20/12/2015

Letër nga burgu i pjesëtarit të Grupit të Kumanovës kundër “udbashëve”


Valdet Zekaj, njëri nga pjesëtarët e arrestuar të grupit të Kumanovës më 9 dhe 10 maj, ka dërguar edhe një letër përmes familjarëve të tij në gazetën “Lajm”, të cilën u a sjellim të plotë në vazhdim:
Nuk duam mëshirë as ndihmë nga të ligët. Është turp që pas shtat muajve e keni parë që shkova të luftoj kundër terroristëve ISIS; e keni parë që jemi pa hile e tash si dhelpra u bëtë human. Edhe nëse kalbemi në burg të regjimit sllavo-osman në Prilep nuk duam ndihmë nga shteti, sepse e shkatërruat Kosovën. Mua do të më vinte turp të mos kontriboja për çlirimin e kombit tim. Ne jemi në burg, ndërsa ju tradhtarë, e bijtë e bijatë e udbashëve jeni me kollare në zyra, në gjykata e në ministri. Në fund hapet fond në emër të grupit, përsëritje e 3%-shit, vendlindja thërret, ku jeni shqiptar ku jeni tretur apo aq shumë na është përzier gjaku me sllav e osman, çohuni o Shqipe. I vetmi shqiptar Ylber Hysa në fillim na vizitoi e askush tjetër. Me siguri ju ishit në pushime e në seminare. Nuk duam as LDK as PDK as BDI as PDSH, ne duam shqiptarizëm jo udbasha e bijtë e udbashave. E doni presidentin historik Ibrahim Rugova, ja ndërtuat varrin të birit të tij për së gjalli. I keni burgosur çlirimtarët, i vratë çlirimtarët, u gëzuan tradhtarët. Ne ishim të gatshëm të japim jetën për komb, ju e injoruat. Na tregoni kush jeni ? Avokatët Shqipfolës kanë tarifa të mëdha dhe po shiten patriotë ! O popull, e dua shqiptarinë më shumë se veten. Vëllezër ku ishit kur djemtë e kombit qëndruan dy ditë te mali në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan. As ujë, as bukë, as strehë nuk ju bëtë trimave. Të ju mallkojë gjaku e vullneti i trimave çlirimtarëve, kurrë ditë nuk dot shihni. Ne nuk duam as Katica e as Vesna ne duam ndërkombëtar, mbushuni mend o popull i dashur. Nuk jemi as “selamalejkem”, as “svetaboga zdravo”, po jemi TUNGJATJETA. Jem falënderues, ZOTI I BEKOFT SHBA, AMERIKANËT, SHQIPTARËT E VERTET DHE EVROPEN PERËNDIMORE. Nuk do të ndalemi me letra deri sa ta kuptoj Shqiptaria të vërtetën dhe se ku është hilja.

No comments:

Post a Comment