20/11/2014

NDODH VETEM TEK NE : MOTRA BINJAKE ME DY KOMBËSI

Prof Nuri Dragoi
18 Nëntor 2014


Te hotel “Tirana International” arrita pak më herët dhe u ula për të pirë një kafe. Meqë isha me shpinë nga banaku, kur ktheva kokën për të thirrur kamarierin, vura re se dikush po më shikonte me vërejtje. Ishte një burrë që pat kaluar të pesëdhjetat, bjond, me sy bojëqielli. Në tavolinë ndodhej dhe një bashkëmoshatar i tij, me mustaqe të krehura bukur, fytyrë çokollatë, që i hidhte sytë sa andej këtej. Në fillim m’u duk si një qytetar i njohur grek. Madje, po kujtohesha se ku mund ta kisha parë, por kujtesa nuk ma sillte të qartë këtë imazh.



Diçka më erdhi ndërmend, në mënyrë të turbullt dhe u kujtova se, në vitin 1993, kur për arsye ekonomike kisha emigruar në Kallamatë të Greqisë, isha ndeshur pikërisht me këtë njeri. Ndofta në momentin, kur policia na kishte kapur edhe pse ishim me dokumente, dhe na kishte mbyllur në dhomën e izolimit. Ishim 52 vetë në një qeli të vogël, ku mezi merrnim frymë. Ky ishte pikërisht një punonjës i policisë së rajonit të Kallamatës, i cili pasi dëgjoi se brenda po bëhej zhurmë, hapi dritaren e vogël të qelisë dhe në mënyrë brutale tha në greqisht: “Allvanos, kace kala!”(Shqiptarë, rrini urtë!).

Ne i kërkuam të na nxirrnin që andej, sepse po na merrej fryma. Madje disave u ra të fikët. I thamë policit të na sillte ndonjë gotë ujë, por ai u përgjigj: “Nuk ju gjen gjë, jeni racë e keqe!”. Kjo ishte një fyerje e rëndë, por ne nuk mund të thoshim asgjë, sepse në ato momente të vështira, fati na kishte fyer edhe më rëndë, duke na detyruar të shkonim në rrugët e kurbetit. Kishim udhëtuar në bazë të rregullave, me vizë të ambasadës greke. Kishte prej nesh që pat hyrë në shtetin fqinj në këmbë, nga malet, pasi viza 3 mujore nuk mund të merrej pa, të paktën, 100 mijë dhrahmi.


Disa prej nesh policia i mori gjatë kohës që punonim në parcelat e fermerëve grekë, të tjerë në shesh a rrugë në pritje të ndonjë “afendikoi” për punë, dhe na nisën drejt rajonit të policisë.

Ishim mbuluar nga djersët dhe nuk flisnim dot as me njëri-tjetrin. Një nga emigrantët e “burgosur” në këtë dhomë – qeli, nuk po duronte dot më dhe nisi t’i gjuante portës me shkelma, por askush nuk përgjigjej nga jashtë. Pastaj, dy policë e hapën portën dhe në sytë tanë e goditën me grushta të riun, që kërkonte të dilte. Pastaj, e shtrinë për tokë dhe e goditën me shkelma në trup e kokë. E gjakosën dhe njëri prej nesh grisi këmishën, për t’i lidhur plagët që i rridhnin gjak. Pas gjysmë ore, kur disave prej nesh u kishte rënë të fikët, ai që i thoshin punonjës i policisë, hapi derën dhe na tha: “Do të dalin vetëm ata që janë vorioepirotë! Ju të tjerët do kalbeni në burg”. Njëri prej nesh pohoi, se ishte vërtetë vorioepirot. E pyetën për emrin, mbiemrin, krahinën ku kishte lindur dhe i kërkuan pasaportën. Dhe pasi u bindën, e nxorrën jashtë.

Pas gjysmë ore, pyetën përsëri: “A ka ndonjë vorioepirot tjetër”? Këtë radhë u ngritën shumë duar. Në këmbim të lirisë, ata ishin detyruar të hiqeshin si të tillë. Mjaft prej tyre e kishin ndërruar emrin e mbiemrin në Shqipëri dhe kishin marrë pasaporta me emrin e ri. Të tjerë ishin me pasaportat e tyre, ku shënohej emri mysliman apo katolik. I nxorrën me radhë dhe i morën në pyetje. Por, kur u kërkuan pasaportat, disa prej nesh nuk ua dhanë, sepse ishin shqiptarë dhe jo minoritarë grekë, apo vorioepirotë, si i quanin ata. Kjo identifikohej lehtë nga emri, mbiemri dhe të dhënat e tjera të letërnjoftimit. Kështu që i kthyen përsëri në qeli, duke i goditur me shkelma.

Këto po sillja ndër mend, atje në lokal, kur kamarieri më solli kafenë. Ai qëndroi një çast në këmbë dhe më tha: “E ke të paguar nga ai zotëria atje”, duke bërë me shenjë nga personi që ishte ulur pranë burrit që më ngjasonte me policin grek. M’u duk sikur lëshoi një buzëqeshje të shtirë. M’u neverit vetja. Në çast doja të kthehesha nga tryeza e t’ia hidhja kafenë në fytyrë. Por u përmbajta për shkak të faktit, se në atë tryezë ndodhej edhe një vajzë. Ishte një bionde e bukur me flokët kaçurrela. Përveç kësaj, në një lokal të tillë luksoz, askush nuk do të ma falte një skandal të tillë. Më mundonte dhe mendimi se mbase ngjasonte me dikë. Isha me kurriz dhe në kohën kur tjetri priste të ktheja kokën për ta falenderuar, unë menjëherë futa dorën në xhep për të paguar kafenë, me dëshirën për të ikur pa e pirë atë filxhan. Por dikush më preku tek supet. Ishte personi që ishte ulur me të.

– O Nuri, pse nuk më flet? Akoma më mban mëri për provimin e latinishtes? – më tha. E pashë me kujdes dhe u kujtova, që ai ishte një student i viteve të Fakultetit, moshatari im. Kishim qenë bashkë në një bankë, kur dhamë provimin e latinishtes. I vetmi provim që u bë me shkrim. Nexhmedini, të cilit ne i thoshim Nexhi, nuk ishte përgatitur mirë dhe më pyeste për çdo gjë, duke më lënë pa zhvilluar tezën e provimit. Detyrohesha t’i përgjigjesha pyetjes së tij, pasi nuk më linte të qetë. Pedagogu, vuri re që unë komunikoja me të dhe më nxori jashtë nga provimi, duke më quajtur fajtor. “Dil jashtë, – tha ashpër profesori, – nuk merret provimi me kopjo”.

Nexhi mori notë të mirë, ndërsa unë u detyrova ta japë provimin në vjeshtë. U mërzita me të dhe për ca kohë mbajtëm mëri.

Kishin kaluar mbi 30 vjet që nuk ishim parë dhe kjo histori ishte harruar. Bashkë me historinë, unë kisha harruar edhe fytyrën e shokut, i cili ishte burrëruar, shëndoshur shumë dhe tjetërsuar.

– Më fal Nexhi, i thashë – nuk të njoha fare, ndërsa shoku yt i tavolinës me ngjason me një grek.
Ai qeshi me të madhe, duke më thënë: “Është Bardhi, vëllai im. Ka ardhur dje nga Australia, pas 15 vitesh larguar”.
Vura re se në tavolinën e tyre, u ul edhe një bionde tjetër. Ishin rreth të dyzetave, gati të njëjta, si dy pika uji.

– Eja në tryezën tonë të të njoh dhe me gruan time të re, – tha shoku i shkollës.
Unë u ngrita dhe shkova pas tij. Ai më prezantoi me të vëllanë, pastaj u kthye nga vajzat.
– Kjo është gruaja ime. Është greke – shtoi pas pak. Ndërkohë, unë i kisha dhënë dorën asaj dhe u drejtova nga tjetra.
– Ndërsa kjo është motra e saj binjake, por shqiptare – vijoi Nexhi, duke buzëqeshur.
– E çuditshme – i thashë dhe u bëra kureshtar. Si qëndron kjo punë kështu? Si mund të jenë dy motra binjake, me dy kombësi të ndryshme?
Njëra prej tyre, shqiptarja, më tregoi pa të keq.
– Motra ime e ka ndërruar kombësinë. Ka mundur të gjejë një dokument të sajuar me anë të gjendjes civile. Ndërsa unë, nuk kam nevojë ta ndërroj kombësinë. Ose më mirë të them, nuk më ka shkuar në mend një gjë e tillë. Prindërit i kam shqiptarë dhe për këtë jam krenare.
– Mos vallë motra jote ka lindur me baba tjetër? – bëra shaka unë, pavarësisht nga fakti se ato ishin dy binjake dhe kishin lindur në një ditë, madje në një orë. Pastaj, u drejtova nga “grekja” duke e pyetur:
– “Kseris Elenika”?
– Dhen ksero kala elenika, – tha ajo buzagas dhe shtoi. – Di vetëm ca fjalë, por do të mësoj shpejt.
– Asnjë fjalë nuk di, – ndërhyri Nexhi. Më shumë di unë, pasi kam qenë 4 vjet emigrant në Patra, sesa kjo që pretendon të jetë greke. Grekja buzëqeshi por nuk foli.
– Isha e detyruar ta ndërroja kombësinë, pasi po mbush 45 vjeç dhe në Shqipëri nuk përfitoj pension vjetërsie në punë – shtoi “grejkja”. Kam shumë vite pa punë e pa siguracione.
– Dukeni më e re – komplimentova unë. Ajo u kënaq dhe lëshoi një buzëqeshje të embël, duke vijuar.
Kështu kemi “racën”. Ngjajmë nga babi. Unë u ula dhe për një çast ra heshtja.
Por Nexhi e mori shumë shpejt në dorë situatën dhe u tha dy biondeve për mua: Ky është “kurnac”. Në provimin e latinishtes nuk më linte të kopjoja, kursente dhe fjalët dhe për këtë u penalizua. Profesori e nxorri jashtë. Duket se profesori e ndjente nevojën e solidaritetit, jo si ky frikacak. E pa që s’më ndihmonte dhe e nxorri jashtë – tha ai dhe qeshte me të madhe.
– Ti mos u kurse – ia priti kunata – ndihmoje, tregoju solidarë.
Nexhi e kapi shakanë e saj dhe m’u drejtua: Nëse do të më kopjosh mua në jetë, të të kthejë dhe shpërblimin për shqetësimin që të krijova me latinishten, mund të lidh me kunatën time, me kusht që ta marrësh për grua. Por, duhet të lësh pak mjekër dhe mustaqe, si puna ime, që të dukesh si filozof grek i antikitetit!
– Faleminderit i thashë, por nëse lë mjekër, unë dukem si i burgosur. Mbi të gjitha jam i martuar dhe me fëmijë.
– Ju myslimanët merrni nga 6 gra, tha kunata, për të vazhduar shakanë e saj.
– Ndërsa ne grekët lejohemi nga kisha vetëm 3 herë të vëmë kurorë para priftit – ndërhyri e motra dhe të gjithë qeshëm. Pas pak unë pashë orën dhe u ngrita.
– U kënaqa shumë që u takuam – i thashë Nexhit, duke i dhënë dorën.
– Mirupafshim, shtoi tjetri. Nesër do të nisemi për në Greqi. Ndoshta do të takohemi ndonjë ditë tjetër, – shtoi pas pak ai. Mbase nga tetori. U përqafova me Nexhin, u dhashë dorën dhe të tjerëve dhe dola.

Kur shkova në sallë për të filluar mbledhjen, më mbeti në mend rasti i çuditshëm i dy motrave binjake, me dy kombësi të ndryshme.

05/11/2014

URREJTJA DHE DHUNA ANTISHQIPTARE JANË SHTAZARAKISHT SISTEMATIKE E STRUKTURORE BRENDA SHTETIT KOLONIALIST SERB (!)

Reagim ndaj deklaratave të presidentit serb Tadiç, kryeministrit serb Vuçiç dhe ministrit të jashtëm serb Daçiç

Mona Agrigoroaiei
16 Tetor 2014, Rumani

Shteti serb është shtet strukturalisht antishqiptar, që jeton dhe ushqehet si dragoi që përshtyp zjarr nga dhuna dhe urrejtja kundër Shqipërisë dhe kombit shqiptar !

Valëvitjet e fluturushkës me hartën e Shqipërisë Etnike dhe dy heronjtë kombëtarë shqiptarë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini mbi qielli i ngrysur nga urrejtja antishqiptare kanë qenë si ylberi i shpresës dhe lirisë dhe RIBASHKIMIT KOMBËTAR për kombin shqiptar anëmbanë trevave etnike shqiptare dhe Diasporës, që kanë rrethuar globin në gati tërë mediat ndërkombëtare. Aq më shumë se skuadra shqiptare është sjellë heroikisht, duke dhënë një shembull për të gjithë shqiptarët se SIMBOLET KOMBËTARE duhen mbrojtur më çdo kusht, edhe me çmimin e jetës, para cilitdo armik, sepse flamuri simbolizon gjakun e dëshmorëve të rënë për këtë vend dhe nuk duhet përdhosur në asnjë mënyrë. Por kjo dronë ka zgjuar ndjenjet më shtazarake të tifozëve serbë, të ndihmuar jo vetëm aty në çast, por edhe nga deklaratat antishqiptare të mëpastajshme të zyrtarëve serbë, që sikur u jepeshin zemër huliganëve dhe antishqiptarëve të realizojnë më tutje skena të tilla të dhunshme.

"Pas vrasjes së krijimit të miqësisë midis Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipërisë do t’i duhen dekada, ose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve," tha Presidenti Nikoliç. Të njëjtën linjë ndaj shqiptarëve ka mbajtur edhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Sipas tij sjellja e shqiptarëve në ndeshjen me Serbinë synonte rrënimin e stabilitetit jo vetëm në shtetin Serb por dhe në rajon. Zyra e kryeministrit Vuçiç ka shkuar edhe më të tej kur në një deklaratë për CNN ka akuzuar vëllain e kryeministrit shqiptar Olsi Rama si personi që drejtonte “aeroplanin” me flamurin shqiptar që u fut në stadium. Sipas Vuçiç, qëllimi i ekstremistëve ka qenë të tregonin se Serbia është një vend jotolerant ndaj diversitetit duke pasur për qëllim poshtërimin e qytetarët serb.“Serbia pret një falje të madhe nga pala shqiptare, tha Vucic dhe theksoi se Serbia është e gatshme të rifillojë bisedimet në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi. Ne kemi nevojë për më shumë diskutim dhe mirëkuptim më të ndërsjellë”, deklaroi Vuçiç. Edhe ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiç e ka konsideruar incidentin e ndodhur një provokim të qëllimshëm politik. “Unë pres që të shohim se si do të reagojnë Bashkimi Europian dhe UEFA, pasi nëse do të ishte një serb ai që do të kishte ngritur flamurin e "Serbisë së Madhe" në Tiranë ose Prishtinë, çështja do të ishte tashmë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së", ka thënë Daçiç>> (shih gazeta “Shqiptarja”, http://ëëë.shqiptarja.com/politike/2732/dhuna-politikanet-serb-sillen-si----39-shenjtore--39--fajin-ia-lene-shqiptareve-246176.html#sthash.XyvvËLlD.dpuf)

Pa dyshim se bohoritjet e urrejtjes së tifozëve serbë dhe skenat e dhunës ndaj skuadrës shqiptare janë dëshmi të faktit se shteti serb akoma është larg çdo kriteri demokratik modern ndërkombëtar, jo vetëm në kuadrin e futbollit…

Por, nga këndvështrimi i analizave më të gjera, këto skena nuk janë të izoluara dhe përbëjnë një karakteristikë kyçë të shtetit serb të të gjitha kohërave.

Shteti serb është shtet strukturalisht antishqiptar, që jeton dhe ushqehet si dragoi që përshtyp zjarr nga dhuna dhe urrejtja kundër Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Shteti serb është ai i cili jo vetëm ka zbatuar politikën e thirrjeve “Ubij ga albancu”(“Vraje shqiptarin”), por edhe e ka zbatuar sistematikisht në për gati 150 vjet, që nga invadimi i Toplicës (ish vilajeti i Nishit) më 1878 e deri në ditët tona. Krajlitë e millosheviçianët, titistët e rankoviçistët janë vërsulur si bishat kundër popullit shqiptar, popull dashamirës, popull paqedashës, popull që synon vetëm e vetëm të jetojë në liri dhe pa asnjë kolonializëm në trojet e veta.

Shteti serb, bashkë me shtetin grek, të ngërthyera në gropat e urrejtjes antishqiptare, kanë pushtuar dhe kolonizuar treva shqiptare si Toplica, Kosova historike dhe Çamëria dhe në këtë kuadër kanë dëmtuar edhe paqen dhe stabilitetin të afatgjatë në këtë rajon. Jo shteti shqiptar është një shtet abnormal që << do t’i duhen dekada, ose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve" por pikërisht shteti serb. Sepse asnjëherë shteti shqiptar nuk ka kryer krimet e masakrat ndaj serbëve ashtu siç ua ka ndodhur fatkeqësisht shumë shqiptarëve të pambrojtur, shumë nenave të cilave foshnja ushtarët serbe i kanë hequr prej barkut të tyre dhe i kanë vrarë!

Deklarata e Daçiçit i përmbahet vijes së vjetër të propagandës antishqiptare të krajlëve serbë, sipas të cilave “shqiptarët nuk janë të aftë të kenë shtet”, gjë që sot është totalisht dëmantuar. Shteti shqiptar është shtet modern, i civilizuar, që respekton të drejtat e njeriut dhe drejtat e minoriteteve, kurse Serbia ka mbetur në lloçin e bizantinizmit dhe urrejtjes shtazarake antishqiptare…

Nga ana tjetër, duhet theksuar se ribashkimi i Shqipërisë Etnike nuk është proces që <<rrezikon stabilitetin>> e rajonit. Shqipëria Etnike është pikërisht ajo që do të krijojë paqen dhe stabilitetin në rajon, sepse në Ballkan nuk do të jetë më as kolonizues (sllavo-grekë), as të kolonizuar (shqiptarë), por të gjithë popujt do të jenë të barabartë. Shqipëria Etnike, Kroacia Etnike, Greqia Etnike (jo Greqia e Madhe), Serbia Etnike (jo Serbia e Madhe) janë garantët e paqes dhe stabilitetit të rajonit në të ardhmën. Barazimi i Shqipërisë Etnike me Serbinë e Madhe që e ka bërë Daçiç në deklaratën e vet është tërësisht një taktikë dhelprarake e kryeministrit serb. Sepse Shqipëria Etnike nuk mund të barazohet me Serbinë e Madhe në asnjë moment, nga vet faktin se Shqipëria Etnike si koncept nuk do të thotë pushtim të trevave të fqinjeve, siç tenton të insinuojë propaganda dhe dezinformimet antishqiptarë, temë të rilansuar në retorikën politike me rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Një gjë do të shtoj për dhelprat në krye të shtetit serb:

Kini kujdes!Shqiptarët dinë e do të dinë t’u kundërvihen të gjithë shtazëve antishqiptarë dhe ju të dështuar do të jeni.

Shqiptarët sot e kanë ndërgjegjën më të avancuar për të drejtat e tyre kombëtare, për të drejtën e vetëvendosjes dhe dekolonizimit dhe nuk janë më ata që kanë qenë më parë, në mëshirën e fatit të Fuqive të Mëdha që mblidheshin për një çaj në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1913) dhe vendoseshin cila treva të jenë nën sundimin sllavo-grek dhe cilat të gëzoheshin lirinë…

Shqiptarët buzëqeshin sot kryelartë dhe me nder para të gjithë sfidave dhe do të bëjnë së shpejti ribashkimin kombëtar, do të kryejnë amanetin e dëshmorëve të rënë që ajo hartë, harta e Shqipërisë Etnike, që ka fluturuar si paralajmërim edhe mbi qiellin e Beogradit vrasëtar, të bëhet realitet.

Rroftë Shqipëria Etnike!