08/12/2015

Ish-Veprimtarët e LPK-UCK-së dhe të Fondit Vendlindja Thërret kërkojn anulimin e marrëveshjëve






Nga takimi i ish -Veprimtarëve tëLPK – UÇK-së dhe te Fondit te luftes ,,Vendlindja Thërret,,.

Leter e hapur drejtuar:
Kryetares së Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga.
Kryetarit te Kuvendit te Republikes se Kosoves, z. Kadri Veseli
Kryeministrit të Kosovë, z. Isa Mustafa.
Kryetarit të PDK-së, z. Hashim Thaçi,
Kryetarit të LVV-së, z. Visar Ymeri
Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj
Kryetarit të NISMA-s, z. Fatmir Limaj




Te nderuar,

Ne ish- Veprimtarët e LPK-së dhe të Fondit,,Vedlindja Thërret,, ish pjestar të UÇK-së , me shqetësim të madh jemi duke përcjellur zhvillimet politike në Republikën e Kosovës. Që nga viti 2008, kur Kosova u shpall Republikë e pavarur dhe sovrane, ne kemi besuar se institucionet shtetërore kanë kapacitet intelektual, politik dhe moral për t'i lëvizur përpara proceset politike dhe ekonomike, në mënyrë që çështja kombëtare dhe e shtetit te Kosovës të forcohet. Fatkeqësisht, proceset politike të deritanishme kanë treguar të kundërtën!
Deri më tani, të gjitha legjistraturat institucionale te Republikës së Kosovës: Qeveria, Presidenti/ja, dhe Kuvendi, kanë pësuar regres, qe nga stagnimi i njohjeve , futja e fusnotës, fillimi i bisedimeve "teknike ", të cilat u shëndrruan në negociata tërësisht politike, treguan se brenda faktorit politik shqiptar në institucione të dalura nga zgjedhjet demokratike ka defekte të mëdha.

Institucionet e Republikës së Kosovës në vend se të punonin për interesa të vendit për ç'ka i fituan zgjedhjet, në vend që të punojnë në të mirë të zhvillimit politik dhe ekonomik të Republikës, duket qartë se ata punuan jo në interes të qytetarëve, por ata dëshmuan deri tani se, për interesa të ngushta partiake, rajonale e klanore, janë në gjendje ta shesin interesat e vendit.
Dëshmia me e fundit për këte fakt janë: Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi.
Aq më tepër që pas këtyre skandaleve politike, udhëheqjet politike të Kosovës nuk janë në gjendje ta qojnë jo vehten, por asnjë zyrtar të tyre në institucionin e dorëheqjes.

Republika e Kosoves, lëre që nuk arriti të sigurojë njohjet e nevojshme për antarësim në mekanizmat ndërkombëtar, por institucionet e Republikës së Kosovës, dështuan edhe në politikën kombëtare dhe ndërkombëtare, gjatë bisedimeve me Serbinë, të cilat u organizuan në Wien dhe Bruksel.

Këto institucione, duke qenë të pa përgjegjshme karshi kërkesave dhe nevojave të popullit dhe shtetit të Kosovës si dhe në kundërshtim me kërkesat edhe të opozitës politike, në krye te ekipit negociator, emruan kuadro të pa përgjegjshme, të pa pergatitur sa duhet ne aspektin politik,intelektual, kombëtar dhe moral.

Si pasojë e kësaj, Kryeministrat, HashimThaçi me heret dhe tash Isa Mustafa, u detyruan që komunitetit serb t’i njohin të drejtën e krijimit te një mini shteti serb në kuadër të Republikës së Kosovës, me çka i lejuan në mënyrë legale që Serbia të ketë ndikim në vendim marrjet politike dhe shtetërore tëKosovës.
Poashtu edhe komisioni për vendosjen e kufinjëve me Maqedoninë dhe Malin e Zi, të udhehequr nga politika jo parimore dhe në kundërshtim me ineteresat e vendit, këtyre shteteve fqinje ua fali mijera hektar tokë. Si pasojë e këtyre vendimeve të gabuara u rritën pakënaqësitë e qytetarëve të Republikës, por edhe të partive opozitare, të cilat në pamundësi që t’i pengojnë këto procese antikombëtare në Parlament, u detyruan të dalin rrugëve për të protestuar kundër gjithë padrejtësive që po u bëhen qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Në anë tjetër, Qeveria dhe Parlamenti, me arrogancën dhe fodullëkun e tyre karshi kërkesave të protestuesve, nuk arritën që të menaxhojnë policinë e shtetit, por ato u vërsulen mbi protestues duke rrahur, dhunuar dhe burgosur kundërshtarët politik me metoda komuniste.
Ne jemi kundër legalizimt të shitjes së tokave të Kosovës përmes komisionit dhe komisionerëve siç është rasti i 9.000 km që ju kanë falur Malit të Zi.
Jemi kundër formimit të Asociacionit te komunave serbe me kompetenca ekzekutive dhe vendimmarrëse që ju kanë dhenë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës dhe kërkojmë që për këtë dikush te jep llogari para shtetit te Kosovës, prandaj në këtë rrafsh, jemi me kërkesat e opozitës së bashkuar!

Ne jemi kundër politizimit të policisë që po tenton ta bëj Qeveria, por poashtu jemi kundër veprimeve vandale të opozitës që thyen dhe dëmton pasurinë e shtetit të Kosovës, andaj kërkojmë veçanarisht nga udhëheqësit dhe anëtarët e Vetvendosjes që këto metoda të dhunës t'i largojnë nga manifestimet protestuese!

Të gjitha këto arsye që i thamë më lartë, por edhe arsye tjera, neve si veprimtar të çeshtjes kombëtare, të cilët dhamë djersë, gjak dhe gjymtyret e trupit, nëpër beteja çlirimtare, na detyruan të mblidhemi sot, dhe t’u drejtohemi juve zonja dhe zoterinjë me kërkesën për dialog, maturi, mirëkuptim, paqe dhe bashkëpunim, me keto kerkesa:

1. Që Parlamenti i Republikës së Kosovës të anulojë marrëveshjen për të ashtuquajturin Asociacion i Komunave Serbe,
2. Që Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, të anulojnë marreveshjet me Malin e Zi, lidhur me demarkacionin e kufirit.
3. Që protestat e opozitës së bashkuar të jenë në shërbim të zgjidhjes së problemeve në Kosovë, ndërsa te ndalohet anarkia, dhuna dhe shkaterrimi i pasurise sheteterore dhe private,
4. Që partite politike të pozites dhe asaj të opozites së Republikës së Kosovës, t'i lënë anash inatet dhe interesat personale dhe të punojnë për interesat kombëtare dhe shtetërore, për hir të gjakut të derdhur për liri .
5. Që pushteti aktual PDK – LDK, të ndaloj përdorimin e dhunës, përmes së cilës mund te shkaktojë përplasje dhe tensione të cilave nuk do t'i dihet fundi.
6. Që të normalizohet situata politike dhe e sigurisë në vend, për hir të gjeneratave të ardhshme, për hir të interesave të atdheut dhe të kombit.

Nga mos përgjegjësia juaj politike dhe kombëtare, pasojat në të ardhmen do të jenë të paparashikueshme, ndërsa faji dhe mallkimi, do të bie mbi te gjitha partite politike shqiptare, si të pozitës ashtu edhe të opozitës së bashkuar….!!!

Zvicër, 25.11. 2015,
Ish -Veprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës.

No comments:

Post a Comment