(Për Kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin)
Xhevat Bislimi*
Mbrëmë po dëgjoja lajmet ku në ekran u shfaq edhe Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe kronika për vizitën e tij në Spaq... Ajo që nuk më besohej se po e dëgjoja nga goja e një Kryetari shteti ishte krahasimi që po i bënte Bujar Nishani burgut të Spaçit me Aushvicin, Mathauzenin e me kampet tjera naziste të përqëndrimit-shfarosjës!! Republika e Shqipërisë, pavarësisht sistemit të saj shoqërorë e ekonomik, pavarësisht partisë dhe ideologjisë sunduese, ishte shtet, prandaj, si të gjitha shtetet, kishte edhe burgjet. Në ato burgje mbaheshin të burgosurit që kishin kryer vepra të ndryshme të denueshme nga ligjet e kohës. Midis këtyre të burgosurëve mund të kishte edhe ndonjë të pafajshëm, të denuar kot. Kushtet në burg janë të rënda dhe zakonisht të papranueshme për njeriun, por kështu e kanë burgjet! Mirëpo, t'i krahasosh burgjet shqiptare, të shtetit tëndë me kampet naziste të përqëndrimit dhe shfarosjës o je idiot, o je i shitur te djalli!
Kishte edhe ndonjë të burgosur për arsye politike, propagande, etj. Por, në vitin 1985 nuk ishte Republika e Shqipërisë ajo që mbante vendin e parë në Evropë për të burgosur politikë (natyrisht për kokë banori), por ishte Britania e Madhe! Por, edhe sot, vendin e parë në botë për të burgosur (për kokë banori) e mban Amerika, ndërsa vendin e dytë Rusia!
Pastaj, ju zoti Kryetar si nuk u kujtuat ta dënoni Jugoserbinë për arrestimin, torturimin, mbytjen në burgje dhe dënimin e mbi 700 000 bashkëkombësve tuaj (shqiptarë të Kosovës së pushtuar...) për arsye të pastra politike dhe vetem politike e kombëtare! Arrestoheshin, dënoheshin, torturoheshin dhe mbyteshin në burgje shqiptarët e krahinave të pushtuara të Shqipërisë vetem e vetem pse ishin shqiptarë!! Të mos flasim për kushtet e burgjëve në të cilat mbaheshin shqiptarët! Spaçi ishte lule e dritë në krahasim me burgjet jugoserbe!! E, megjithatë, nuk dëgjuam ndonjëherë që t'i kujtonit këta shqiptarë, që ishin gjysma e kombit, dhe vuajtjet e tyre në burgjet jugoserbe!! Nuk po t'i kujtoj këtu edhe tragjeditë, vuajtjet, dhembjet dhe tronditjet që partia dhe kryetari juaj, Sali Berisha, i keni shkaktuar popullit shqiptar! A të kujtohen ndonjëherë ata mijëra djemë e vajza që u vranë në lule të rinisë për gjakmarrje, për drogë, për prostitucion, duke ikur nga vendi me motoskafa, etj?! A të kujtohen ndonjëherë ato mijëra vajza që në kohën tënde u trafikuan për të shitur trupin e tyre të njom rrugëve dhe bulevardëve e bordelëve të Evropës?! Po shkatërrimi dhe djegia e vendit nga partia juaj dhe nga kryetari juaj, a të bie ndërmend ndonjëherë?! Boll marre e faqja e zezë! Kryetari që do të duhejë të ishte simbol i bashkimit, mirëkuptimit dhe unitetit po bënë të kundërtën: Ai po bënë propagandë partiake, po përhapë urrejtje ndërshqiptare edhe pas një çerek shekulli, po mbjellë përçarje e ngatërresa dhe po përpiqet ta tërheq vendin në një "konflikt" ideologjik! Shqiptarët tanë të mirë, zoti Kryetar, e kanë një fjalë të urtë: "Gjella me kripë e kripa me karar". Apo jo zoti Bujar Nishani?!
* Z. Bislimi ishte i burgosur politikë në burgjet jugosllave
No comments:
Post a Comment