31/07/2014

Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës të regjistrohen nën monitorimin e Ndërkombëtarëve






Refik HASANI 

30 Korrik 2014



Ne shqiptarët nga këto tri komuna në vitin 2011 në mënyrë unike nuk ju përgjigjëm ftesës së institucionëve të Serbisë që të dalim në regjistrim e popullsisë. Tani, është kërkesë imediate që të mbajmë regjistrimin e popullatës sivjet në vjeshtë pas një periudhe pregaditore dhe të plotësohen disa parakushte nën mbikqyrjen ndërkombëtare, për arsyen e vetme se nuk ishin kushtet e favorshme në vitin 2011 dhe nuk ishin plotësuar as edhe kushtet elementare për ne si shqiptarë etnikë në këtë pjesë të Serbisë . 

Ishin shumë arsye për mos pjesëmarrje në regjistrim pasi nuk ka patur kurrfarë para-pregaditje për ne Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Për ne shqiptarët nga këto tri komuna ishte e dëmshme që të pranojm të marrin pjesë në regjistrimin e vitit 2011 të popullsisë, pasurisë dhe banesave kur ende Beogradi nuk ka bërë asgjë në të mirë tonën si shqiptar për plotësimin e të drejtave të njeriut dhe të atyre kolektive. Ende, më shumë se një decenie, nuk ka asnjë element që na bënë që të besojm në institucionet dhe shtetin e Sërbisë. Prandaj me këtë regjistrim ne mendojm se do të ishin legjitimuar : 

- Shifrat jo të sakta, statistikën dhe numrin e banorëve shqiptar në këto tri Komuna, 

- Do të përgjysmohej numri i shqiptarëve jo vetëm në Komunat me shumicë shqiptare si Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, por edhe nëpër qytete tjera si Nishi, Beogradi, Leskoci, Vranja, Kurshumlia , etj 

- Beogradi do të përfitonte më së shumti nëse do ti përgjigjeshim ftesë për regjistrim të popullsisë.  

- Ne shqiptarët si do të mundeshim të pranojm që të marrim pjesë me regjistrues dhe kontrollor të përkatësisë serbe. Qeveria e Serbisë sillet me avazin e vjetër pasi na ka injoruar, selektuar aplikuesit shqiptarë për regjistrim të popullsisë. 

Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, për nga shtrirja gjeografike, e përbëjnë një krahinë që ka mbetur ende padrejtësisht nënë admnistrimin e Serbisë. Prandaj, kërkohet që ky regjistrim të mbahet sivjet në vjeshtë. Serbisë duhet ti tërhiqet vrejtja se me çdo kusht dhe çdo çmimë dëshiron të zvogëloj numrin e banorëve shqiptarë në këto tri komuna. Se Serbia ka plane për ta paraqitur numrin më të ultë të popullësisë shqiptare, fletë fakti që ka fantazuar që çdo kush që nuk i përgjigjet këtij regjistrimi të cilësohet si jo banor i kësaj ane. Por, i përkujtoj opinionit të gjërë publik që unë, autori i këtyre pak rreshtave, vet jam ballfaquar me pengesa nga më të ndryshmet për bartje të pronës sepse janë vendosur kushte shumë të rënda për tu pajisur, plotësuar , ripërtrirë dhe vazhduar dokumentat e udhëtimit që zbatohet në mënyrën më rigoroze për ne të gjithë shqiptarët si nënshtetas të asaj ane. Beogradi nuk mund të jetë përjashtim i rregullave për përfitimin e nënshtetësisë dhe ruajtjesë për ne që : 

- Jemi lindur në këtë shtet dhe 
- Kemi prona dhe pasuri të patundshme. 

Si do të mundej që të merrnim pjesë në këtë regjistrim kur ne banorët nga tri komunat shqiptare ende kemi drojë të madhe nga pasiguria, kemi një zbrazje të heshtur nga inskenimet dhe ndjekjet e vazhdueshme për shkak të dhunës, burgosjëve politike, bisedatë e shumta nëpër stacione të policisë për ti lëshuar trojet e tona ?! Si të pranojm të japim të dhëna për vetën tonë kur nuk e dimë dhe nuk kemi besim se si ato të dhëna do të shënohen (apo nuk shënohen) dhe përpunohen ?! 

Pasi morrëm pjesë në zgjedhjet parlamentare të Rep. së Serbisë dhe tani kemi dy Deputet Shqiptarë. Tani funksionon Trupi Koordinues, si projekt i Qeverisë së Beogradit për tri komunat. Është themeluar edhe Këshilli Nacional, institucion i cili funksionon por të lë shumë për të dëshiruar nga efekte kundërproduktive në terren. Ndërkohë, nuk aplikohet siç është e paraparë :
  
- Respektimin e të drejtave të përdorimit të gjuhës në admnistratë lokale, 

- Përfaqësimi adekuat nëpër të gjitha nivelet e administratës Lokale dhe Qendrore, 

- Mungesa e Investimeve dhe prapambetja e madhe në zhvillim të gjithëanshëm, 

- Respektimi demilitarizimit dhe respektimi i përfaqësimit në policinë të zingjirit komandues. 

Ne shqiptarët më shumë se çdo popullatë kemi nevoj të regjistrohemi, por me kusht, që: 

- Të bëhet regjistrimi sivjet pasi të plotësohen disa parakushte dhe të mbykqyrur nga admnistrues, kontrollues dhe monitorues proporcionalisht me etnicitetin e popullatës : 

- Regjistruesit të jenë shqiptarë, ndërkombëtarë dhe Serbë, 

- Përpunimi i të dhënave finale, para se të publikohen, të jenë të nënshkruara nga të tri palët. 

- Formularët e rexhistrimit të jenë edhe në gjuhën shqipe, 

- Cdo deklarim i pasurisë së qytetarit shqiptar të bartet si e dhënë e saktë dhe të publikohet. 

- Shqiptarët të lindur nga kjo krahinë kudo që janë, që banojn e veprojn përkohësisht nëpër shtete të botës, t’u njihet e drejta e regjistrimit pa kurrfar kufizimi. 

- Të regjistrohen të gjithë shqiptarët e zhvendosur jo vetëm në komunat Medvegja, Bujanoci dhe Preshevë  por edhe nga qytete tjera si nga Nishi, Beogradi, Leskoci, Vranja, Kurshumlia dhe që janë vendosur përkohësisht në Kosovë, Maqedoni dhe vende tjera.

 Regjistrimi sivjet do të ishte një kërkesë, nevoj dhe domosdoshmëri me qëllim që të dihet numri, strukturat dhe banorët e kësaj krahine, pasurit dhe pronat e tri komunave. Sikur që ishin subjektet politike me një zë për mos pjesëmarrje në regjistrimin e vitit 2011, po ashtu duhet të jenë me një zë që ky regjistrim të bëhet sivjet dhe nën këto parakushte të parashtruara si më lartë. Pra, që pjesëmarrja jonë (shqiptare) të bëhet, këto kushte duhet të pranohen nga qeveria serbe, e më pastaj, faktori ndërkombëtar të ndihmoj edhe këtë proces shumë me rëndësi.

No comments:

Post a Comment