnin udhëzime, urdhëra e porosi se si të vepronin. Për ndërtimin masiv të xhamive në Kosovë kishte një vendim politik të fshehtë në Beograd. Edhe sot bashkëpunëtorët e Serbisë janë strehuar kryekeput në xhami dhe janë veshur me kostumin fetar. Prandaj, është nevojë e ngutshme "çlirimi" i xhamive prej tyre dhe pamundësimi që t'i përdorin xhamitë për qëllimet e tyre antishqiptare.

Grupet, që sot të gjithë po i quajnë xhihadiste-terroriste, janë shfaqur në Prizren që në vitin 1991-1992 ! Lufta Clirimtare e UCK-së dhe e kombit shqiptar, por edhe rrethanat në botën arabe nuk u lanë shumë kohë e hapësirë për t'u organizuar në shkallë çfarë i shohim sot. Këto kushte u krijuan mënjëherë pas Luftës në Kosovë. Serbia nuk mund të krijonte diçka më të "fuqishme" dhe më të dëmshme për Kosovën se sa grupet e këtilla-xhihadiste-(anti)shqiptare. Veprimtaria e Serbisë dhe e këtyre grupëve u intensifikua në Kosovë dhe mori rol "dominant" në Bashkësinë Islame dhe në xhamitë e Kosovës edhe me ndihmën e ca fondëve "humanitare" antishqiptare, që gjetën streh dhe u përkrahën edhe nga kreu i BIK-ut...!! Kjo edhe për fajin e vetë kreut të Bashkësisë Islame, i cili, sipas të gjitha të dhënave, kokëtonte me këto grupe. Shpërthimi i konfliktëve në Libi, Siri, Irak, Egjipt krijoi "shanse" reale për këto grupe antishqiptare, që sot janë bërë shqetësim i përgjithshëm për kombin shqiptar, sepse askush më shumë se këto grupe nuk po e dëmton imazhin e kombit tonë në botë. Këto grupe dhe veprimtari u toleruan skajshëm edhe nga pushteti dhe qeveritë sllavomaqedone, por edhe nga qeveritë e Tiranës, sidomos nga pushteti i Sali Berishës.
Kombi shqiptar dhe politikanët e tij, por edhe gjithë shoqëria shqiptare, duhet ta ketë të qartë dhe ta dëshmojë me përcaktimin dhe angazhimin e përditshëm se nuk mund të jetë dhe nuk duhet të jetë (sepse nuk është...) pjesë e problemit arab, prandaj rrjedhimisht nuk duhet dhe nuk mundet të jetë as pjesë e zgjidhjes së këtij ose këtyre problemëve arabe dhe ndërarabe. Kombi shqiptar nuk pati dhe akoma nuk po ka fuqi të zgjidhë CËSHTJEN e tij e jo më atë të Arabisë dhe të botës arabe ! Prandaj, shoqëria jonë nuk ka guxuar të heshtë para veprimtarisë agresive të këtyre grupëve që ndërtonin dhe po ndërtojnë xhami vend e pa vend, që kanë vendosur altoparlante në çdo xhami, që ligjërojnë (përmes "imamëve" me mjekrra e pa mjekrra) në dëm të gjuhës, kulturës, historisë dhe interesave të kombit shqiptar. Prandaj, po them që këto grupe dhe këta xhihadiste-(anti)shqiptarë janë pasojë dhe prodhim (ndonjëri edhe viktimë...) i kësaj veprimtarie antishqiptare të papenguar në tokat shqiptare. Nuk ka qoftë edhe një rast të vetem të angazhimit të këtyre individëve dhe grupëve në përpjekje ose në luftë kundër Serbisë dhe interesave të saj !! Ja ku e kishin Veriun e "pushtuar" të Kosovës dhe dhunën e krimet që bënte Serbia ndaj shqiptarëve atje... Ja ku është Lugina e Preshevës.... Madje, këta luftëtarë xhihadistë nuk po shkojnë të luftojnë as përkrah popullit palestinez që po kërcënohet me shfarosje... Këto fakte dhe shumë të tjera tregojnë se pas këtyre grupëve qëndron Serbia...


Më në fund nga këto grupe (pas presionit publik në rritje...) u "distancua" dhe i "denoi" edhe Naim Ternava! Sa punë bënë një deklaratë kur vazhdohet me avazin e vjetër dhe nuk merret asnjë masë konkrete për ta kthyer fenë dhe xhaminë në "binarët" e popullit që i takon... Populli shqiptar nuk ka asgjë të përbashkët me botën arabe... Prandaj, imamet shqiptarë-atdhetarë duhet të angazhohen dhe të marrin në dorë drejtimin e kësaj feje në hapësirën shqiptare. E vetmja mundësi për të qëndruar larg (siç edhe jemi...) botës dhe problemëve arabe është krijimi i mënjehershëm i një Bashkësie Islame Shqiptare (me fytyrë dhe gjuhë shqipe...) të vetme për mbarë kombin shqiptar në Iliri-Ballkan dhe në botë. Kështu feja dhe xhamia do të vihet në shërbim të Zotit dhe të kombit që i takon. E njejta gjë vlen edhe për fetë apo besimet tjera te ne, por feja islame është e përqafuar nga shumica e shqiptarëve dhe kjo çështje kërkon të trajtohet sot, jo më vonë...

Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës të regjistrohen nën monitorimin e Ndërkombëtarëve






Refik HASANI 

30 Korrik 2014



Ne shqiptarët nga këto tri komuna në vitin 2011 në mënyrë unike nuk ju përgjigjëm ftesës së institucionëve të Serbisë që të dalim në regjistrim e popullsisë. Tani, është kërkesë imediate që të mbajmë regjistrimin e popullatës sivjet në vjeshtë pas një periudhe pregaditore dhe të plotësohen disa parakushte nën mbikqyrjen ndërkombëtare, për arsyen e vetme se nuk ishin kushtet e favorshme në vitin 2011 dhe nuk ishin plotësuar as edhe kushtet elementare për ne si shqiptarë etnikë në këtë pjesë të Serbisë . 

Ishin shumë arsye për mos pjesëmarrje në regjistrim pasi nuk ka patur kurrfarë para-pregaditje për ne Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Për ne shqiptarët nga këto tri komuna ishte e dëmshme që të pranojm të marrin pjesë në regjistrimin e vitit 2011 të popullsisë, pasurisë dhe banesave kur ende Beogradi nuk ka bërë asgjë në të mirë tonën si shqiptar për plotësimin e të drejtave të njeriut dhe të atyre kolektive. Ende, më shumë se një decenie, nuk ka asnjë element që na bënë që të besojm në institucionet dhe shtetin e Sërbisë. Prandaj me këtë regjistrim ne mendojm se do të ishin legjitimuar : 

- Shifrat jo të sakta, statistikën dhe numrin e banorëve shqiptar në këto tri Komuna, 

- Do të përgjysmohej numri i shqiptarëve jo vetëm në Komunat me shumicë shqiptare si Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, por edhe nëpër qytete tjera si Nishi, Beogradi, Leskoci, Vranja, Kurshumlia , etj 

- Beogradi do të përfitonte më së shumti nëse do ti përgjigjeshim ftesë për regjistrim të popullsisë.  

- Ne shqiptarët si do të mundeshim të pranojm që të marrim pjesë me regjistrues dhe kontrollor të përkatësisë serbe. Qeveria e Serbisë sillet me avazin e vjetër pasi na ka injoruar, selektuar aplikuesit shqiptarë për regjistrim të popullsisë. 

Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, për nga shtrirja gjeografike, e përbëjnë një krahinë që ka mbetur ende padrejtësisht nënë admnistrimin e Serbisë. Prandaj, kërkohet që ky regjistrim të mbahet sivjet në vjeshtë. Serbisë duhet ti tërhiqet vrejtja se me çdo kusht dhe çdo çmimë dëshiron të zvogëloj numrin e banorëve shqiptarë në këto tri komuna. Se Serbia ka plane për ta paraqitur numrin më të ultë të popullësisë shqiptare, fletë fakti që ka fantazuar që çdo kush që nuk i përgjigjet këtij regjistrimi të cilësohet si jo banor i kësaj ane. Por, i përkujtoj opinionit të gjërë publik që unë, autori i këtyre pak rreshtave, vet jam ballfaquar me pengesa nga më të ndryshmet për bartje të pronës sepse janë vendosur kushte shumë të rënda për tu pajisur, plotësuar , ripërtrirë dhe vazhduar dokumentat e udhëtimit që zbatohet në mënyrën më rigoroze për ne të gjithë shqiptarët si nënshtetas të asaj ane. Beogradi nuk mund të jetë përjashtim i rregullave për përfitimin e nënshtetësisë dhe ruajtjesë për ne që : 

- Jemi lindur në këtë shtet dhe 
- Kemi prona dhe pasuri të patundshme. 

Si do të mundej që të merrnim pjesë në këtë regjistrim kur ne banorët nga tri komunat shqiptare ende kemi drojë të madhe nga pasiguria, kemi një zbrazje të heshtur nga inskenimet dhe ndjekjet e vazhdueshme për shkak të dhunës, burgosjëve politike, bisedatë e shumta nëpër stacione të policisë për ti lëshuar trojet e tona ?! Si të pranojm të japim të dhëna për vetën tonë kur nuk e dimë dhe nuk kemi besim se si ato të dhëna do të shënohen (apo nuk shënohen) dhe përpunohen ?! 

Pasi morrëm pjesë në zgjedhjet parlamentare të Rep. së Serbisë dhe tani kemi dy Deputet Shqiptarë. Tani funksionon Trupi Koordinues, si projekt i Qeverisë së Beogradit për tri komunat. Është themeluar edhe Këshilli Nacional, institucion i cili funksionon por të lë shumë për të dëshiruar nga efekte kundërproduktive në terren. Ndërkohë, nuk aplikohet siç është e paraparë :
  
- Respektimin e të drejtave të përdorimit të gjuhës në admnistratë lokale, 

- Përfaqësimi adekuat nëpër të gjitha nivelet e administratës Lokale dhe Qendrore, 

- Mungesa e Investimeve dhe prapambetja e madhe në zhvillim të gjithëanshëm, 

- Respektimi demilitarizimit dhe respektimi i përfaqësimit në policinë të zingjirit komandues. 

Ne shqiptarët më shumë se çdo popullatë kemi nevoj të regjistrohemi, por me kusht, që: 

- Të bëhet regjistrimi sivjet pasi të plotësohen disa parakushte dhe të mbykqyrur nga admnistrues, kontrollues dhe monitorues proporcionalisht me etnicitetin e popullatës : 

- Regjistruesit të jenë shqiptarë, ndërkombëtarë dhe Serbë, 

- Përpunimi i të dhënave finale, para se të publikohen, të jenë të nënshkruara nga të tri palët. 

- Formularët e rexhistrimit të jenë edhe në gjuhën shqipe, 

- Cdo deklarim i pasurisë së qytetarit shqiptar të bartet si e dhënë e saktë dhe të publikohet. 

- Shqiptarët të lindur nga kjo krahinë kudo që janë, që banojn e veprojn përkohësisht nëpër shtete të botës, t’u njihet e drejta e regjistrimit pa kurrfar kufizimi. 

- Të regjistrohen të gjithë shqiptarët e zhvendosur jo vetëm në komunat Medvegja, Bujanoci dhe Preshevë  por edhe nga qytete tjera si nga Nishi, Beogradi, Leskoci, Vranja, Kurshumlia dhe që janë vendosur përkohësisht në Kosovë, Maqedoni dhe vende tjera.

 Regjistrimi sivjet do të ishte një kërkesë, nevoj dhe domosdoshmëri me qëllim që të dihet numri, strukturat dhe banorët e kësaj krahine, pasurit dhe pronat e tri komunave. Sikur që ishin subjektet politike me një zë për mos pjesëmarrje në regjistrimin e vitit 2011, po ashtu duhet të jenë me një zë që ky regjistrim të bëhet sivjet dhe nën këto parakushte të parashtruara si më lartë. Pra, që pjesëmarrja jonë (shqiptare) të bëhet, këto kushte duhet të pranohen nga qeveria serbe, e më pastaj, faktori ndërkombëtar të ndihmoj edhe këtë proces shumë me rëndësi.

30/07/2014

Deklarata arrogante dhe tendencioze e Lunaçekut





Xhevat BISLIMI
29 Korrik 2014


Sipas gazetës elektronike, "Express", raportuesja për Kosovën në parlamentin evropian, LUNACEK, paska deklaruar se "krimet e UCK-së po i rëndojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët" !! Me cilët fqinj ? Apo evropiania, Lunaçek, me fqinjët e Kosovës nënkupton Serbinë ?! Serbinë, sepse për të dhe për një pjesë të Evropës të tjerët në Iliri - Ballkan janë të pa rëndësishëm... Ose, Lunaçek dhe Evropa e sotme e kanë marrë vesh se Kosova shqiptare, ashtu si shteti i parë shqiptar, falë kësaj Evrope, janë të rrethuar me tokat shqiptare dhe me popullin e tyre shqiptar.

Qëndrimi dhe raportet e porositura nga Evropa për "krimet" e UCK-së janë ato që po i rëndojnë marrëdhëniet shqiptare - serbe tash e njëqind vjet, pa shkuar te Kongresi famëkeq i Berlinit... Edhe për fajin e Evropës, dhe me fajin e saj, ishin pushtuar rreth 150 000 km katrorë të tokave të Shqipërisë nga sllavo-"grekët" dhe ishte shfarosur shumica e popullit shqiptar... Shfarosja e shqiptarëve të mbetur të asaj që u quajt Kosovë ishte qëllim i shtetit serb edhe në fund të shekullit XX. Ushtria Clirimtare e Kosovës, që u përpoq dhe luftoi për shpëtimim e kësaj pjese të popullit shqiptar nga shfarosja (gjenocidi dhe holokausti...) e thikave, armëve dhe furrave të shkritorëve të kriminelëve serbë, paska bërë krime ndaj "engjujve" serbë dhe bashkëpunëtorëve të tyre gjakprishur...!! Duke denuar viktimën e duke shpërblyer kriminelin nuk korrigjohen padrejtësitë krimimale që i janë bërë kombit shqiptar dhe Shqipërisë. Me këto politika antishqiptare nuk mund të "lehtësohen" raportet me Serbinë fashiste dhe as nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Iliri. Vetem përmirësimi i padrejtësive ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë "normalizon" marrëdhëniet në Iliri dhe e paqëson këtë rajon të Evropës...


Krejt tjetër gjë është çështja e korrupcionit, e përfitimëve, e pasurimit të paligjshëm, e uzurpimëve, e trafikimit të pasurive dhe të interesave të Kosovës dhe të popullit shqiptar, e dëmtimit të interesave kombëtare me lëshhimet që i janë bërë dhe që po i bëhen Sërbisë në Kosovë. Por, të gjitha këto kishin "bekimin" e Evropës dhe të "ndërkombëtarëve" në Kosovë. Të gjitha këto të zeza u bënë nën ombrellën dhe mbrojtjen e "ndërkombëtarëve" dhe të institucionëve të tyre të "dhunëshme" në Kosovë. Edhe ndarja e Mitrovicës dhe e Kosovës u bë me projekt dhe plan të "ndërkombëtarëve". E keqja është se edhe disa shqiptarë "patriotë", në emer të uzurpimëve, pasurimit dhe privilegjëve të paligjshme, bashkëpunuan në mënyrë shembullore me projektin dhe me planin e "ndërkombëtarëve" për ricopëtimin e brendshëm të kësaj pak Kosove që kishte mbetur nga copëtimet e mëhershme dhe për sigurimin afatgjatë të pranisë dhe të interesave serbe në Kosovë.

28/07/2014

Strugë, Kalishta bënë shtizën dhe ngre në maje të saj flamurin shqiptar në qendër të fshatit



Strugë, Kalishta ngre flamurin shqiptar në qendër të fshatit
Sot, Kalishta kishte vendosur që festës së bajramit të madh ti jap një tonacion të fuqishëm shqiptar. Banorët e këtij vendbanimi vendosën dhe inaguruan shtizën me flamurin kombëtar shqiptar në sheshin e fshatit.
Kjo iniciativë e marrë nga mërgimtarët shqiptarë të Kalishtit që jetojnë në Zvicër u realizua sot duke dyfishuar festën e banorëve të fshatit turistik rreth liqenit të Ohrit.
Privilegjin për ta ngritur flamurin shqiptar në vendlindjen e tij e pati, veterani i luftës së UÇK-së Artim Elmazi, i cili ishte pjesë e brigadës 138 Agim Ramadani në Koshare të Kosovës.
Momenti i ngritjes së flamurit u përcoll me duartrokitje të fuqishme dhe shumë emocione, nga thuajse të gjithë banorët e këtij vendbanimi.
Me këtë vepër, ky vendbanim i rajonit të Strugës, ju bashkangjitet shumë fshatrave të kësaj ane të cilët kanë vendosur shtyllat e larta me flamur kombëtar në sheshet e tyre.

26/07/2014

Medvegja, Bujanoci e Presheva të lirohen nga tatimi dhe disa taksa !

Autori

Refik HASANI24 Korrik 2014



Rajoni më i pa zhvilluar është domosdoshmëri e kohës që të ndihmohet që së paku të lirohet nga tatimi në pronë si dhe taksa e kontribute tjera . Borxhet të ngrihen apo edhe të lirohen plotësisht nga tatimi në pronë dhe taksa tjera . Që nga viti 1999 deri në vitin 2015 të lirohen nga tatimi. Propozimi në fjalë është që tri komunat duke i marrë parasysh rrethanat, duke miratuar edhe me një rekomandim që t’ju drejtohet Parlamentit dhe Qeverisë së Serbisë, por edhe instancava e mekanizmave ndërkombëtar, që nga të gjitha borxhet e mbetura të pa paguara të lirohen. Kjo do të ndihmonte të gjithë ata që dëshirojn të kthehen dhe të jetojn në trojet e të parëve. Ndihma do të ishte edhe për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit që mendojn të kthehen dhe të vazhdojn të marrin dokumenta të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. 

Këto tri komuna të ndihmohen, mbështeten dhe të përkrahin çdo familje që është duke jetuar aktualisht në këtë Rajon më të prapambetur të Europës . Një nga investimet është edhe kjo - bile të lirohen nga disa taksa dhe kontribute ,pasi ende ska edhe pas më se një dekadë e gjysmë nga projekte serioze për kthim të ndihmuar nga Qeveria e Serbisë .Duke u liruar nga tatimi në pronë si dhe taksa e kontribute ,kështu do të joshen njerëzit për të vazhdura të jetojn e pse jo edhe për ata që dëshirojn të kthehen në toka e të parëve. Ne më herët kemi kërkuar publikisht që për Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë të mbahet një konferencë e donatorëve që së pari të marrin pjesë Prishtina, Tirana dhe donator të huaj. Serbët lokal në Kosovë gëzojn shumë beneficione të mëdha vetëm sepse janë të regjistruar si të zhvendosur, kurse të zhvendosurit shqiptarë gati kan mbetur nënë mëshirën e fatit të tyre.
 
Tani janë dy deputet shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë në Beograd dhe ata duhet që këtë çështje ta shtrojn në Parlament dhe ta theksojn se kjo krahinë është ndër krahinat më të prapambetura, jo vetëm në ish hapsirat Jugosllave por edhe në Europë. Kështu që kjo krahinë të lirohet nga disa taksa dhe tatime në pronë. Por, zhvillimin e këtij rajoni do ta ndihmonte edhe më shumë në mos shpërngulje edhe mbajtja e një konference e donatorëve .  

_________________
Autori është publicist i pavarur dhe ka përfunduar studimet post diplomike në Master

24/07/2014

Karta e Munguar e Shqiptarëve Ortodoksë të Maqedonisë




Ariola Molla

24 Korrik 2014




Mu duk ndër lajmet më të rëndësishëm për konfliktin shqiptaro-maqedonas ai i botuar ditët e fundit në faqen e internetit The Albanian mbi praninë e një komuniteti prej 300 mijë shqiptarësh ortodoks me identitet të mohuar në Maqedoni. Përpos dhimbjes për asimilimin e dhunshëm dhe harresën historike të këtij komuniteti, më duket mua kjo ishte karta e munguar që përcakton dorën fituese në perpjekjet dypalëshe për portretizimin e konfliktit dhe trajtimin e tij.

Për dy arsye:

E para, ndersa spektri pan-shqiptar Tiranë-Kosovë-Maqedoni mbron tezën se revoltat e kohëve të fundit janë rrjedhojë e pashmangshme e dhunimit sistematik të të drejtave politike, kulturore, ekonomike dhe sociale të popullsisë shqiptare në Maqedoni (mosrespektimi i Marrëveshjes së Ohrit paraqitet si argument de facto në këtë diskutim), pala qeveritare maqedonase e ravijëzon konfliktin thjesht dhe vetëm si aktivizim të radikalizmit islam ndërsa garanton publikisht kundërpërgjigje me forcën maksimale të shtetit. Jashtë radikalizmit, pohon pala maqedonase, komuniteti shqiptar gëzon të drejta të barabarta me popullsinë maqedonase.

Informacioni i ri mbi komunitetin shqiptar ortodoks në Maqedoni dhe asimilimin e tij të dhunshem –nëse kjo provohet përtej dyshimit të arsyeshëm siç do argumentoj më poshtë- delegjitimon pretendimet e palës maqedonase, rrëzon argumentet e saj ekskluzivë fetare, dhe e ri-dimensionon konfliktin në permasa kryesisht etnike. Nuk është më një betejë e sotme me elementë radikalë fetare shqiptarë, por një lufte e kahershme me të gjithë etnine shqiptare pa dallim feje që jeton në Maqedoni.

Permenda më lart "kryesisht" dhe jo "konflikt tërësisht etnik" pasi një pjesë e këtij konflikti në mënyrë të pashmangshme duket se do cilësohet si perplasje me elementë fondamentalistë meqënëse për fat të keq, depërtimi i këtyre elementeve në radhët e komunitetit shqiptar dhe nxitja e dhunës fetare sporadike tashmë janë fakte që nëse nuk konfrontohen sot prodhojnë nesër një realitet të rrezikshëm që minon sigurinë dhe vlerat demokratike. Ishte e dhimbshme për mua të shihja flamuj kombëtare ngatërruar me flamuj dhe parrulla islame në protestën e shqiptarëve.

Pse dhe si kanë depërtuar elementë fondamelistë është një pyetje tjetër përtej këtij titulli. Megjithatë, në të njëjtën linjë me praktikën e ndjekur nga fondamentalistët në vende të Lindjes së Mesme, është e thjeshtë të konkludohet se një politikë e vazhdueshme e marxhinalizimit të grupeve të caktuara të shoqerisë përbën torfën e duhur për të mbjellë aksione radikale që luajnë me kartën e viktimizimit për të nxitur urrejtje dhe përplasje fetare. Për shembull, qysh në fillimet e veta Osama Bin Laden i referohej poshtërimit të myslimanëve nga perëndimorët dhe u bënte thirrje pasuesve të tij për rivënie në vend të dinjitetit si njerëzit e zgjedhur të zotit. Të njëjtat tema përdor sot ISIS në Irak për të nxitur urrejten e popullsisë sunni ndaj qeverisë kryesisht shia. Shkurt, ekstremizmi në mbrotje të Islamit tërheq ato grupe shoqërore që ndjehen dhe janë lënë pas dore dhe jashtë zhvillimi dhe kërkojnë të rikonfirmojnë identitetin dhe vlerat e tyre. Unë shpresoj shumë që shqiptarët e të gjitha trevave do munden të mos bien në këtë grackë, jo vetëm duke u distancuar nga radikalizmi, por idealisht duke çrrënjosur përfundimisht dëmin e deritanishëm.

Së dyti, lajmi mbi shqiptarët ortodoksë në Maqedoni mu duk i rëndësishëm për shkak të numrave që servirte. Z. Branko Manojlovski pohon se ky komunitet i cili ndodhet ne zonën e Rekës së Epërme me 17 katunde kryesisht shqiptare ortodokse përmban më shumë se 250 mijë shqiptarë të besimit ortodoks. Teorikisht, nëse do ia shtosh këtë numër shifrës aktuale të 509,083 ose 25.2% Shqiptarëve, do të thotë që Republika e Maqedonisë me një përbërje prej 2,022,547 sipas Censusit të fundit të vitit 2002 ka aktualisht 37,53% shqiptarë. Nëse kjo provohet, si rënie e parë në këtë betejë duhet të jëtë percaktimi apo epiteti "minoritet shqiptar" dhe, i dyti, përqindjet e përfaqësimit shqiptar sipas Marrëveshjes së Ohrit. Flas përsëri "teorikisht" sepse jam e vetëdijshme që shifrat më lart e kanë të pamundur ti përgjigjen realitetit sot, kur pas një periudhe të gjatë 70 vjeçare harrese të detyruar numri i njerëzve që vullnetarisht deklarohen ortodoksë shqiptarë sot është larg këtij pretendimi.

E vetjma pikë diskutimi mbetet autoriteti i lajmit, vërtetësia e tij, dhe mbi të gjitha si mund të fillojë procesi i rizgjimit kombëtar të kësaj popullsie. Në fund çdo gjë do të varet nga vetë-identifikimi vullnetar i kësaj popullate si shqiptarë. Ekzistenca e popullsisë ortodokse shqiptare në Maqedoni është fakt historik. Një kërkim i thjeshtë në google prodhoi disa artikuj mbi asimilimin e dhunshëm të shqiptarëve ortodoks dhe si ata janë detyruar të ndërrojnë mbiemrat dhe deklarohen maqedonas ndër vite. Lexova dhe histori personale të disa personaliteteve të inteligjencës maqedonase. Duket gjithashtu se Z.Manojlovski ka raportuar për femonemenin në një takim në Muzeun e Holokaustit në Çikago ku është vendosur fillimisht të punohet për të siguruar një dëshmi në Kongresin Amerikan në Uashington për njohjen e identitetit të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni. Së fundmi, sipas artikullit The Albanian, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Z. Jakup Krasniqi është takuar me Z. Manojlovski dhe e ka cilesuar atë si misionarin e ringjalljes kombëtare ndër shqiptarët ortodoks në Maqedoni.

Ky është vetëm fillimi i nje aksioni të madh dhe të gjatë politik. Aksion që lyp angazhimin serioz të të gjithë aktorëve të politikës shqiptare për rizgjimin dhe njohjen e identitetit të mohuar të shqiptareve ortodoksë të Maqedonisë. Mbi të gjitha është gur prove për nacionalizmin shqiptar. Nacionalizmi si sentiment lind nga mospërputhja midis kufijve etnikë-kulturorë dhe atyre shtetërorë. Cdo perpjekje me flamurin e nacionalizmit shqiptar duhet të kalojë përmes shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë dhe të trokasë në çdo derë të tyren për të rizgjuar kombin tek ata dhe për të provuar se kufijtë e kulturës dhe identitetit shqiptar nuk identifikohen me një fe të vetme. Shqiptarizmi është dhe duhet te qëndrojë mbi fetë e shqiptarëve.


23/07/2014

"GREQIA" PRETENDON HIMAREN QË TË "HARROHET" ÇËSHTJA ARVANITASE-SHQIPTARE NË "GREQI"

Xhevat Bislimi
23 Korrik 2014




Himara, si vetë Iliria-Shqipëria, është njëri prej vendbanimëve më të lashta në Evropë të banuara nga pellazgët-ilirët-arbërit-shqiptarët... "Greqia" e krijuar nga Evropa në tokat e Shqipërisë, në shek XIX, për interesat e saj gjeopolitike ka shkombëtarizuar dhe mohuar çdo të drejtë të shqiptarëve që e banonin "Greqinë" deri në Peloponez... Një pjesë të madhe të shqiptarëve-arvanitasve i ka shpërngulur-debuar edhe me ndihmën e Turqisë... "Kombi grek" ndoshta është i vetmi "komb" në Evropë që është krijuar artificialisht dhe mbi themele ideologjike... Në fakt "Greqia" është shteti i parë arvanitas-shqiptar në Iliri... Edhe sot në këtë shtet shumica e popullsisë është arvanitase-shqiptare ose me prejardhje arvanitase-shqiptare... Vetë ATHINA ishte një vendbanim tërësisht arvanitas-shqiptar... Në lashtësi, si e tërë "Greqia" e sotme, Athina banohej nga pellazgët-ilirët... Vetem Çameria ka rreth 17 000 km katrorë tokë shqiptare, të Shqipërisë... E vetëdijshme për këto fakte dhe për këtë të vërtetë, Kisha "greke" dhe qeveria e Athinës po përpiqen ta zhvendosin çështjen brenda kufijve të shtetit të sotëm shqiptar (si Rusia pas pushtimit të Krimes...), duke kërkuar "grekër" deri edhe në HIMARËN e pastër shqiptare... 

Projekt-propozimi për ndarjen administrative




























Këto pretendime shoviniste dhe fashiste kishin zënë të shfaqeshin që herët nga "Greqia"... Ahmet Zogolli (i vetëshpallur "mbret"...) për t'u kthyer në Tiranë nga Beogradi i kishte premtuar "Greqisë" hapjen e shkollës "greke" në Himaren shqiptare... Këtë premtim e kishte mbajtur Zogolli, sikur edhe për Shën Naumin, që ua kishte dhuruar serbojugosllavëve... Qëllimi i shkollës "greke" në Himare ishte shkombëtarizimi i bashkëkombësve dhe bashkëvendësëve të shkrimtarit dhe atdhetarit të shquar shqiptar nga HIMARA, Petro Markos...


Shkolla "greke" në Himarë me të drejte u mbyll nga Enver Hoxha në vitin 1947 si shkollë shoviniste që kishte për "mision" mbjelljen e "megali ides"!! Për "habinë" e shqiptarëve shkolla "greke" në Himare u rihap nga "patrioti", Sali Berisha pas gjysmë shekulli...!! Bashkë me këtë u bëri peshqesh edhe një pjesë të ujërave territoriale të shtetit shqiptar...!!


"Zhurma" që po bëhet sot nga qeveria e Athinës dhe altoparlantët e saj të tipit Bollano-Dule-Janullatos-Berisha+Basha për çështjen e riorganizimit dhe të rindarjës territoriale-administrative duhet ta trimëroj dhe ta bind Qeverinë e Tiranës dhe shtetin shqiptar se është koha e fundit që ndërhyrjet e "Greqisë" fashiste dhe tendencat e saj për ta "shpikur" një pakicë "greke" në Himarë e në shtetin shqiptar të marrin fund përgjithmonë... Me mbylljen e "çështjes" së një pakice "greke" në shtetin shqiptar duhet të hapet fuqishëm dhe "agresivisht" çështja arvanitase-shqiptare në "Greqi"...

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VIII)



Autori

Brahim Avdyli 
19 Korrik 2014


“Hellopia” është quajtur i tërë vendi ku kanë banuar e vepruar “hellopët”, ku kanë qenë tekstualisht “hellët, helloi”, sipas fisit pellazgo-shqiptar “sellët” dhe "selloi", në “fjalorin” e përkryer të gënjeshtarëve të Danaenëve. I tërë vendi i tyre "e mori" emrin “Hellada”, që interpretohet kështu nga të tjerët, e "Greqi", sipas “graikoi”, “graikos”, “graeci”, “graeki”, “graii”, “graiai”, të cilët banonin e jetonin rreth lokalitetit që adhuronte e ndihmonte kultin e "gruas plakë”, rreth Dodonës së shenjtë. Nuk është fis, nuk është komb, nuk është etni, por fillon ndërrimi i tyre dhe shprehë të vetmen mundësi që të ndërlidhen "të huajt" në çështjen e shenjtë të pellazgëve dhe të vidhnin andej emërtimet gjenealogjike të tyre, mitet e kulturën, duke e ndërruar sipas gjuhës diametralikisht tjetër, pra gjuhës semito-egjiptiane. E rikujtojmë edhe njëherë Aristotelin, i cili thoshte se në krahinën përreth Dodonës atje banonin Sellët, dhe "ata që atëherë quheshin graik, por tani helenë”[1]. Pra, "ahellohu", është rajoni ku kanë banuar sipas "greqishtës" së Aristotelit ata që "e vodhën" gradualisht këtë emër të tyre tipik "Hellada", ku kanë jetuar ata që ruanin lopët, që i kanë quajtur "hellopët", dhe i tërë rajoni është quajtur "hellopia", që do të thotë se sipas pellazgëve kanë banuar dhe jetuar "grai-k-os", ata që i ndihmonin "gratë", d.m.th. kur hiqen mbaresat greke "os" dhe "oi". Ne do të kuptojmë se këtu janë Sellët (sell-oi); se ky vend ishte vendi e qendra e tyre; që është bartur edhe atje ku ishin të parët e "hellenëve" dhe "grekëve", Danaenët dhe Kadmenët.
Në fillim kemi luftën e në mes të dy sistemeve shoqërore, atij matiarkal dhe patriarkal. Në këtë luftë i marrin me vete fiset pellazge dhe u prinë me dinakëri danaeanët e kadmenët, të cilët e zhvilluan gjuhën e tyre, me bazë të fjalorit të pellazgëve dhe natyrës së gjuhës semito-fenikase, d.m.th. Kadmenët.
Ilirët-Epirotët-Thesalia-dhe viset e tjera pellazge
Pikërisht kjo ka qenë peridha e "katër shekujve të errët", prej vitit 1200 deri në 800 p.e.r., që përbëjnë "periudhën parahelene", kur të ashtuquajturit "grekë" (pra "helenë") nuk ishin shumicë, por pakicë dhe dihet se kultura mikene , është një kulturë që emërohet me pa të drejtë "kulturë kretase" në veprat e njohura të mbarë botës dhe Evropës. Ajo kishte çdo gjë që mund të ketë një kulturë pa shkrim; emrat parahelenë të Zotave, që figurojnë në tabelëzat kretase të epokës së pallateve, rreth vitit 2700 deri në vitin 1700 p.e.r.[2] dhe bëjnë pjesë në mitologjinë e perëndive, e cila poashtu pa kurrëfatë të drejtë është quajtur “mitologji greke”[3] dhe është plotësisht e pa vend.Dionis Halikarnasi shkruan në librin e tij “Pellazgu” se pjesa më e madhe e pellazgëve shkuan tek aleatë dhe vëllezërit e tyre në Dodonë, kundër të cilëve askush nuk mendonte të bënte luftë, sepse ishin të shenjtë dhe vepronin të gjithë me porosinë e orakullit të Zeusit, Zotit të Madh pellazg. Por, përshkrimet e Dionis Halikarnasit nuk ndihmonin për vendndodhjen e Dodonës, vetëm se ndihmojnë se hierorja e shenjtë lokalizohet në Epir dhe se ajo ishte këshilluesja e përhershme e mbretërve dhe heronjëve të lashtë të të gjithë rajonit[4]. Por, të dhënat më të rëndësishme për Dodonën e pellazgëve, Tomorin dhe Epirin na i jep në veprën e tij të gjeografisë Straboni, siç thotë Ilir Cenollari[5]. Ai thotë se ky rajon ishte nën sundimin e thesprotëve, sikudër mali Tomar e Tmar, sepse të dy emrat i përdorë, dhe sipas tij përcaktohen njëkohësisht fiset e tjera, si p.sh kaonët, molosët, thesprotët, enianët, perrebejt, etj. Kaonët dhe molosët ishin më të famshëm në tërë Epirin, sepse mbretërit rridhnin prej tyre, sidomos kjo vlente për familjen e mbretërve aikaid, që rridhte prej mollosve. Shpjegimet e Strabonit kanë vlera të mëdha historike dhe filologjike. Paraprakisht jepte kuptimin e fjalës “tomur”. Sipas tij “tomur” apo “thomur” dhe “themishte” do të thoshte “them, thom, thamë, thoj, të thënat”, duke i vendosur lidhje me njerëzit që i predikonin ato, pra fallxhorët, parashikuesit e fatit. Orakulli i Dodonës ishte pikërisht një falltore, ku banorët e saj mësonin diçka rreth të ardhmes së tyre apo edhe fatit jetësor të tyre, fillimisht nga plakat e orakullit[6].Brenda falltores ndodhej vetëm një enë prej bakri, mbi të cilën ndodhej një shtatore që mbante në dorë një kamixh të trefishtë në formë zhinxhiri. Kur fryente erë vargjet e zingjirit e godisnin enën dhe ajo nxirrte tinguj të gjatë[7].



Tomuret, që quheshin priftërinjë e orakullit që shërbenin kryesisht në malin Tomar, sipas Karapanos[8], kur mëshkujt i marrin ngadalë këta tituj në vend të grave, pikërisht në epokën heroike, që merreshin me shërbimet ndaj tempullit dhe orakujve, kështu që jepnin përgjegjet e tyre në bazë të shenjave profetike për pyetjet që bëheshin nga njerëzit e ndryshën dhe vizitorët apo heronjtë. Pra edhe emri i malit Tomor dhe Tomar, nga Tomuret, nga “thom-tom” (them, tham thom) dhe fjala tjetër “thamir” (tha mirë) në bazë të etimologjisë vinë vetëm nga gjuha shqipe dhe janë pova të pakundërshtueshme të autoktonisë iliro-pellazge dhe përkatësisë iliro-pellazge të dononasve epirotë[9].Dodona paraqiste ngrehinën e madhe shpirtërore dhe qerthullin kulturoro-etnik të të gjithë Epirit dhe kishte një lis madhështorë e hyjnor, që degët e tija me gjethet e dushkut e mbulonin gjithë këtë hapësirë gjeografike.Sipas autorëve të lashtë parashikimi i fatit bëhej në faltoren e Dodonës dhe jepej nga gratë, falltarët, priftërinjtë, por edhe mbi lisin, me anë të fëshfërimit të gjetheve të lisit; me anën e jehonës së enës së bakrit; me anë të buçimës së ujit dhe burimit të shenjtë pranë Dodonës; dhe me anë të pëllumbave kur ata fluturonin dhe rrinin në maje të Lisit të Shenjtë[10]. Në punimin tim paraprak e kam dokumentuar se ku është Lisi i Shenjtë[11], ndërsa tani duhet të bëhet dallimi në mes të qytetit të Dodonës dhe faltores së Dodonës. Në radhë të parë ne duhet të vëmë numrat e Dodonës, të dallojmë se ku është filluar ajo...Nga analiza e mirëfilltë e këtyre të dhënave duket qartë se nuk ka pasur vetëm një Dodonë mitologjike dhe një Dodonë historike në territorin e Molosisë. Në Epir ka dy male me të njëjtin emër, Tomorr dhe Tomar dhe disa thonë se Dodona gjendej në mje të malit, disa të tjerë në moçal. Kontradikta nuk ka të sosur. Ngatërresa e detajeve vjen nga synimi kryesor i autorëve grekë dhe autorëve të lashtë që duan paraprakisht që të ngrehin dhe ta lidhin këtë me prejardhjen e tyre të vjetër, por nuk e dinë se gjuha e tyre dhe gjuha shqipe kanë një dallim të madh gjuhësor dhe disa autorë, edhe albanologë shqiptarë, bien viktimë e lajthitjeve të tyre. Gjon Muzaka, kur shkruan memorjet e tij, që thotë se Muzakajt janë pjesë e Molosisë së lashtë dhe se shqiponja e ylli janë simbole stërgjyshore dhe ata kanë qenë përherë arbëror, se janë pasardhës të denjë të Epirotëve të lashtë, dhe që në kohërat e lashta stema e derës së tyre ka qenë një krua i gjallë[12].


Ndërsa, në majen e malit Tomor është ruajtur deri më sot shenjëtira e tij, në të cilin gjenden gërmajat e një tempulli, të mbetura që nga kohët e lashta, siç na njofton Sami Frashëri në veprën e tij[13] dhe se në muajin gusht gjethet e dushkut thahen. Sipas ritit të lashtë pagan fëshfërima e tyre karakteristike thotë fatin e njeriut, të besimtarit, të mëtuesit. Tradita e shenjtërisë së këtij mali të shenjtë është rrenjosur thellë në kujtesën e popullit tonë[14]. Tradita e lashtë e pelegrinazhit në majën e Tomorit është një tregues i shenjtërisë së tij. Feja e krishterë në fillimet e saj, për ti dhënë hov besimit të ri, objektet e kultit i ndërtoi mbi vendet e shenjta të besimit pagan. Tradita e shenjtë e këtij mali me pelegrinazhet e hershme përsëri u pasurua, duke ruajtur vazhdimësinë. Edhe sipas besimit kristian në muajin gusht organizohej pelegrinazhi për nder të shenjtores Shën Mëri dhe po të njëjtën gjë do ta bëjnë bektashianët për të shenjtin Abas Aliun[15]. Zoti i Madh, perëndia supreme, Zeusi, e ka krijuar tërë botën, ndërsa emblemat e tij ishin rrufeja, shqiponja dhe lisi, i cili njeriut i ka shërbyer si ushqim i parë me lédhat (ledhat, lendet) e pasura me amidon[16]. Porduke hasur ndër këto, autori bie viktimë e analizimit të kundërshtive dhe pështjellive të autorëve antik e bashkëkohorë grek, ndër të cilët vie Karapano, i cili nuk e dallon çka do të thotë tempulli i Dodonës nga qyteti i Dodones. Origjina e lashtë e Dodonës e humbë Karapano në mjegullirën e prehistorisë. Popullsitë e lashta vendase nuk i zë në gojë, as “pellazët”, “arkadët”, “barbarët”. Dodonën e quan si “produkt të qytetërimit helen” dhe të gjitha të dhënat tjera e përgenjështrojnë pikërisht ate, sepse Karapano e ngatërron Dodonës qytet me orakullin e Zotit (Zeus) dhe omfalën e lisit të shenjë. Në epokën historike, thotë Ilir Cenollari, nuk ekzistonte qyteti, por vendi i shenjtë kulti i Zeusit dhe Lisi i Shenjtë. “Kombi helen” dhe “gjuha helene” nuk u krijuan në Epirin iliro-pellazg, sepse atje është krijuar feja dhe mitologjia, Dodona parahomerike dhe Donona e shenjtë antike. Ne i themi kështu botës së përparuar dhe Greqisë së sotme, sepse këtë duhet ta marrin vesh të parët Grekët dhe Evropa.Ekzistenca e “orakullit të shenjtë" të Zeusit ka ndodhur në Epirin jugor, te Molosët e Thesprotët, sot në Greqi dhe tregon vijimësinë e pashkëputur të jetës e besimit të pellazgo-ilirëve të tërë kësaj ane dhe karakterin origjinal të fesë e të mitologjisë[17]. Si mund të quhen këto “gjëra greke”, kur nuk ka ekzistuar aty “Greqia” dhe kjo është krijuar pa të drejtë më vonë, bashkë me trojet e Epirit.Pra, gabim ka ardhur kjo çështje deri në kohët moderne: pellazgët, ilirët, arbërit apo shqiparët; apo albanët dhe arnautët, siç na quanin atëbotë italianët dhe turqit, d.m.th. banorët e vendit të shkëmbinjëve, siç e quajnë veten e tyre shqiptarët, që banojnë kryesisht në këto vise: a) në Greqi, në Epirin e vjetër të Greqisë-Çamërinë, të cilët, as sot nuk guxojnë të marrin asnjë lloj iniciative për pavarësi nga Greqia, sepse nuk e lënë "grekomëdhenjtë" dhe e detyrojnë të flasë "greqisht"; b) në Maqedoninë e Greqisë, të pjesën jugore të Maqedonisë rreth Selanikut e tutje; c) në Maqedoninë Jugpërëndimore; ç) në Serbinë Jugore, që sot përthekojnë vetëm të tri qytetet e moçme shqiptare, të besimit islam, Medvegjë, Bujanovc e Preshevë; e) në Maqedoninë veriore, që është pjesë e denjë e Dardanisë së dikurshme, me Shkupin kryeqytet, që sot është bërë i panjohur dhe është mbushur me parolla bullgare; ë) Shqipëri, tërësisht; f) në Kosovë, tërësisht; g) në Malin e Zi, prej Tivarit e deri në Podgoricë, etj. kjo duhet të jetë një trevë e gjallë, kompakte dhe gjenealogjikisht arbër; shqiptarë të vërtetë, shqipe, etj. Po e përbyllim këtë temë me fjalët e Edison L. Clark, i cili thotë: Epirotët e vjetër dallohen nga helenët, që janë banorë të Helladës, pra Greqisë artificiale, ashtu siç dallojnë shqiptarët dhe "grekët" e sotëm. Epirotët dhe ilirët ishin fqinjë të një gjaku, që flisnin dialekte të ndryshme të së njëtës gjuhë[18]. Kur themi "grekë", i mendojmë një popullsi të përzier nga perandoria bizantine, që janë quajtur ne një emër: roume, banor i perandorisë bizatine, pa dallim nga përkatësia tjetër nacionale, siç kanë qenë atëherë ata, pra roume rumunë të Greqisë; shqiptarët ortodoksë; sllavo-serbët e Greqisë dhe vllehët e Greqisë, që janë detyruar te flasin "greqisht" ose nuk do të hanin bukën të gjallë; pra janë quajtur roumë, d.m.th. ortodoksë grekë që frekuentojnë kishen greke dhe varen nga juridiksioni fetar i Patrikanës së Fanarit, jo nga "përkatësia fetare". Ortodoksët shqiptarë, duke mos patur një kishë autoqefale dhe duke qenë të varur ndaj juridiksionit të Patriarkut të Fanarit, kanë figuruar nëpër regjistrat e të ashtuquajturës "Turqi" si "Roumë"[19] .Po i kthehemi edhe njëherë temës sonë, e në rend të parë do të shohim kush janë fiset që e përbënin Epirin. Sipas Prof. Hasan Cekës, "fiset kryesore të Epirit ishin thesprotët, kaonët, molosët, athamanët, parorajt, amfilohët dhe kasopët. Këtyre mund t`i shtonim me dhjetra fise të tjera më të vogla, si p.sh. fisin e prasaibëve, që banonte përreth Butrintit, omfalët që ishin një nënfis i Kaonëve, arktanët, të cilët, të cilët, në fillim të shekullit IV p.e.s. ishin një ndër fiset më në zë të Epirit etj., por këto, për arësye se cqenë të nënshtruar apo të lidhur në federatë ose nuk ishin veçse nënfise të fiseve më të mëdha, që përmendëm më sipër, nuk luajnë veçse një rol të dorës së dytë në shtjellimin e ngjarjeve të Epirit. Fiset Epirote rronin edhe jashtë kufinjëve lindore e jugorë të Epirit, bile edhe në bregun e përtejmë të Adriatikut. Kështu penestët e Thesalisë ishin epiorotë nga origjina. Fise të tjera epirote si agrejtë dhe apodhotët kanë qenë më tëpër të lidhur me shtetet kufitare greke, kryesisht me Etolinë, sesa me Epirin; megjithëkëtë në burimet e shkruara është bërë gjithmonë një dallim i qartë ndërmjet tyre dhe helenëve... Mesapët e fise të tjera të Italisë së Jugut më në fund ishin gjithashtu epirotë dhe kishin lidhje gjaku, gjuhe e gjinie me kaonët e bregdetit të Himarës (njëri nga nënfiset e mesapëve vazhdonte të përkujtonte këtë lidhje me fisin e bregdetit të Himarës dhe quhej fisi i Kaonëve)"[20].
Dioskurët-dy vëllezërit Poluksi dhe Kastori-prej nga rrjedhën Thesprotët
Po të shpjegojmë sipas një legjende të vjetër, fiset e Kaonëve dhe Thesprotëve rrjedhin drejtëpërdrejtë nga Zeusi (Zoti i Madh), i cili me Ledën ka bërë dy binjakë, që quhen dioskurët (Dio=Zoti): Poluksi (Polyedukun) dhe Kostorin. Nga Poluksi rrodhën Kaonët, ndarsa nga Kastori rrodhën Thesprotët. Sipas Besnik Imerit duke cekur Profesor Dhimitër Pilikën[21], Dioskurëve (d.m.th. të dy këtyre vëllezërve) u është ngritur një Hierore, e cila ndodhet 8 km në jugperëndim të fshatit Dukat në Vlorë, në Grama të malit të Karaburunit. Një legjendë tjetër flet për themelimin e qytetit të Zakinthit në Epir, nga biri i Dardanit-Zakinthi. Zakinthi, Itaka dhe Kefala (Kefalonia) ishin zotërimet e Odhiseut dhe ishin pjesë e Epirit, në kohën klasike. Rreth njëmijë vjet pas Akilit, zulma e Epirit shkëlqeu me me Pirron e Epirit. Pirruan e Epirit e thërisnin "Pirro Burri" të vetët, dhe ai fliste shqip[22] . Në kohën moderne, ka më tëpër se 2500 njerëz "Burri" në tërë Zvicrën, që e mbajnë këtë emër të padryshuar[23] dhe që janë në pozita të mëdha e të dallueshme, në të gjitha kantonet. Ndërsa sipas Dhimitër Pilikës, Neoptolemi (Pirrua) me Andromakën pati një djalë që u quajt Molosi. Molosi është nip i dinastisë Trojano-Dardane. Këtu zë fill dinastia molose. Nga Pirro Neoptolemi (pra djali i Akilit) deri te Tharypa, stërgjyshi i Pirro Burrit të Epirit, janë 15 breza. Nga Tharypa e këndej në linjë të drejtëpërdrejtë na paraqitet dinastia Epirote: Alketi, Arryba, Ajakidi dhe Pirrua i Epirit[24].Që përpara, te Aleksandër Molosi, i shekullit të IV p.e.s. shqiponja ndeshet krahas Zeusit edhe rrufeja, demi, mburoja, qeni molos etj. si emblemë të veçanta stërgjyshore. Në mbretërimin e Aleksandër Molosit (342-331) takohet shqiponja përbri Zeusit të Dodonës pellazgo-shqipe, rrufesë, dushkut, demit, mburojës, diellit, pëllumbit, majës së heshtës, trekëmbëshit, bririt të mbushur, biskut të palmës, pranë përfaqësuasve më në zë e të famshmëve të panteonit dodonas: Dionës, Artemisit, Athenasë, etj., e gjatë mbretërimit të Pirro Burrit (297-272) shqiponja shoqërohet me emblema të rrënjosura brez pas brezi në kulturën e mendimet mijavjeçare, prej pellazgëve e ilirëve deri te shqiptarët e sotëm; aiakasit Akil e Ftia (Fthia) dhe hyjnitë parahelene, që janë të qerthullit dodonas si p.sh. Dhemetra (Dhé-mitra), Persefona, Theti, etj.Këto simbole na kanë mbetur nga të parët tanë trashëgim i veçantë dhe janë simbole të veçanta të etnogjenezës sonë. Vetëm shenja e shkabës, shqiponjës në primatin botëror të parave dhe simboleve shtetërore tregon qartë se jemi ne bijtë arbërit, të cilët jo pa ndikim, ndër miq e armiq, e kanë merituar, aspak me të padrejtë, por me të drejtë cilësori e veçantë e të rrallë si "bijë të shqipes", pra shqiptarë, të cilin askush nuk ka guzuar t`ua prekë e t`ua ndërojë apo t`ua ndryshojë brez pas brezi, pa lere se t`ua mohojë.
Monedhë me shqiponjën në këmbë me rrufetë nën kthetra
Pasardhësit e Pirro Burrit, Aleksandri II, Pirroja II, Ptolomeu, Diadamia, etj. në shtetin e mëvonshëm të Epirit me kufij të ndryshëm republikanë, do tia bashkangjisnin shqiponjës shqiptare edhe emblemat kryesore dondonase[25].Sikurse e cilësojnë dhe e saktësojnë shqiponjën dhjetra gurra të vërteta historike, qofshin ato prej vendit tonë apo nga jashtë, mund të pohojmë me plot gojën se shqiponja mishëron një nga atributet e mirëfillta të Zeusit (Zotit) pellazg të Dodonës, përbri rrufesë, dushkut, demit, pëllumbit, majës së heshtës, etj. Mbreti i shpendëve, shqiponja, e cila fluturon më afër qiellit dhe mbretit të përëndive, Zeusit (Zotit), i cili i shërbente këtij si lajmëtar dhe shoqëruar i pandarë, duke mbajtur në caponj (kthetra) shufrat e rrufesë, armën më shkatërrimtare "Zotit të Dodonës", siç e thërrasin shprehimisht disa gojëdhëna labe, fort domethënëse, të botuara rreth një shekull e gjysmë apo gati dy shekuj më parë. Nën tiparet e shkabës (shqiponjës), sipas rrëfimeve pleqërishte, Kryepërendia pellazgo-shqiptar i Dodonës qe bashkuar me nimfën, që pat lindur të parin bir të shqipes, Aiakun, katragjyshin e Aleksandër e Pirro Molosin[26]. Trajta e Shabës (Shqiponjës) njihej si nimfë me emrin e helenizuar Aigina, që në shqipen tonë do të tingëllonte si "dhia"(dhie e vogël). Aiakasit (aikidët) rridhnin nga Shqiponja-Zeus dhe dhisë Aikina [27]. Dodona përveç Zotit pellazg, Zeusit, ka ofruar dhinë edhe me hyjni të tjera vendase, si Artemisi (Diona), Dionisi (Baku), Pani e ndonjë tjetër, krahas Kryepërëdeshës rrënjëse Dhemetrës (Dhé-mitra). Dhia, "capra ipex" ka lënë gjurmët e vjetra që në kohën e gjetjes, afër 40`000.000 vjet para sodit, në shpellën paleolitike të Shën Marinës, pra Butrintit, si një nga "banorët" më të vjetra të truallit tonë[28].Siç na dokumeton historiani Diodori i Skylisë, që prej 2100 vjetësh, "Epirotët e kanë një gjë të madhe jo vetëm të luftojnë për atdheun e tyre, por edhe të japin jetën për të mbrojtur miqtë e tyre, farefisin..." Dodona ishte një qendër pellazgo-shqipe parahelene, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke. Si e tillë ajo u njoh në tërë botën e lashtë si një realitet oblektiv[29]. Këtë do ta shohim në vazhdimet e kësaj teme...






     [1] Ilir Cenollari, "Profecitë e Zotit të Tomorit", Jonalda, Tiranë 2010, faqe 14.
[2] Aref Mathieu (Arif Mati), "Shqiptarët (historia dhe gjuha)- Odiseda e një populli parahellen", Plejad, Tiranë 2007, faqe 50.
[3] Shikoni librat e më poshtme: C. Scott Littleton, "Das grosse Buch der Mythologie", Christian Verlag, München 2003; Wilhelm Vollmer, "Wörterbuch der Mythologie", Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Anton Graber-Haider, & Helma Marx, "Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker", Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005;
Grup autorësh, „Wie sie damals lebten-im Griechenland der antike”, Deutsche Ausgabe, Time-Life Bücher, Amsterdam, 1997; Gerold Dommermuth-Gutrich, “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006; Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999; Dr. Semni Karaouzou, "Nationalmuseum-Illustrierter Führer durch das Museum", Ekdotike Atheanon S.A., Athen 1979; etj. etj...
[4] Ilir Cenollari, vepra e përmendur, faqe 17.
[5] Po aty, faqe 19.
[6] Po aty, faqe 22.
[7] Po aty, faqe 22-23.
[8] Kostandin Karapanos, „Dodone et ses ruines“, V.I., faqe 160, cituar sipas I.Cenollarit, vepra e cituar, faqe 23.
[9] Ilir Cenollari, po aty, faqe 25.
[10] Po aty, faqe 27-28.
[11] Shiko punimin tim, http://www.brahimavdyli.ch/Evropa-e-Bashkuar-7/ ose në botimet e saj.
[12] Gjon Muzaka, „Memorje“, Toena, Tiranë 1996, faqe 24, cituar sipas veprës së Ilir Cenollarit, faqe 30.
[13] Sami Frashëri, „Vepra II, faqe 251, cituar sipas Ilir Cenollarit, faqe 31.
[14] Ilir Cenollori, po aty, faqe 31.
[15] Po aty, faqe 33.
[16] Po aty, faqe 35.
[17] Po aty, faqe 37.
[18] Edison L. Clark, "Racat e Turqisë Europiane, historia e tyre, gjendja dhe prospektet", New-York, Brodwey, 1878, cituar sipas veprës së Besnik Imerit, "Epiri, një histori pellazgo-shqiptare", botim i autorit, Tiranë 2012, faqe 158.
[19] Mit`hat Frashëri, "La Population de l`Epire", Sofje (Bullgari), 1915, cituar sipas Besnik Imerit, "Epiri, një histori pellazgo-shqiptare", botim i autorit, Tiranë 2012, faqe 157.
[20] Hasan Ceka, "Në kërkim të historisë ilire", të "Vërejtje gjeografike dhe etnike", cituar sipas veprës së Besnik Imerit, "Epiri, një histori pellazgo-shqiptare", faqe 27-28.
[21] Po aty, faqe 29.
[22] Po aty, faqe 29-30.
[23] Shiko veprën time "Mërgata shqiptare e Zvicës dhe roli i saj", "Brezi `81", Prishtinë 2011, faqe 22.
[24] Besnik Imeri, po aty, faqe 29, duke cekur cekur burimin prej veprës së Dhimitër Pilikës, "Pellazgët, origjina e jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 298.
[25] Dhimitër Plika, vepra e cituar, faqe 67.
[26] Po aty, faqe 68.
[27] Po aty, faqe 138.
[28] Po aty, faqe 140.

    [29] Po aty, faqe 153.