20/12/2015

QEVERIA ISA-HASHIMI NË PANIK



Xhevat Bislimi

Mbetja në fuqi e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës (me përjashtim të atyre serbe, sepse ata kanë pasaporta serbe!!...) ka shkaktuar panik të përgjithshëm te qeveritarët ! Kryeministri tashmë jolegjitim dhe zëvendësi i tij "shpërthyen" në deklarata e prononcime të pakontrolluara, të pamenduara dhe gjithë mllef kundër Bashkimit Evropian !! Si me magji, pas dy dite "ndryshoi" gjendja shpirtërore dhe mendore e këtyre drejtuesve të një qeverie të armiqësuar skajshmërisht me popullin e saj, nga njëra anë, dhe të miqësuar skajshmërisht me Serbinë, nga ana tjetër !! Raporti i Bashkimit Evropian, i hartuar në një mënyrë që mund të shpjegohejë nga qeveritarët e panikuar si mundësi për liberalizimin e vizave, "i dha krah" qeverisë dhe zyrtarëve të saj të lartë !! Fan Noli i madh do të thoshte : "ky Feridi faqe ndrron, dje shante sot lavdëron"! Edhe Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa që derdhen gjithë mllefin e tyre kundër Bashkimit Evropian e që thirren edhe për protestë, por shpejt u tërhoqen, sepse qytetarët do të protestonin dhe po protestojnë kundër tyre, ndrruan faqe dhe nisen ta lavdëronin BE-në dhe raportin për liberalizimin e vizave!! Ky ndrrim i faqës u bë kryesisht për t'i qetësuar-mashtruar qytetarët tanë se tashmë e kishin "fituar" liberalizimin e vizave !! Bekim Collaku i Hashimit sonte po tundte si një flamur-lecke raportin e BE-së (Komisionit Evropian) për Kosovën para gazetarëve, duke thënë se "ky është raporti i fundit, s'ka më raport për Kosovën-liberalizimin e vizave" !! 

Ndërsa Skender Hyseni i Isa Mustafës shkruante, për t'i mashtruar qytetarët, se kishte folur me Avramopoulisin, të cilit i kishte kërkuar "datën e saktë" kur mund të lëvizin qytetarët e Republikës së Kosovës pa vizë në BE!! Gjithë kjo fushatë e propagandë mashtruese po bëhet për t'i qetësuar-mashtruar qytetarët tanë edhe për ndonjë ditë, të cilët janë tepër të pakënaqur dhe të indinjuar nga politikat e papërgjegjshme dhe antikombëtare të kësaj qeverie hajdutesh e matrapazesh!! 

Pati, aty-këtu e tek-tuk edhe ndonjë që besoi naivisht se fajin na e ka BE-ja, që nuk është pa faj, e jo qeveria dhe institucionet tona të korruptuara e të shantazhuara!! Fajin e vetem BE-ja e ka që i ka mbështetur dhe po i mbështet, natyrisht për qëllimet e saj pragmatiste, këta qeveritarë dhe politikanë të korruptuar e te shantazhuar dhe ky nuk është faj i vogël ! Por, fajtore dhe përgjegjëse kryesore janë institucionet e Republikës së Kosovës, sidomos qeveria e sotme dhe ato para saj... Janë këta qeveritarë dhe këto institucione që nuk po ia dalin t'i heqin "vizat" për qytetarët tanë as brenda Republikës sonë !! Qytetarët tanë, shqiptarët edhe 16 vite pas luftës nuk mund të shkojnë pa "viza" në Veriun e tyre dhe as nuk mund të kthehen e të jetojnë në shtëpitë e tyre përtejë Ibrit !! Pesë vite Kryetare Atifetja dhe asnjëherë nuk ka guxuar të shkelë në Veriun e Republikës sonë, sepse nuk i jepte "vizë" Serbia !! Gjashtë-shtatë vite kryeminister Hashimi dhe asnjëherë nuk ka guxuar te shkojë përtejë Ibrit, sepse nuk kishte "vizë" nga Serbia !! E vetmja Edita e kishte marrë një "vizë" nga Serbia vetëm për një kafe andej Ibrit!! Turp të kërkojnë këta sharlatane liberalizim të vizave nga BE-ja!! Ishte përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Zhbogari, që "guxoi" të deklaronte të vërtetën: nuk garantoj se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në vitinë 2016". Kjo e vërtetë dhe ky "guxim" e bëri shumë nërvoz Bekimin e Hashimit, i cili tha publikisht se "nuk e vendosë këtë punë Zhbogari"! Standardet që kërkohen nga BE-ja për t'u plotesuar janë të një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe për liberalizimin e vizave... Këto standarde-kushte nuk mund t'i përmbushin këta qeveritarë që janë shkaktarët direkte dhe indirekte të kesaj gjendjeje... 

Edhe me "raportin e fundit" Komisioni Evropian (BE-ja) po bën politikë dhe po kërkon të blej kohë për ta shtyrë projektin e saj: zbatimin e marrëveshjëve me Serbinë dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë për marrëveshje dhe koncesione të reja!! BE-ja dhe të gjithë "dashamirët" e Republikës së Kosovës e dinë saktë se Gjykata Speciale dhe se zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë në dëm të Kosovës dhe arritja e marrëveshjëve e koncesionëve të reja mund të bëhen vetem me këtë qveri dhe me këtë soj e sorollop qeveritarësh e politikanësh...

No comments:

Post a Comment