12/01/2016

BETEJA PER KOSOVEN DHE MBROJTJEN E INTERESAVE KOMBETARE VAZHDON........




PRESIDENTE, MOS U BEJ PALE ME PUSHTETIN, POR RRESHTOHEU NE ANEN E POPULLIT DHE VLERAVE TE LUFTES ÇLIRIMTARE.


Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)


Kërkesa e ditës: 

Rrëzimi i qeverisë aktuale në Kosovë në rrugë demokratike, duke mos cënuar institucionet shtetërore të saj. 

Rrëzimi i kësaj qeverie, është dështimi i Hashim Thaçit dhe klanit të tij uzurpator në pushtet. Në Kosovë shteti rezulton i paralizuar, për shkak se kriza politike nga Parlamenti ka zbritur në institucionet vendore, në sheshe me protesta mbarëpopullore, që kërkon ndryshimin e situatës.

Në këtë situatë të zhvilluar, Presidentja e Republikës të pozicionohet hapur dhe të mos behet palë me qeverinë Mustafa - Thaçi. Ajo duhet të rreshtohet në krahun e popullit dhe të mbrojë interesat e Kosovës mbi të drejtën e saj kushtetuese. Ajo ka për detyrë të ruajë funksionimin e shtetit në kushte të reja. Ajo dhe të tjerë duhet ta kuptojnë se, kopalsi politik në Parlamentin e Kosovës ka bllokuar gjithçka.

Opozita politike në Kosovë, duke bashkërenduar të gjithë faktorët, e ka të nevojëshme pas protestës masive të 9 janarit, të dalë me platformën e saj politike, për mënyrën e rrëzimit të qeverisë dhe kalimin e Kosovës në zgjedhje të parakohëshme, nën autoritetin e një qeverisje teknike të unitetit popullor, për ta çuar institucionalisht vendin në zgjedhje. Këta faktorë që drejtojnë sot Kosovën janë diskretituar.

Me protestën e 9 janarit opozita politike e realizoi qëllimin e saj të parë, duke arritur të sensibilizojë dhe të organizojë protestën e gjerë popullore të ngritur mbi bazën e protestave periferike në çdo qytet të Kosovës. Sernsibilizimi në këtë kohë u arrit.

Të gjithë duhet të hedhin poshtë me përbuzje arrivizimin politik të njerëzve të demaskuar, të cilët vazhdojnë të këmëngulin për të drejtuar për një kohë të gjatë pushtetin dhe shtetin në Kosovë, kur vullneti popullor kërkon largimin e tyre pa kushte. Kapja pas karrigeve të pushtetit tregon frikën që ka mbërthyer politikanët kryesorë, të cilët rezultojnë të inkriminuar, të diskretituar moralisht dhe politikisht, servilë pa kushte kundër interesave kombëtare, duke u qepur me thonj e me dhëmbë pas karrigeve të pushtetit, si i vetmi mjet shpëtimi për të mos dalë para drejtësisë. Populli këtyrë njerëzve të diskretituar nuk u beson më.

Opozita duhet të tentojë bashkimin e të gjithë atyre që mund të bashkohen në një veprimtari të hapur politike, për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe interesat kombëtare.

Synimi duhet të jetë në bazë, në komuna, qytete, katunde ku të krijohet shumica mbështetëse dhe të arrihet të diferencohen njerëzit e ndershëm nga përfituesit prej të mirave të pushtetit.

Kjo lëvizje taktike e diferencimit të njerëzve, do të vetëdijësojë mjaftë familje të lidhura me luftën, të ish luftëtarëve dhe dëshmorëve të luftës, të cilët nuk mund të shkojnë më qorrazi pas atyre që sollën zhgënjimin më të madh politik dhe atdhetar në keqpërdorimin e vlerave të luftës çlirimtare.

Lufta për shumicën nuk është luftë për karrige pushteti, por për interesat e shumicës së popullit. Të mos biem pre e shpifjeve të shëbimeve inteligjente, por të ruahet uniteti opozitar, si e vetmja forcë bashkimi që shpëton sot Kosovën. Treshja në krye të opozitës, Ramushi, Fatmiri dhe Albini ruajnë imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pozicioni ndaj vlerësimit të UÇK-së duhet të jetë si elementi i diferencimit të njerëzve dhe familjeve të tyre. Ky diferencim të shtrihet nga lartë deri poshtë, nga strukturat politike deri në familjet e thjeshta shqiptare.

Pushteti dhe shteti nuk bëhen dhe nuk mbahen më me të shiturit, kapitullantët, përfituesit, mashtruesit, grabitësit e pasurisë kombëtare, as me mbeturinat e pushtetit të vjetër titist dhe veglave të tyre të shërbimit inteligjent.

Të vlerësojmë qëndrimin dhe distancimin e Adem Demaçit dhe Rexhep Qosjes nga pozicioni i pushtetit politik, nga Hashim Thaçi dhe thirrja e tyre për të mbrojtur interesat kombëtare në Prishtinë.

Mjaftë më me demagogjinë politike mbi luftën dhe njerëzit e saj. Ish luftëtarët, njerëzit e ndershëm, familjet e tyre atdhetare, nuk duhet të lejojnë më një klan të caktuar të keqpërdorin mbështetjen e tyre në emër të luftës çlirimtare. Thirrja është edhe për organizatat e dala nga lufta. Ato duhet të kthejnë sytë nga populli.

Ata që vazhdojnë të hedhin baltë mbi vlerat e luftës së UÇK-së, pa marrë parasysh gjakun e derdhur, sakrificën njerëzore, marrëdhëniet e saj me faktorin ndërkombëtare dhe plotësimin e misionit kombëtar, janë pikërisht ata njerëz që sot në emër të kësaj lufte, janë bërë sheikët e rinj shtypës në Kosovë.

Në këtë kohë të vështirë, por jo pa shpresë, ky është kriteri për të stimuluar situatën reale sociale dhe politike në Kosovë.

Një fakt që meriton vëmendje: A nuk u bën përshtypjë mënjanimi i plotë i flamurit shtetëror të Kosovës në protesta dhe valvitja vetëm e flamurit kombëtar kuq e zi dhe përkrah tij të flamurit amërikan?

Sigurisht kjo i vret sytë politikanëve të kapitulluar të BE-së, të cilët me qëndrimin që mbajnë, duke u fokusuar vetëm tek disa elementë dhune (që në fakt duhet të hetohen me kujdes se cilët qëndrojnë pas tyre), po shikojnë dështimin e tyre në Kosovë dhe merakosen vetëm për klanin Mustafa - Thaçi, si ushtarë e tyre të bindur, që mund të firmosin gjithçka që ata u vënë përpara.

Të mos harrojmë dhe t’u themi me zë të lartë: Ne shqiptarët kemi bërë shumë për këtë Evropë, ne jemi më evropian se vetë evropianët, ne e duam Evropën, por më shumë në këtë situatë kaotike kombëtare ne duam Shqipërinë dhe Kombin tonë, të cilat për shkak të kësaj Evropë, sot vuajnë nën tragjedinë historike të coptimit dhe diskriminimit. Vërtet sot brenda nesh, në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup nuk ka platformë zyrtare qeverisëse për të mbrojtur interesat kombëtar, por mos anashkaloni vullnetin e shqiptarëve, aspiratën e tyre, organizimin kuq e zi të rinisë shqiptare kudo, dhe bindjen se vetë shqiptarët do t’i dalin për zot vendit të tyre.

10/01/2016

QEVERIA ILEGJITIME DHE KUNDERKUSHTETUESE PO E VAJTON RENDIN KUSHTETUES




Xhevat Bislimi

Qeveria e koalicionit te Rashkes, pavaresisht a do te ike sot a neser, nje gje e ka te sigurt: qeveria e Ise-Hashimit do te hyj ne historine kombetare shqiptare si qeveria me antikombetare... Te ketille qeveri ka patur shteti shqiptar, ate te Esat Pashe Toptanit, qe kishte nenshkruar marreveshje me Serbine sipas te ciles shteti shqiptar do te ishte nen protektoratin e Serbise!! Asnje dallim (ne permbajtje dhe ne pasoja) nuk ka marreveshja e 25 gushtit per "zajednicen"!! Republika e Kosoves, po te zbatoheje kjo marreveshje, do te vendoseje shume shpejte nen "protektoratin" e Serbise dhe do te ishte e varur nga Serbia!! Me nje pafytyresi te papare, kreret e kesaj qeverie dhe te institucioneve te "varura" nga kjo qeveri, nga koalicioni i Rashkes, po vazhdojne te qendrojne ne pozitate e tyre te siguruara nga "nderkombetaret" per te zezen e Republikes Shqiptare te Kosoves dhe po akuzojne popullin shqiptar dhe kundershtaret politike per "dhune dhe rrezikim te rendit kushtetues"!! Ndersa "avokatet" e tyre po e akuzojne popullin shqiptar, sic po akuzohet tash edhe UCK-ja, se po "demton pronen publike"!! Mire ore zoterinj "avokat" te kesaj qeverie te korruptuar, te kriminalizuar dhe te kuslinguar deri ne palce, po ata 9 000 hektare toke qe iu dhuruan Malit te Zi (pa i kerkuar fare, sepse kishte marre ky shtet aq shume toka shqiptare, te Shqiperise...) a nuk ishin prone publike-shteterore dhe e ketij populli?!! Po Veriun e Kosoves shqiptare, qe po e kontrollon Serbia edhe me ndihmen tuaj, interes i kujt qenka?!! Po ata miliona humbje qe po i shkaktohen cdo vit Republikes se Kosoves nga mungesa e doganes ne kufijte e saj me Serbine (sidomos ne Veri) te kujt qenkan?!! Po keta dhjetra miliona qe po i kullufitin qeveritaret e PDK-LDK-se nga fondet publike te kujt qenkane?!! Po pasuria publike-kombetare e Kosoves qe u trafikua dhe u kontrabandua edhe me ndihmen tuaj gjate ketyre 16 viteve?!! Po "zajednicen" qe do te ishte kancer per Republiken Shqiptare te Kosoves nuk e konsideroni dem, kercenim dhe rrenim te prones publike dhe te vete lirise e te sovranitetit te Kosoves?!! Po shqiptaret e pushtuar nga Serbia, Lugina e Presheves, nuk meritojne te drejtate e tyre?!! Apo i keni denuar edhe ata pse jane shqiptare?!!

Dhe krejt ne fund... Pashe edhe disa postime te ca njerezve tane ne rrjetet sociale qe ankohen e protestojne se "po digjet Kosova"!! Jo, shqiptare te dashur, te ciles do parti qofshi! Kosova shqiptare po digjet, po dhunohet, po shperfytyrohet dhe po rrenohet nga qeveria e koalicionit te Rashkes dhe nga marreveshjet e Brukselit... Mendoni pak me gjakftofte!! Kosova shqiptare eshte djegur, eshte shkaterruar dhe eshte masakruar me njerez e me pasuri nga Serbia neofashiste para 16 vitesh... Apo kaq shpejte harruat?!! Eshte kjo qeveri dhe jane ato para saj qe nuk kerkuan dhe nuk kembengulen kurre per demshperblim as material dhe as moral!! Jane "avokatet" e tyre qe nuk e ngriten apo nuk lejuan te ngritet kurre ceshtja e djegies, shkaterrimit dhe masakrimit te tmerrshem te Kosoves nga Serbia!! Madje, si per ironi te fatit, edhe marreveshja per krijimin e kesaj qeverie te Ise-Hashimit u nenshkrua pikerisht ne vendin e varrezave masive te shqipatreve te masakruar, ne Rashke!! Si kane fytyre sot te vajtojne per pronen publike qe qenka djegur ose shkaterruar nga qytetaret e pakenaqur dhe te indinjuar nga marreveshjet kriminale dhe kuislinge te qeverise ilegjitime dhe antikushtetuese!! I gjithe demi qe eshte ber sonte mund te shkoje ne 5 mije euro, aq sa Edita dhe banda e saj kusilinge e paguajne nje shishe vere ne Bruksel per te ber gezuar me kriminelet e tipit Dacic, Nikolic e Vucic!! Prandaj, pas asnje inat dhe pa asnje simpati per ate apo per kete, po ju them bashkekombes te dashur: Mendoni me thelle e me gjakftofte per keto fenomene, per kete gjendje te rende qe po kalon Kosova per fajin e qeverise se Ise-Hashimit dhe te miqve te tyre!

05/01/2016

Libri "Mashtrimi i Madh" i Bardhyl Mahmutit është një dëshmi e saktë historike



Bedri Islami

Kohët e fundit, libri i politologut të shquar, Bardhyl Mahmuti, në titullin domethënës, "Mashtrimi i Madh", u publikua edhe në gjuhën angleze. Një gjë e shumëpritur, e cila, mendoj, duhej të ishte bërë në të njëjtën kohë kur u bë edhe botimi në gjuhën shqipe, e, për më tepër, duhet bërë, sa më shpejt të jetë e mundur, edhe në gjuhë të tjera perëndimore, si një dëshmi e saktë, më e plota e deritanishme, kurajoze dhe besnike deri në detaje, e masakrës dhe gjenocidit që ka ndodhur mbi shqiptarët në viset e tyre në Kosovë.

Kam pasur fatin të lexoj librin, versioni në gjuhën shqipe, ende pa u botuar, falë lidhjeve dhe miqësisë së dyanshme me Bardhylin. 

Jam mrekulluar prej tij dhe e kam thënë mendimin tim publikisht se ky është libri që duhej prej shumë kohësh, më i domosdoshmi, më i miri dhe më me vlerë rreth luftës çlirimtare në Kosovë. E kam thënë këtë, duke qenë më i besuar, pasi, kur kam cilësuar, më me vlerë ndër të gjithë librat e botuar me këtë temë, kam pasur parasysh edhe 7 librat e mi. Pra, nuk kam pasur asnjë qëlim t'i futem kujt në hak, por të jap hakën e duhur tek njeriu i duhur, për një vepër të duhur.

Lbrin "Mashtrimi i Madh" nuk mund ta shkruante gjithëkush dhe, për më tepër, nuk mund ta shkruante në një kohë kur ende vullkani zien, kur gjërat ende nuk janë në vendin e tyre, për më tepër, kur ende fantazma serbe sillet mbi Kosovën, falë politikës jo të saktë, shpesh herë kurrizthyer, të atyre që kishin rastin të qeverisin.

Të shkruash një libër të tillë, në rradhë të parë, duhet të kesh qenë pjesë e asaj që ka rezistuar, ndryshe nuk bën, pasi dhimbjen nuk e ndjen në tërë qënien tënde.

Bardhyli është njeriu që ka qenë në vorbën e zjarrit që kur ka fituar të drejtën e viteve për të qenë aty, ndoshta edhe më parë, nga tradita familjare. Ekziston një fotografi e Bardhylit me flamur, në ballë të demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë, por, edhe po të mos ishte ajo rastësi, si dëshmi historike, e gjithë jeta e tij ka patur dëshminë e saj. Vitet e burgimit, qenia në lidershipin e lëvizjes çlirimtare ilegale, vrasja e shokëve të tij të afërt dhe rreziku që i ishte aktual, e më pas, jeta e gjitha kaluar në dobinë e kombit të tij, përsëri pjesë e lëvizjes çlirimtare në rolet drejtuese të saj, e bëjnë atë, jo vetëm të pranueshëm, jo vetëm pjesë, por edhe njërit ndër liderët, sidomos në mërgim, ku zhvillimi, prioritetet dhe domethëniet e lëvizjes çlirimtare , nuk mund të përceptohen pa të dhe pa organizatën që i takonte, Lëvizja Popullore e Kosovës.

Libri "Mashtrimi i Madh" kërkonte jo vetëm një pjesë të rezistencës, por edhe njohës të madh të mendimit e shpirtit të saj. Njëkohësisht një politolog me vlera, debatues të zjarrtë, shkëmbyes mendimesh pa ekuivok, real dhe në kohën e duhur.
Libri nuk mund të shkruhej nga një pasiv, meditues i thjeshtë, i cili e di numrin e të vrarëve, por nuk i ka njohur të rënët, nuk ka qenë sëbashku me to; nuk mund të bëhet nga një njeri që di sa ku ishte Prekazi, Kaçaniku apo Dukagjini, por mund të bëhej nga një njeri që kishte lidhje me të gjitha trevat.

Polemizues i dorës së parë, më saktë, polemist i flaktë, me horizont të një shkalle sipërore, studjues dhe i pasionuar, meditues në rastet e duhura dhe argumentues në më të shumtën e rasteve, ai do të sjellë, pas gërmimit të fakteve, qëmtimit të ngjarjeve, analizave dhe përjetimeve, këtë libër, i cili, duke sjellë të vërtetat e vrasjeve, përdhunimeve, grabitjeve, djegjeve, rrëmbimeve, groposjeve masive etj etj, me fakte historike dëshmon se ajo që ka sjellur polemika dhe Akademia ultra nacionaliste serbe, për gjoja krimet e shqiptarëve në luftën e Kosovës, nuk janë asgjë tjetër, veçse mashtrimi i madh. ndoshta mashtrimi më i madh i bërë mbi kurrizin e një populli që kishte aq shumë të vrarë, jo vetëm në dekadën e fundit të shekullit të shkuar, por në të gjithë historinë shekullore të tij.

Librin mund ta bënte vetëm një atdhetar i përmasave të mëdha, si është Bardhyli, që, krahas mendjes, aftësisë së të shkruarit, stilit polemist dhe fakteve shkencore, ta bënte të gjithë punën e tij me zemër,me synimin për të qenë edhe më tej pjesë e dobishme themelore e shtetit të tij, dhe, në fund të fundit, për të vazhduar luiftën e tij në rrethanat e reja politike e historike.

Ka më shumë se 20 vite që e njoh nga afër Bardhylin,për shumë vite kemi qenë bashkëpunëtorë të njëri tjetrit, si të thuash, kemi marrë e kemi dhënë sëbashku, e me të tjerët në punën e Organizatës e në drejtimin e saj, kam njohur shpirtin që e mban, vrullin e pasionin, meditimin e përvojën; ka pasur raste që nuk kemi qenë të një mendje dhe këtë ia kemi thënë njëri tjetrit, por e dobishmja është ajo që na ka bashkuar.

Libri i Bardhyl Mahmutit është jo vetëm dëshmi historike, jo vetëm fakt shkencor, jo vetëm ajo që duhej të ishte bërë nga Institucionet tona shkencore, por edhe gur themeli i vlerësimit të një lufte, e cila, megjithëse kishte rrjedhat e saj si askund tjetër, ishte e shenjtë për të gjithë.

Si të gjithë , edhe Bardhyli, është i zemëruar me mashtrimin e madh serb të së vërtetës.Por, jo si kanë heshtur shumë apo i kanë mbajtur gjërat në arkivat e tyre, ai nuk ka heshtur.

E drejta ka edhe ajo zemërimin e vet dhe zemërimi i së drejtës është një element i përparimit.

Lufta e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte hapi më i fuqishëm i shqiptarëve në Kosovë. Ishte vërtet një hap i paplotë, po, por i madhërishëm. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe mbetet shenjtërimi i lirisë.

Këtë shenjtërim e sjell në librin e tij, "Mashtrimi i Madh", tashmë edhe në gjuhën angleze, politologu, atdhetari dhe njëri ndër drejtuesit politikë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bardhyl Mahmuti.