01/12/2015

Liburn Aliu kërkon shpjegim nga Hashim Thaçi për zhdukjen e Behajdin Hallaqit




Liburn Aliu, djali i atëdhetarit të shquar të çështjës kombëtare Ali Aliu-t (Kelmendit), Drejtor në komunën e Prishtinës, kërkoj sot nga Hashimi Thaçi shpjegim për zhdukjen e Behajdin Hallaqit i cili ishte zhdukur më 1998 gjerësa po udhëtonte me Hashim Thaçin. Pra, Hashim Thaçit duhet të jetë personi i fundit i cili e ka parë të zhdukurin në verë 1998.


Më poshtë keni postimin e plotë të Liburnit
:


 Sot, Hashim Thaçi do të jetë në emisionin Rubikon.

Adriatiku do duhej ta pyeste në lidhje me fatin e Behajdin Hallaqit.

Behajdin Hallaqi ka qenë një ndër udhëheqesit e LPRK- së, në vitin 1989.


Behajdini është i shpallur hero, në ndërkohë nuk i dihet varri dhe nuk dihet si është vrarë.

Dihet se i është bashkangjitur UCK-së, në fshatin Drenovc të Rahovecit dhe dihet se nga aty me Hashimin është nisur për Kleçkë. Më tej nuk dihet asgjë për të.

Asokohe UCK doli me komunikatë në të cilën u tha se Behajdini ka rënë në luftime me armikun.

Poashtu është bërë propagandë që ka qenë bashkëpunetor i Serbisë dhe si i tillë është ekzekutuar.

Cili është fati i Behajdin Hallaqit pas rrugëtimit të tij me Hashim Thaçin nga Drenovci në Kleçkë?

No comments:

Post a Comment