08/12/2015

NGA DY STANDARDE TË DREJTËSISË NA U BËNË TRI


Xhevat Bislimi

(Deputetët e dënuar për të njejtën vepër me tri standarde!!)


Për hedhje të gazit lotësjellës në Kuvendin e Republikës së Kosovës (për të njejtën vepër) (anti)drejtësia e Republikës sonë ka përdorur tri kute-standarde: sipas deputetit edhe masën ndëshkuese!! Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi u dënuan me masën e arrestit me burg (paraburgim), ndërsa Ismail Kurteshi, Haxhi Shala e Fisnik Ismajli me masën e arrestit-burgimit shtëpiak (për të njejtën vepër)!! Sot, deputeti Pal Lekaj, për të njejtën vepër u ftua në prokurori dhe u la i lirë, as i mbyllur në burg, as i mbyllur në shtëpi!! Ishin dy standarde-kute e sot u bënë tri standarde-kute për të njejtën vepër!! Kjo është (anti)drejtësia e Kosovës e komanduar dhe dirigjuar nga politika e më të fortit!! E vërteta është se këta deputetë nuk kanë kryer vepër penale me gasin lotsjellës, por u ndoqën e dënuan si kundërshtarë politikë të koalicionit LDK-PDK-Lista Serpska, si mbrojtës të Republikës dhe të tokës së saj!! Siç e ka nisur kjo (anti)drejtësia e Isahashimit pres që ajo ta krijojë edhe një standard të katërtë për të njejtën vepër! Nuk do të habitesha që ndonjëri nga deputetët që ka hedhur gasin lotsjellës të shpërblehet-dekorohet nga kjo (anti)drejtësi sakjshmërisht e politizuar!! Prandaj, kam shkruar para ca ditësh që deputetet e dënuar me arrest-burgim shtëpiak nuk do të duhejë ta respektonin këtë masë ndëshkuese, këtë antidrejtësi... Loja po vazhdon! Uroj që kjo lojë e prapaskenave, e skutave të errëta dhe kumorit të mos bjerë, si gjithmonë, në kurriz të Republikës dhe të popullit të saj! Kjo do t'i dëshpronte edhe më shumë shqiptarët !

No comments:

Post a Comment