06/12/2015

CFARË LLOJ AMERIKANI MUND TË JETË KY ZOTI DELAWIE ?




Labinot Gjini 

Kur Kryetari i gjykatës françeze i thotë Avni Rrustemit se françezët janë të revoltuar me vrasjen e Esat Pashës, Avni Rrustemi e pyet atë : për cilët françezë e keni fjalën, Zoti gjykatës, sepse ka françezë dhe françezë ? 

Edhe në ditët e sotme, mediat qeveritare të cilat kanë pasur tendenca të qarta për të monopolizuar kontrollin e informacionit duke i bërë embargo zërave opozitar, po mundohen të paraqesin pozicionin e një zyrtari amerikan, siç është ambasadori Delawi, sikur të ishte vetë amerika duke folur. Mirëpo, ne e dimë se ka amerikanë dhe amerikanë dhe ambasadori Delawi, pavarësisht përfaqësimit të tij zyrtar të ShBA-ve, është vetem një lloj amerikanëve i cili përmes një skeçi simbolikë të jep përshtypjen sikur të Amerika e përmbledhur në trupin e tij. Mirëpo, bëjeni me mend sikur të kishim mundësi t'ja u shpjegonim të gjithë amerikanëve, françezëve, anglezëve, gjermanëve etj... të vërtetën se çfarë po ndodh me Kosovën. Bëjeni me mend sikur të kishim mundësi t'ja u shpjegojm atyre se qeveria jonë po i falë Malit të Zi 9 mijë hektar territor dhe po krijon një kauzi-shtet një etnikë brenda shtetit tonë dhe t'i pyesnim ata se cili do të ishte reagimi i tyre nëse një gjë e tillë do të bëhej në vendin e tyre ? Sikur t'i pyesnim ata se cili do të ishte pozicion  juaj nëse kjo do të bëhej nga qeveria juaj ? A thua se ata do t'a injoronin një çështje të tillë dhe do të vazhdonin një jetë të zakonshëme në pritje të zgjedhjëve të ardhshëme elektorale ? JO ! Historia n'a ka treguar mjaftueshëm se çfarë patriotizmi fshihet në brendësinë e këtyre popujëve. Historia n'a ka mësuar se sa miliona u vranë prej tyre në mbrojtje të çështjëve kombëtare të cilat shpesh ishin shumë më të vogla nga ato tonat. 

Pra, sikur të kishim mundësi dhe t'ju tregonim këtyre popujëve se qeveria jonë ka bërë dialogë me ish-pushtuesin vetem për Kosovën. Pra, ka dialoguar me armikun vetem për vetëvetën edhe pse ky armik nuk kishte më pushtet në vendin tonë që 16 vjet. Pra, sikur t'ju tregonim se, në rastin tonë, Serbia kishte filluar dialogun me qeverinë Isahasha nën një kornizë e cila e kufizonte dialogun vetem mbi Kosovën. Pra, e kishte filluar dialogun (Serbia) me dijenin se ajo nuk kishte as edhe një gjë për të humbur nga ky dialogë nga vetja e saj. Kurse, në anën e saj, qeveria e Kosovës kishte hedhur në pazar Kosovën dhe po negocionte për Kosovën. A thua se amerikanët, anglezët, françezët, gjermanët etj.... do të mund t'a kuptonin këtë lloj dialogu ku negociohet vetem për njërën-palë dhe jo për tjetrën ? A thua se amerikanët, gjermanët, anglezët, françezët do t'a miratonin apo edhe do t'a quanin dialogë një gjë të tillë ku vetem njëra palë ka për të dhënë, por jo edhe tjetra. Jo ! Sigurisht se ata nuk do t'a kuptonin një gjë të tillë dhe sigurisht se ata nuk do t'a miratonin këtë. Mirëpo, popujtë e këtyre vendëve mbetën tepër të painformuar nga ngjarjet të cilat zhvillohen tepër larg tyre. 

Tani, ky farë amerikani Delawi, çfarë lloj amerikani është ai kur po bënë të çuditurin me reagimin e "dhunshëm" të popullit tonë opozitar ndaj kësaj qeverie kuislinge të kontrolluar prej Serbisë dhe disa qarqëve ndërkombëtare të cilët janë qartazi në favorin e kësaj të fundit ? Cili është ky amerikanë i cili denon ashpër gjuajtjen me vezë dhe me gaz lotësjellës dhe nuk denon një dhunën reale fizike (të policisë politike) dhe simbolike të shkaktuar nga qeveria ndaj popullit të saj, ndaj zërit opozitar ? A mos është nga ata amerikanët e pandershëm, nga ata që kanë shkaktuar padrejtësi nëpër botë; nga ata  që kërkonin armë bërthamore në Irak më 2003, nga ata që kërkoni "demokraci" në Siri, Libi e Afganistan dhe që prej atëherë i kemi parë se si i kanë zgjidhur problemet e Irakut, Sirisë, Afaganistani, Libisë etj ? Mos është nga ata lloj amerikanësh të cilët,  pasi shifrat kanë kaluar milionshin e të vrarëve në këto vende,  gjithëmon nuk kanë gjetur zgjidhjen për to, por ama kanë gjetur naftë në ato vend për të importuar e për të shitur të tjerëve, kanë gjetur pasuri për të grabitur dhe për të shitur nëpër tregjet e zeza të botës, kanë krijuar treg për të shitur armatim me bollëk ? Apo, ndoshta Delawi është nga ata lloj amerikanësh që kanë prejardhjen nga ish-pronar skllevërish zezakë të cilët edhe pas anulimit të skllavërimit vazhduan t'i trajtojn zezakët si racë inferiore deri në deceniet e fundit (kujto segregacionin amerikan dhe atë jugo-afrikan). Pra, me siguri se ai nuk është nga ata amerikanët të cilët luftuan dhe luftojn për të drejtatë e njeriut, për paqen nëpër botë, për të vërtetën, për të drejtën dhe drejtësinë të individëve dhe kombëve. Pra, nuk është nga ata ambasadorët që përfaqësojn shumicën e amerikanëve që duan drejtësi, liri, dhe të vërtetën për atë që është. Mirëpo, në realitet, a dijnë me të vërtetë amerikanët se cili është problemi i Kosovës dhe cili është pozicionin i përfaqësuesëve të vetë ? A e informon drejtë ai qeverinë amerikane dhe popullin amerikanë për të bërat e tij këtu në Kosovë ? Jo. Dyshimi është tepër i madh që ai bënë një informim sipas një interpretim që ai do t'i bëjë ngjarjëve dhe rrjedhjës së tyre. Kjo u pa edhe me ardhjen e Sekretarit Amerikan, John Kerry, kur ai erdhi në Kosovë. Dukej qartazi se në mes pozicionit të tij dhe këtij ambasadori kishte dallime në diskurs dhe në qëndrime. Kjo është e vërteta e pastërt. 

Po ne shqiptarët, cilët jemi ? Jemi nga ata popujt të cilët kanë vuajtur nga synimet grabitqarë të fqinjëve të tyre dhe, sidomos, nga padrejtësitë e fuqive të mëdha të cilat gjykuan mbi popullin shqiptar dhe të drejtatë e tij vetem përmes një njohje tepër të kufizuar dhe tepër relative të cilën e merrnin nga përfaqësuesit e tyre të verbërt. Ne jemi ata të cilët po vazhdojm të vuajm edhe sot nga këta përfaqësuesë të verbërt të cilët po e gënjejn popullin e tyre dhe qeveritë e tyre. Ne jemi nga ata popujë të cilët duhet të presin një shekull që e vërteta e tyre të dalë në shesh sepse zëri ynë ishte në shurdhuesit e mediave të kapura dhe nën shurdhuesin e zërit të ambasadorëve të huaj krejtësisht të papërgjegjshëm. 

Prandaj, ne duhet të mbahemi dhe të luftojm që zëri ynë të kaloj barierat shurdhuese të ambasadorëve të huaj dhe të arrijë direkt tek veshi i popujëve që ata kinse përfaqësojn. Ne duhet të kërkojm direkt veshin dhe mendimin e qeverive dhe të popujëve françezë, anglezë, amerikanë, gjermanë.... Ne duam t'i pyesim direkt ata se cili do të ishte mendimi i tyre për sjelljen e ambasadorit të tyre dhe, eventualisht, të qeverisë së tyre për ngjarjet që po ndodhin në Kosovë ? Sepse, ne e dimë se ka amerikanë dhe amerikanë, ka françezë dhe françezë, ka anglezë dhe anglezë, ka gjermanë dhe gjermanë.... dhe ne e dimë se shumica absolute e tyre nuk e mbajn për vlerë padrejtësinë, gënjeshtrën, mashtrimin, tradhëtinë. Bile, jemi të bindur se me një informim të drejtë as vetë qeveritë e tyre nuk do të mbajn qëndrime pro një qeverie të korruptuar, kriminale dhe e cila konsiderohet si tradhëtare nga populli i saj në Kosovë. 

Pra, ne nuk jemi kundër Amerikës, Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe as kundër popujëve të tyre/ Mirëpo, ne jemi kundër atyre që vlerat e vërteta të këtyre vendëve dhe popujëve mundohen t'i menjanojn këtu në Kosovë duke promovuar anti-vlerat e tyre personale e grupore të grumbulluar nëpër ambasadat e tyre ku bëhen pazare me fatin e popujëve të shumëvuajtur. Ne thirremi në vlerat Perendimore të ndarjës së pushtetëve; të demokracisë së votës (përfaqësuese), dhe përtej votës, të demokracisë direkte (referendumit); të drejtësisë; të sinqeritetit; të ligjshmërisë (sipas respektimit të hierarkisë së tyre) etj. Të gjitha këto vlera, janë përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shtetëve të cilët, së bashku me një pushtet të korruptuar vendas, i kanë shkelur me të dy këmbët dhe, në vend të tyre, kanë ndërtuar një sistem të korruptuar dhe kriminal nga këmbët e deri tek koka e tij. Janë këta përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shtetëve të cilët kanë vendosur ligjinë e zarfit dhe jo ligjin e buruar nga vullneti i popullit. Janë këta ambasadorë, së bashku me këta tanët, të cilët po e detyrojn popullin shqiptar t'i kap edhe armët dhe, pastaj, po thonë se dhuna nuk është zgjidhje e duhur.  


Mirëpo, përgjegjësia e çdo dhune të ardhshëme është tek Zoti Delawi dhe dostat e tij ambasadorë e qeveritar të Kosovës. Populli ka duruar mjaft sjelljet tuaja të papërgjegjshëme. Ka duruar mjaft ligji tuaj të zarfit. E gjithë kjo duhet të marrë fund këtu në vendin tonë. Populli shqiptar kërkon të respektohet vullneti i tij. Dhe, këtë vullnet nuk do të jetë një përfaqësues amerikan apo cilido qoftë ai që do t'a ndal përmes gënjeshtrave, mashtrimëve që ai mundohet t'i bëjë ndaj popullit shqiptar dhe ndaj popullit të tij. Vlerat tona, nëse nuk janë edhe vlerat tuaja, ato janë vlerat edhe të popullit tuaj. 

No comments:

Post a Comment