22/12/2015

Kush ishte babai i Shpend Maxhunit, Enver Maxhuni ?



Në Vushtrri dhe rrethinë kanë qenë të njohur besnikët e regjimit titist si: Enver Maxhuni, Zeqir Sadriu, Florim Maloku, Fadil Syleviqi e të tjerë, të cilët në vitin 1981 vepruan energjikisht kundër demonstruesve shqiptarë që kërkonin liri, drejtësi e barazi.

Nga Hazir Xhaka*


Unë, Hazir Gjaka, si njeri që i kam përjetuar këto tmerre nga këta udbashë, i bëj me dije opinionit publik se Enver Maxhuni, në vitin 1981 ishte arsimtar i një shkolle fillore dhe ndërkohë emërohet inspektor i Sigurimit shtetëror jugosllav. Së bashku me të ka vepruar edhe Zeqir Sadriu. Veprimtaria e tyre në zbulimin e nacionalistëve e irredentistëve ishte fokusuar në komunat: Vushtri, Skënderaj, Mitrovicë.

Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu, përmes një dëshmitari të rrejshëm i montuan një vepër penale, veprimtarit, Bali Dërvishi, tani i ndjerë, i cili u dënua 13 vjet burg, vetëm sepse kishte marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981 dhe bashkëshortja e tij, Rrahime Dërvishi kishte lidhje familjare me familjen e veprimtarit, të burgosurit politik, Adem Demaçi.

Pas lirimit nga burgu këta dy policë vazhdimisht e kishin shantazhuar Bali Dervishin dhe të burgosurit e tjerë politikë.

Më 29 mars 1989, Enver Maxhuni kishte urdhëruar izolimin e Bali Dërvishit, me ç’ rast gjatë mbajtjes në burg ishte maltretuar mizorisht. Ishte maltretuar edhe bija e tij, Afërdita Dërvishi e moshës 15-vjeçare, nxënëse e shkollës fillore, “Muharrem Bekteshi”.

Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu kishin arrestuar edhe grupin e veprimtarëve ilegalë:Qerkin Peci nga Mitrovica, Rexhep Mehmeti dhe Shefqet Dibrani nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë, në vitin 1981.

Këta tre veprimtarë u dënuan me burg të rëndë dhe gjatë kohës së burgut u maltretuan ashtu si të gjithë të burgosurit shqiptarë.

Këta policë kanë arrestuar edhe Xhavit Deliun nga Vushtrria, i cili kishte qenë në punë në Fabrikën e Akumulatorëve në Mitrovicë. Derisa po kthehej në shtëpi ai iu bashkohet demonstruesve, ndërkohë që ishte akuzuar si organizator dhe njeri që i kishte nxjerrë nxënësit e shkollës fillore “Muharrem Bekteshi” në demonstrata. Ai ishte dënuar me burg të rëndë.

Me Rastin e 1-vjetorit të demonstratave të Marsit e Prillit të vitit 1981, Zeqir Sadriu dhe Enver Maxhuni arrestojnë Mon Hotin nga Vushtrria për organizim të demonstratave. Mon Hoti ishte dënuar me burg të rëndë.

Një veprimtari të tillë denoncuese ka zhvilluar edhe Florim Maloku, milic i Njësisë Speciale në vitet ’80 e më vonë. Ai ka vepruar në bashkë-ujdi edhe me milicin e njohur të Serbisë, Fadil Syleviq, i cili madje u fut edhe në radhët e UÇK-së. Florim Maloku është marrë me trafiqe, thonë se ka ndihmuar luftën me derivate të naftës, ka ndihmuar TMK-në me vetura të vjedhura në Serbi, etj. Së bashku me disa bashkëpunëtorë ka vjedhë filialin e Pro-Kredit Bankës, në Shkup të Maqedonisë dhe është dënuar me pesë vjet burg.

Për Fadil Syleviqin opinioni di më shumë se unë, por unë e di se ai ka bashkëvepruar me këta milicë-policë e sidomos me Florim Malokun.

Për të gjitha këto të dhëna të prezantuar në këtë shkrim kam dëshmitarë personat e apostrofuar dhe shumë e shumë të tjerë. E di se askund në botë nuk dënohet djali për veprat e babait apo të vëllait, por më duket se në raste të tilla, kur bijtë e ish bashkëpunëtorëve të regjimit okupator postohen në poste të larta të institucioneve të Kosovës, duhet që të kërkojnë falje publike për veprat e baballarëve apo familjarëve të tyre, madje edhe të denoncojnë publikisht veprat e tyre, përderisa dihen botërisht.

Çuditërisht në Kosovë ka pasur rreth 10 mijë apo më shumë milicë shqiptarë dhe asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar falje për veprimet në dobi të pushtuesit e në dëm të popullit. Nuk ka kërkuar falje asnjë prej qindra e mijëra punëtorëve të SPB-së federale dhe të Kosovës. Ne nuk po kërkojmë lëçitjen e tyre, ashtu sikur ata kanë vepruar me familjet e atyre, që iu kishin burgosur apo vrarë më të dashurit e tyre.

Megjithatë mendojmë se djali i ish-milicit, kur të postohet në një post me rëndësi, duhet të paktën të bëjë një paraqitje të distancimit moral, prej veprave antikombëtare të babait.

Përse të burgosurit politikë të Kosovës nuk reagojnë kundër këtyre dukurive të dënueshme kombëtarisht?

Për të gjitha deponimet në këtë shkrim mund të përgjigjem me fakte e argumente.

_______________________

*Hazir Gjaka, ish i burgosur dhe i përndjekur politik në vitet ‘80

E bija e veteranit vuan nga tumori në kokë, nuk ka para për ilaçet e saj


Familja Krasniqi nga fshati Kaçanik i Vjetër, përjeton vuajtje të mëdha në kohën e lirisë. Muzaferi, dikur ushtar i lirisë, ka harruar se çka është buzëqeshja. Vajza e tyre Mirlinda, 14-vjeç, që para një viti po lufton me tumorin në kokë ndërsa ai është dorëzuar nga pamundësia për t’i ndihmuar të bijës. Rruga e lotëve nëpër fytyrën e prindërve të Mirlindës ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Ata kanë harruar buzëqeshjen; gëzimin s’e njohin më dhe as që mund ta kujtojnë lumturinë. Janë këta dy njerëz që dikur Kosovës dhe popullit i ndihmuan me gjithçka që patën; burri qe në front të luftojnë armikun e një populli, ndërsa gruaja pranoi që të jetojë vetëm me fëmijët. Ndërsa sot, të gjunjëzuar para Zotit, ata s’kanë fuqi të ndihmojnë as gjysmën e shpirtit të tyre, vajzën e tyre Mirlindën 14-vjeçare, e cila vuan nga tumori në kokë. "Lajmin e kemi përjetuar shumë keq. Më erdhi shumë papritur. Nuk mundem as ta përshkruaj si jam ndier atë natë. Kam qenë krejt i hutuar dhe i përhumbur, sepse gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte se nuk kam mundësi për ta shëruar vajzën dhe vetëm do të më duhet ta shoh duke vuajtur për çdo ditë”, tregon Muzaferi. Ndihma sociale që merr Muzaferi nuk është e mjaftueshme as për sigurimin kushteve elementare për jetë, e lëre më për trajtimin e një sëmundjeje siç është tumori. Sipas tij, është e pamundur që me një ndihmë sociale t'u bëhet ballë shpenzimeve për terapinë që vajza e vetme e tij duhet ta marrë në spitalin e Prishtinës. “100 euro i marr si ndihmë sociale, ndërsa terapitë e vajzës kushtojnë nga 500 deri në 600 euro në muaj. Tri herë në javë i ka vetëm kontrollet, por mund të ketë edhe më shumë, sepse nëse nuk i del gjaku mirë, duhet të qëndrojë me javë në spital”, thotë Muzaferi. E gjendur në një gjendje të vështirë financiare, familja Krasniqi kërkon nga shqiptarët t'a ndihmojnë Mirlindën për t'a luftuar tumorin. Mirlinda është operuar para një viti, ndërsa ka nevojë të operohet sërish. Si kompensim për ndihmën e njerëzve, ata luten që Zoti kurrë të mos sprovojë asnjë prind ta përjetojë atë që po përjetojnë këta. 

Për të ndihmuar këtë familje në nevojë, më poshtë ju sjellim kontaktet dhe llogarinë bankare: ProCredit Bank Emri Mbiemri: Muzafer Krasniqi Nr. llogarisë: 1171152289000163 Nr. i telefonit: 045 535 224

20/12/2015

Mbi 6.2 milionë euro për kthimin e serbëve në 7 komuna të Kosovës






Kosova ende brengoset për kthimin e serbëve në fshatrat që ata kanë jetuar më parë. Ministria për Kthim, Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, si dhe organizata IOM, vazhdojnë të financojnë në kthimin e tyre, ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive të serbëve në Kosovë. Megjithatë, kohëve të fundit, buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës po shihet shpenzim i kot.

Vetëm në vitin e kaluar komunitetit serbë në Kosovë iu janë ndarë buxhet prej 6.211.000 euro. Nga këto mjete kanë përfituar shtatë komuna. Ajo e Obiliqit, Gjilanit, Shtërpcës, Pejës, Klinës, Istogut dhe Suharekës.

Sipas përfaqësuesve të IOM-it në Kosovë, zbatimi i projektit të IV-të RRK IV të BE-së ka filluar në nëntor të vitit 2014 dhe do të zgjasë deri në muajin prill të vitit 2017.

“Gjatë vitit të parë të zbatimit janë rindërtuar 118 shtëpi për refugjatët e zhvendosur, ndërsa në total deri në 250 shtëpi priten të rindërtohen deri në fund të projektit”, thuhet në përgjigjet elektronike të përfaqësuesve të IOMI-it për KosovaPress.

Organizata IOM sqaroi për KosovaPress se përfituesit e mundshëm nga të shtatë komunat e projektit do të merren parasysh për ndihmë në ofrim të strehimit dhe komponentët e tjerë të ri integrimit të projektit, si gra ntet, ndihma sociale ekonomike dhe gjenerimin e të ardhurave. Kjo ndihmë përfshin edhe përfituesit potencialë nga fshati Mushtisht, komuna e Suharekës, pas rekomandimeve të Grupit Punues Komunal të përcaktuar në vendimin ndërministror të kryesuar nga MKK.

Nënkryetari i komunës së Therandës, Rexhep Kuqi i tha KosovaPress-it se kanë pasur disa takimeme përfaqësues të të zhvendosurve të komunitet serbë, por ai tha se nuk është momenti i duhur për kthimin e tyre në fshatin Mushtisht.

Kuqi: Fshatarët e Mushtishtit nuk janë në disponim të mirë për pranimin e komuniteteve

“Për momentin ajo që mund të ju them është se nuk ekziston disponimi i mirë i komunitetet pritës, i fshatit Mushtisht , i liderëvetë fshatit Mushtisht, për pranimin e komunitetit serb. Ne kemi provuar t’i kontaktojmë edhe liderët e partive politike të fshatit Mushtisht por nuk kemi pasur sukses. Me kryetarin e fshatit jemi takuar disa herë dhe ai ka tentuar. por për momentin ata të gjitha përgjegjësit ia hedhin nivelit qendror, jo pse ndodhi, atëherë ishte afera e ministrit Jabllanovic, pastaj ngjarjet tjera që po zhvillohen në Kosovë dhe kështu e thonë , ndoshta edhe para mediave e thonë, se për momentin nuk jemi të gatshëm t’i pranojnë ish vendasit e tyre”, tha ai.

Kuqi gjithashtu tha se si qeveri komunale duhet ti respektoj të drejtën e gjithsecilit për pronën e vet dhe të drejtën e kthimit në shtëpitë e tyre, por pa një koordinim të mirë me komunitetin pritës kjo nuk mund të bëhet. Por ai beson se ky proces do të kalohet dhe gjithçka do të shkoj si duhet.

Për këtë temë KosovaPress ka tentuar disa herë të kontaktoj me ministrin për Kthim dhe Integrim , por ata asnjëherë nuk u janë përgjigjur kërkesave tona në lidhje me këtë temë.

Përndryshe në fshatin Serbicë e ultë të komunës së Prizrenit, tash e 4 vite janë ndërtuar 19 shtëpi,të cilat janë thyer e janë vjedhur disa herë për shkakun që qytetarët serbë që ju ndanë shtëpitë, nuk u kthyen për të jetuar aty.

Ata ishin disa herë për të shikuar se çfarë po ndodh me shtëpitë e tyre, por asnjëherë nuk u kthyen aty për të jetuar, tha kështu kryetari i fshatit, Alush Gashi.

Gashi tha për KosovaPress se kanë qenë 19 familje serbe me 99 banorë, të cilëve edhe ju janë ndërtuar këto shtëpi. Disa janë ndërtuar të reja, e disa janë riparuar. Shtëpitë ishin të kompletuara me inventar të brendshëm dhe me të gjitha pajisjet të nevojshëm, tha Gashi.

Gashi: Shtëpitë janë demoluar sepse serbët nuk janë kthyer.

Video:

“Ata nuk janë kthyer fare veç kanë ardhur në vizita dhe dalëngadalë disa shtëpi janë demoluar, janë marr bojlera të mëdhenj e të vegjël, dyer e dritare të plastikës . Ka disa shtëpi që i kanë marr edhe kulmet ,kush i ka marr ne nuk e dimë ndoshta edhe fshatrat për rreth që kanë qenë të vobektë , ja kanë marr çeremidet, ndonjë dru dhe kështunormal shtëpia pa të zotin e vet edhe demolohet edhe ne shqiptarët po ti lëmë shtëpitë e me shkuar andejpo ndodhin që po na thyhen edhe janë thyer kështu që nata ështëe fshehur”,tha ai .

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani ka thënë se duhet të rishikohet çështja e ndarjes së mjeteve për minoritet.

Osmani: Ndarja e mjeteve për minoritete e pa nevojshme

“Duhet me rishikua edhe çështjen e mjeteve për minoritet. Unë konsideroj që pas 16 viteve të pas luftës kur ka qenë e nevojshëm të ekziston edhe Ministria për Kthim apo mjetet e ndara për kthimin e atyre që ju janë dëmtuar shtëpitë apo që e kanë lëshuar Kos ovën. Konsideroj që janë shpenzime të kota siç e konsideroj shpenzim të kotë ndarjen e mjeteve për minoritete. Sepse buxheti është unik i tërësishëm edhe ndahet sipas nevojave dhe jo sipas etniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha Osmani.

Që nga pas lufta e këndej, komuniteti serb në Kosovë ka përfituar donacione të shumta nga ndërkombëtarët, si dhe shuma të ndara për ç’do vit nga buxhetet e qeverisë qendrore dhe lokale. /KP/

KONTRIBUT INTELEKTUAL PËR INTEGRITETIN DHE UNITETIN E KOSOVËS




Brahim (Ibish) AVDYLI:

Persiatje politike dhe organizative:


Si gjithëherë, më përcollën disa pengesa, por vendosa që t`a botoj këtë shkrim, të ndryshuar disa herë radhazi, para vitit të ri. Në radhë të parë ishin të miat, për të mos ardhur nëpër tokat shqiptare dhe për të mos folur, sepse para luftës së UÇK-së, gjatë luftës e pas luftës së UÇK-së, më erdhën disa gjëra të mëdha, njëra pas tjetrës, duke e logaritur edhe incidentin për vdekje, por që shpëtova dhe u shërova pas disa viteve me vështirësi të madhe. Në fakt, më shpëtoi Zvicra dhe Sankt Galleni, duke më nxjerrur 10 ditë me vonese, nga KFOR-i dhe spitali i Prishtinës, me aeroplan.
M`i patën ndërruar edhe diagnozat në fillim, organizatorët tonë dhe të huaj, sepse, mendoj se e dinin që do të flas; se do t`a them vetëm të vërtetën e do t`a mbroj prapë të drejtën e pamohuar kombëtare e gjithëshqiptare. Pra, në një farë mënyre, do t`i bie trup e tërthor lakut që po na shtërngonte në fyt e po na e vështirësonte ecjen.
Ato ishin të miat, personale, por edhe organizative dhe politike. Unë nuk jam në asnjë parti politike, por me përkushtim kombëtar e gjithëshqiptar, të masave të gjëra të popullit e të vegjëlisë. Kësisojit, lidhem në relacion ndërkombëtar, pra të popujve të tjerë, të cilët e dinë çka është vuajtja, dhembja e dhembshuria…

Mbretëria e vjetër e Dardanisë apo e Dardhanisë

Në një farë mënyre, kështu më përcolli edhe fati i turbullt në Kosovë, në Prishtinë. Ishte një tubim i një veprimi ekonomik, financiar, politik, por edhe organizativ, që dëshironte të ketë të gjitha instancat, partitë dhe organet politike „nacionale“ nën vete, e regjistruar në Kosovë si „Parti Demokratike e Unitetit“. Për fatin tim isha herët dhe më thanë se „nuk ishte e regjistruar si parti, por vetëm si forum jo-qeveritar“, e cila më detyroi që të ndryshoj referatin tim. U vërtetua gjatë tubimit në Hotel Grand Prishtina se kjo instancë ishte regjistruar si „Parti Demokratike e Unitetit“, dhe prap nuk më lanë që të flas, përkundër insistimit tim, pasi që edhe njëherë e ndryshova këtë referat. Kishte disa konfuzione të mëdha, si sa i përkiste emërtimit „Organizata Joqeveritare- Uniteti“„Partia Demokratike e Unitetit“, apo „Forumi i Unitetit“, të cilat ishin mjaft kofunzioniste në formulimin e tyre. Edhe diskutimi i pamundësuar prej programit të punës „Regullat, puna dhe kontrolli“, të marrura në tryezë të tubimit, ishte një mospërputhje me ftesën që e kishim marrë dhe që ishim të lajmëruar me një referat. Të themi të drejtën, ky diskutim, na i kishte vjedhur disa ditë e netë punë sistematike, por programi na mësonte prerazi „të respektojmë diskutuesin“„të mos ndërhyjmë gjatë bisedës“, dhe „të mbajmë rendin dhe disiplinën“, etj. të cilat nuk i mbante as kryesia e kësaj instance dhe referuesja e tubimit.
Megjithate, të gjithë e kanë faqen time, http://www.brahimavdyli.ch publikisht në internet dhe kanë mundësi kur të duan që t`a shikojnë. Ajo është plot me artikuj të çështjes shqiptare dhe shkrime. Ndër të tjera, është letra e gjatë Josef DioGardit dhe Shirley Cloeyes DioGardit, e dërguar me datën 26.05.2013, e cila, në gjenezë, i ka të gjitha këto probleme të cilat i ka Kosova.
Dy vite më kanë shkuar me të gjithë përpjekjet e mia, për t`ia shpjeguar kombit shqiptar çka përgaditet për të ardhmen e tij, veçanërisht në Kosovë, por gjendja ime e derisotme nuk mund të bënte më shumë, sesa kjo që e bëra përmes internetit.
Çdo gjë pak nga pak është në këtë portabël të internetit, duke e marrë edhe shkrimin tim,"Huliganizmi nuk është kurrëfarë zgjidhje demokratike", në të cilën i kam dhënë disa kërkesa të fuqishme. Një pjesë e kërkesave, për pak kohë, është implementuar. Por, një pjesë e tyre u kthye prapa apo doli në sipërfaqe, më tepër, për kundërshtim të interesave shqiptare, si p.sh. "Zajednica"apo "Marrëveshja e Demarkacionit të kufirit të Kosovës..." etj., që tregon se armiqtë tanë nuk flejnë.
Organizatorët e këtij tubimi mi lanë disa gjëra të pathëna. Ajo që do t`ua them me këtë rast, është më kryesorja. Mendoj se nuk është e mundur të ndërlidhen të gjitha partitë, organizatat, shoqatat dhe individualitetet e njohura të shtetit të Kosovës nën një formacion „jo-qeveritar“, por „mbipartiak“ dhe„fetar“, sepse parasegjithash janë më të mëdha; më me përvojë; me të kaluar politike dhe partiake, se sa ky forum. Të gjitha janë të dëshmuara për qëndrimet dhe veprimet e tyre. Forumi nuk mund t`i ftojë „instancat shtetërore“ e t`i vendosë nën vete, aq më pak për interesa financiare dhe politike. Ato e kanë individualitetin e tyre. Forumi mund t`i gjëjë rrugët e ecjes nëpër kohë dhe t`i korigjojë qëndrimet e veta, politike e të përgjithshme…
Dëshiroja të jem aty për një çështje të madhe, "Krizat politike në Kosovë, cila është zgjidhja"; dëshiroja të ndëgjoj mendimin e tyre, sepse kam qenë aktivist i UNIKOMB-it. Prandaj, kjo instancë nuk duhej të përdorte fjalën e huaj "nacional", në vend të fjalës shqipe "kombëtar", të cilën e kemi. Secili njeri i vetëdishëm do të kuptojë me kohë se cili është raporti në mes të etnisëkombit dhepopullit. Këtë gjë e keni të shpjeguar nëpër shkrime dhe mund t`i gjeni kur të doni, edhe në faqen time…
Pavarësisht prej këtyre gjërave që i thamë, ne, do ti drejtohemi krizës politike në Kosovë. Kosova është shkurt një thes i shkyer në të gjitha anët. Prej saj, vjelin pandërprerë të gjithë, aq sa munden, dhe më parë serbët e Serbisë përmes serbëve të Kosovës. Strukturat tona politike janë struktura profesionale. Ata e kanë mësuar se çka do të thotë "poli-a-tika", prej të cilës vjen politika."Poli" do të thotë "shumë", ndërsa "atika" është "insekt shumë helmues". Unë i kam studiuar shkencat politike, por nuk jam politikan. Partishmëria, është diçka tjetër. Prej kësaj le t`i mësojnë edhe politikajt e pozitës dhe të opozitës dhe të tjerë.
Më me "përvojë" kanë ardhur këtu të mëdhenjtë, ndërkombëtarët, të cilët i sjellin plot investime të Botës, ndërsa për anën tjetër zhduken mjaft të holla përsëri në të njëjtin krah. Popullit të gjërë e të varfër të Kosovës i rrinë politikanët tanë përpara, e thithin të gjithë Kosovën, deri në fund, dhe populli i shkretë mbetet me gishta në gojë, pa pasur gjasa të mbijetojë. Politikanët kanë mësuar si mund të plaçkitin me vagona, duke e stërshitur tokën e shenjtë të Kosovës, te të ashuquajturit "serbë" të Serbisë dhe të Kosovës, në praninë e ndërkombëtarëve, të cilët e mbështesin klasën politike të Serbisë, në radhë të parë, e pastaj edhe ata të Kosovës, që janë "poli-a-tik-aj". Një pjesë e madhe e këtij vargu politik është agjenturë direkte dhe indirekte e Serbisë, ndërsa një pjesë tjetër është bijë e ish-UDB-istëve të djeshëm.
Kur nuk mund t`i likuidojnë ata që u afrohen e nuk mund t`i lënë mënjanë si „të paaftë“ apo t`i kundërshtojnë, ndonjërin e nxjerrin nga ky rreth i të "mallkuarve", duke ia dhënë pak para, sa për ta futur në lojën e turpshme.
Shteti shumë i vogël politik, ekonomik e juridik i Republikës së Kosovës ka bërë aq shumë parti, të cilat thirren në Kosovën me "K" (PDK, LDK, AAK, etj.), por edhe me emra të tjerë, si "Lista Serbska", të cilat e plaçkisin Kosovën tonë, si pjesë e pa-ndashme të Mbretërisë së Dardhanisë, apo Dardanisë, e cila as për së afërmi nuk e ka zgjidhjen e çështjes së saj, e as të Kosovës, dhe askush nuk merret me këtë çështje. Tërë këtë pluhur të zymtë politik e helmues e dërgojnë nëpër gojën e tharë të fëmijve e nipave tanë, shtresa e madhe e zhvataxhinjëve, pa u ndalur të mendojnë njerëzisht, sa na kanë tronditur thelbësisht. Prandaj, kjo gjë e ka shtyrë gruan më të fuqishme të botës, Kancelarën e Gjermanisë e të Evropës, zonjën Merkel, të japë një deklaratë të vlerëshme, në prag të ndërrimit të viteve, të cilën po e përmendi:
"Shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin dy opcione, Europën apo Adriatikun! Nëse zgjedhin Europën, ato duhet të pastrohen nga struktura e korruptuar dhe kriminele politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, dhe në vend të tyre të zgjedhin figura të pastra politike! Opcioni i dytë, nëse e zgjedhin, ka edhe karakter humanitar, sigurohet ushqimi për gjallesat nëpër Adriatik, për disa vite! Kështu, të gjithë shqiptarët, kapen dorë për dore, nga Ksamili në Tuz dhe nga Durrësi në Presheve, dhe ashtu bashkë me strukturën e tyre politike, të korruptuar dhe kriminele, hudhen në Detin Adriatik, dhe kështu, të paktën, flijohen për humanizëm, sigurojnë ushqim për botën ujore në Detin Adriatik për disa vite! Urojmë të zgjedhin opcionin e parë, duke filluar nga 24 Prilli 2016 në Iliridë!" [1]Mendoj se këtu është futur „Ilirida“ dhe se nuk është e saktë as kjo thënie. Me Iliridën sot numrohen tokat me shumicë të shqiptarëve, ndërsa „maqedonë“ quhen me pa të drejtë bullgarët e Maqedonisë. Dihet e vërteta se të gjitha tokat e Maqedonisë kanë qenë shqiptare…
Tokat shqiptare sot në Gashullin Ilirik

Nejse. Në këtë shkrim, e kemi një temë tjetër. Nuk po merremi me Maqedoninë.
Lavdrim Lita, në analizën për vendet e "Ballkanit perëndimor" përballë të BE-së thotë se Kosova gjendet me një ngërç të ri politik, ku lotsjellësit në Kuvend e opozita nëpër rrugë e bëjnë krejtësisht të pamundur ecjen e reformave dhe zbatimin e tyre të marrëveshjeve me Serbinë, përballë BE-së. Derisa politika aty merret me zhurmë e me dhunë, në të vërtetë qytetarët janë të papunë. Në Kosovë, shkalla e papunësisë është zyrtarisht 35.1 për qind, por për moshën deri në 30 vjeç, e papunësia shkon deri në 70 %, ku nga 10 punëtorë të mundshëm 3 janë të punësuar. Nga 1.8 milion banorë të Kosovës rreth 34 mijë qytetarë kanë kërkuar azil në Gjermani, këtë vit.[2]
Po e marrin edhe një shembull me këtë rast, nga shkrimtari Abdyl Kadolli, i cili ndër të tjera thotë se parlamenti, pra Kuvendi, që është kupolë e shtetit mbi pushtetin, nuk i mbronë interesat shtetërore të qytetarëve; nuk e ka nxjerrë as ligjin për prejardhjen e pasurisë; nuk ka ligj as për pagat; nuk e ka miratuar as edhe Ligjin evropiane të lustracionit dhe as që ka ligj për statusin e shkrimtarëve dhe të artistëve, andaj, kultura mbetet në shkretëtirë; shteti udhëheqet me koalicione jo-parimore; parlamenti kthehet në diktaturë dhe i burgosë deputetët; ish-shërbëtorët e pushtimit qëndrojnë në pushtet; partitë politike janë shndërruar kështu në mafie të vërtetë ekonomike, për tërë vendin tonë; dhe vendi i jonë është kthyer në krizë parlamentare, ku votohet kopeishtë (pra, si kopetë) me gishta.[3]
E shohim këtu ku është gjendja e jonë. Kosova vazhdon të ndahet më tutje, me pasurinë nëntokësore e mbitokësore, siç ka dashur të bëjë Serbia gjenocideske dhe kolonizatorët e djeshën serb në Kosovë, e sot „qytetarë nderi“me duart plot gjak; kriminela të luftës së fundit, të cilët vinë legalisht në Kosovë, si oficera e ushtarakë. Ndërsa Kosova zhytet thellë e më thellë në krime ekonomike dhe antinjerëzore, duke e shitur Kosovën për interesa të ulta ekonomike; për interesa të ulëta personale, familjare, klanore, partiake e pushtetmbajtëse. "Mos harroni, pozita e tyre në pushtet është e përkohshme"-thotë Dr. Nazim Qehaja, në FB. "Kosova e copëtuar mbetet përjetësisht e humbur. Marrëveshja sot duhet ndaluar pa kushte, që nesër të mos thuhet se jemi mashtruar".[4]
Në qoftë se më së pari intelektualët e vërtetë dhe të denjë nuk shpurdhin të bëjnë çmos nga vetja, të bashkohen si vëllezër pa interesa të vetat, por me interesin e të gjithë qyetarëve të Kosovës, pa dallime të etnisë; fetare apo politike; të gjendjes finanziare e të përgjithshme, rreth një uniteti të përpiktë kombëtarë e ndërkombëtar; duke mos i ndarë për ndonjë arësye. Ata janë për integritetin e Kosovës; që po të mbrohej kështu e të mos ndahej në ata kufinjë që i kanë "caktuar" të tjerët, që janë të huaj dhe nuk e kanë tokë të "babës" Kosovën, do të bëhej shumë. Ata nuk mund t`a shesin e t`a ndajnë këtë vend kur ne t`a ndihmojmë tërë popullatën e këtij vendi me punë e punësim, me shkollë e shkollim, me shëndetësi dhe medicinë. Këtë popull e kanë kapluar prej shumë vitesh sëmundje të liga, që edhe mjekët tanë i kanë kthyer në „kasapë“ mbi njerëz, duke i menduar paratë e mëdha, në vend që t`i preokupojnë shëndeti publik. Edhe ne, në vend që të shndërrohemi në një lëvizje të fuqishme gjithëshqiptare, për bashkim të mirëfilltë kombëtar, po heshtim, e tokat tona mbahen të ndara me dhunë të paparë, nën shtetet armike fqinjë. Jo që Kosova nuk do të ndahet, por asaj duhet t`i bashkohen tokat shqiptare nën Malin e Zi; i tërë Sanxhaku i Malit të Zi e i Serbisë dhe Kosova Lindore, jo „lugina e Preshevës“.
Islamizmi turko-osmano-arab ka ardhur nëpërmes të dhunës

Këtu do shtuar tendencën e madhe antishqiptare, që vjenë nëpër të gjitha shtetet sllave, ordodokse e islamiste, të cilat bashkëpunojnë bashkarisht kundër nesh. Ato u kapën për fétë, por duhet ditur se asnjëra nuk është "e zgjedhur prej Zotit"Zoti i Madh e ka tërë njerëzimin dhe nuk e dirigjon asnjë popull për t`a shkatërruar njëri-tjetrin dhe as vetveten, siç bënë me kohë kombi shqiptar, i shyrë verbët nga fqinjtë.
Feja është një gjë sekondare, nuk është primare. Këtu nuk duhet ndëgjuar as "Bashkimin", sepse ate e ka dirigjuar féja islame, për të përvetësuar shqiptarët.
Në botë, ortodoksizmi, në krye të saj me Rusinë, Greqinë dhe pjesërisht Britaninë e Madhe, është mobilizuar për të ashtuquajturën "luftë e tretë botërore" dhe dëshiron të vie përballë Kosovës, në Preshevë, me armatim nuklear, të bëjë hata botën. Ju mund ta shfrytëzoni një faqe nga unë, prej internetit, "Gjeopolitika e përgjithshme dhe kombi shqiptar". Nga kjo faqe i keni disa përgjegje. Pra, krahas krizës më të madhe brenda shtetit Kosovë, i kemi edhe ato jashta shtetit tonë dhe rreth e rreth të gjitha trojeve autoktone shqiptare, në relacion ndërkombëtar. Pra, duhet të jemi më të vetëdijshëm për këtë çështje, sepse është një çështje vendimtare.
Siç e thot Prof. Muhamet Rogova, mërgata shqiptare ka luajtur rol të veçantë në çështjen kombëtare. Duke i parë e përjetuar vlimet e egra antishqiptare, që patën shpërthyer në Kosovë e nëpër viset e tjera shqiptare, mërgata shqiptare në Evropë e në Botë ka organizuar vetë mija tubime, demostrata, protesta, me javë të tëra, për të sensibilizuar me këto gjëra opinionin e jashtëm e të institucioneve ndërkombëtare. Me punën e saj të palodhur i ka mbështetur kërkesat gjithëpopullore. Por, në këtë shkrim nuk është thënë tërësisht çështja e jonë dhe janë përdorur edhe disa terma gjuhësore gabimisht, si p.sh. diaspora. Kadrush Radogoshi konstaton me të drejtë se intelektualët shqiptarë duhet të merren më tepër me gjendjen e rëndë në Kosovë dhe t`i shikojnë marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë e Malin e Zi, se a janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, apo jo.[5] Kjo është një çështje tjetër e mirë, e cila duhet rrahur derisa të zgjidhet përfundimisht. Mos të jemi në gjumë, sepse koha nuk pret dhe ecën nëpër gabimet tona.
Fetë dhe arsimimi-sipas Qamil Zekës

Ne, në këtë kohë, i kemi disa thirje: të japin kontributin tonë të pamohueshëm e të mos kursejmë edhe njëherë rolin tonë, sepse partitë e reja të Kosovës, të Maqedonisë etj. na patën zhvlerësuar krejtësisht nga roli i ynë i madh historik. Ne ishim bërë një laborator ku mblidheshin të holla të patjetërsueshme, apo në lopë të mëdha race që mjelet pandërprerë, për të kënaqur shpirtin e materializuar të qenies sonë.
Nuk është fare e rëndësishme të dimë se çka është FBU, GBU, GAU, UKA, FUN dhe BUN, sepse ato janë intanca private dhe pjellë e fantazisë individuale.
Ato do të duhet të propozoheshin e shqyrtoheshim prej masave të tubimeve, jo të vinin „të krijuara“apo të gatshme prej qendrës jo partiake, joqeveritare, jo shtetërore dhe duhet të kishin fondet e mbledhura nga instancat e të jenë gjithëshqiptare.
Ne mendojmë se kështu nuk ruhet uniteti dhe integriteti i Kosovës. Duhet të ruhet unitetit i Kosovës dhe të mos jetë i cenuar; duhet të mbrohet integraliteti dhe fryma e përmbajtjeve të jetesës mbietnike të Kosovës; të kultivohet ndjenja mbifetare e popullatave të përgjithshme të saj; të kultivohet ndjenja e tolerancës së mbijetesës dhe toleranca ndërnjerëzore, etj. Këto janë emrioni i gjërave që duhet të jenë.
Ne duhet t`a kthjellim, t`a thellojmë e zgjerojmë këtë tolerancë, por të mos lejojmë asnjëherë dhe asnjë pjesë të tokës sonë që të shitet. Mbijetesa nuk shitet. Ne do të mbijetojmë me ekonomi të mirëfilltë, me punësim, me përparim, jo me vjedhje…
Prona kombëtare nuk privatizohet e as nuk mund të personalizohet. Kosova nuk është pasuri private, por një pjesë e tokave tona shqiptare, të një atdheu shpirtëror, shumë më i madh që thuani ju e përfshinë disa toka si kjo, nën shtetet e tjera.
Ato e kanë të njëjtin synim: të lidhin një aleancë të përgjithshme kombëtare dhe ndërkombëtare, për shpëtimin dhe përparimin tonë!
Kemi shekuj të tërë që ndodhemi jashtë këtij inspirimi.
Me të vërtetë ka ardhur koha që të ndërrojmë qëndrimet tona, parimet tona, jo në drejtimin negativ, por në drejtimin pozitiv…



____________________________

[1] Shikoni artikullin "Deklarata e Merkelit duhet të kuptohet drejtë", në Gazeta "Epoka shqiptare", e përkthyer nga "specialistët" e GESH-it, në http://www.lajmpress.com/Merkel-ka-nje-mesazh-per-shqiptaret/video/ e datës 11.12.2015.
[2] Shikoni analizën e Lavdrim Lites, "Si janë sot vendet e Ballkanit Perëndimor përballë BE-së", të dhënë me 20 tetor 2015, në http://www.kohajone.com/index.php/opinione-dhe-komente/si-jane-sot-vendet-e-ballkanit-perendimor-perballe-be-se/.
[3] Shikoni faqen e FB, te Abdyl Kadolli, "Kriza parlamentare", në http://www.facebook.com/Abdyl Kadolli.
[4] Shikoni faqen e FB, te Nazim Qehaja, "Fotografia flet vetë", në http://www.facebook.com/nfqehaja.
[5] Shikoni edhe shkrimin e Prof. Mag. Muhamet Rogovës, "Kontributi kombëtar i intelektualëve shqiptar në Botë", të dhënë me 12.12.2015, në FB, në http://www.facebook.com/Muhamet Rogova.

Ku janë… patriotët?!





Hysamedin Feraj

Nuk ka më patriotë se shqiptarët! Ende nuk ia falin tradhtinë Ballabanit, Moisiut, Hamzait, Esatit…, askujt që tradhtinë e ka bërë qindra vjet më parë! Por kur vjen puna për sot…! Nuk shohin tradhti gjëkundi. Ku ka tradhti?! – pyesin të habitur. Madje, shumë thonë se nuk lejohet të flitet kjo gjuhë e ashpër që nxit konflikte dhe urrejtje. Për më tepër, shumë e mbështesin atë me veprime e mosveprime.

Kjo është një sjellje interesante. Po aq është interesante për njohjen po të kemi ndonjë përgjigje të besueshme pse, si shqiptarë, e dallojmë tradhtinë në të shkuarën dhe jo në të tashmen.

Rrethanat nuk janë të ndryshme nga ato historike. Sipas të njëjtëve, tradhtinë në të kaluarën e njohim sepse, siç e dimë nga historia shkollore, tradhtarët bashkoheshin me kërkesat territoriale të pushtuesve, të largët ose fqinjë. Sidomos në prag të rënies së Perandorisë Osmane, në prag të pavarësisë sonë kombëtare dhe menjëherë mbas saj territoreve shqiptare iu sulën fqinjët serbë, malazezë dhe grekë, secili të grabisë për vete një pjesë të tij.

Mirëpo sot situata nuk është ndryshe: Greqia kërkon pjesë të detit; Mali i Zi pjesë të malësisë; Serbia kërkon fushat, minierat dhe hapësirën ajrore (të Kosovës). Në shprehjen klasike ushtarake: shqiptarët janë të sulmuar prej fqinjëve nga deti, nga toka, nga ajri. Në mbështetje të kërkesave të Serbisë e të Malit të Zi kanë dalë Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe përkrahësit e tyre propagandistikë ose siç thuhet sot mediatikë. Pra, rrethanat sipas të cilave duket se e njohim çka është tradhti në të kaluarën nuk e shpjegojnë qëndrimin ndryshe ndaj tradhtisë që bëhet në të sotmen, sepse rrethanat janë njësoj të qarta sot si atëherë.

Njësoj nuk e bën të kuptueshme sjelljen e sotme qëndrimi ndaj heronjve, heronjve të secilit. Për të kaluarën, për ata që hero e kishin Skënderbeun, tradhtarë janë ata që iu kthyen kundër; për ata që hero e kishin Enver Hoxhën, tradhtarë janë ata që i dolën kundër, etj. Sot heroi i LDK-istëve është Ibrahim Rugova, të cilit i ka dalë kundër Isa Mustafa. Mirëpo LDK-istët vazhdojnë të jenë me Mustafën e gjallë kundër heroit të tyre të vdekur: Rugova u përpoq të përdorë ndërkombëtarët që ta nxjerrë Kosovën nga Republika e Serbisë. Isa Mustafa po përpiqet që “me ndërkombëtarët” ta krijojë Republikën e Serbisë brenda Kosovës. Rugova, edhe kur kishte ardhur momenti për luftë të armatosur, ishte vetëm për rrugën paqësore e demokratike. Isa Mustafa po përdor forcat e armatosura të Kosovës kundër protestave paqësore e demokratike. Rugova organizonte protestat e shqiptarëve kundër forcave dhe masave policore serbe. Isa Mustafa po përdor forcat dhe masat policore kundër protestave të shqiptarëve në mbrojtje të interesave serbe. Prapë nuk kuptojnë kush është heroi e kush tradhtari?! Zor të besohet.

E njëjta gjë vlen për Hashim Thaçin, heroin e PDK-istëve: Hashim Thaçi i djeshëm nuk e dëgjonte Rugovën se lufta e armatosur kundër Serbisë e kthen botën kundër nesh, por nisi luftën për çlirimin e Kosovës nga Republika e Serbisë. Hashim Thaçi i sotëm, njësoj si Rugova i djeshëm, ngul këmbë se kundërshtimi i krijimit të republikës së Serbisë (Zajednicës) brenda Kosovës e kthen botën kundër nesh. Hashim Thaçi i djeshëm përdori forcën e armatosur shqiptare kundër Serbisë; Hashim Thaçi i sotëm po përdor forcat e armatosura kundër shqiptarëve në favor të Serbisë. Zor të besohet se PDK-istët nuk e kuptojnë këtë tradhti të Hashim Thaçit ndaj… Hashim Thaçit!

Duket se përpjekja për të kuptuar qëndrimin shqiptar ndaj tradhtisë kombëtare nëpërmjet dimensionit njohës nuk çon askund: për askënd nuk është e vështirë të njohë se çka dhe kur është rast tradhtia kombëtare. Për ne, si për çdo popull normal, cenimi i territorit dhe sovranitetit nga udhëheqësit politikë përbën formën klasike të tradhtisë kombëtare ndaj vendit, dhe, ku ka, ndaj Kushtetutës.

Prandaj duket se qëndrimi shqiptar ndaj tradhtisë mbetet më shumë në dimensionin e psikologjisë. Shoqata nga më të ndryshmet, intelektualë, politikanë, publicistë, analistë, blogistë, xhepistë, hidhen zjarrshëm kundër tradhtarëve të së kaluarës. Por zhduken si të mos kishin qenë kurrë kur është fjala për tradhtinë dhe tradhtarët e sotëm. Nga një pjesë e madhe shqiptarësh patriotizmi konsumohet psikologjikisht si teatër: secili merr për vete rolin e heroit të vet nga e kaluara, mbështillet me flamur siç janë pikturuar nga artistët e vonshëm, vendos qeleshen e bardhë me shqiponjën dykrenare sipër mjekrës dhe/ose mustaqeve vesh më vesh (sipas pamjes që “ka pasur” heroi) dhe ikën me vrap nga çdo veprim tjetër në mbrojtje të territorit dhe të sovranitetit të atdheut. Të strukur diku, prapa ferrës, prapa kompjuterit ose smartphon-ëve, të zhveshur nga dekori patriotik e të veshur sipas modës së fundit qëllojnë nëpër frëngjinë e medias tokësore, elektronike ose satelitore me mjetet më të pështira ata që kanë dalë e po dalin çdo ditë në sheshet e qytetit për të mbrojtur vendin nga depërtimi serb. Sot nuk është e vështirë të njihet kush është tradhtar, por për disa është psikologjikisht e vështirë për të qenë patriot.

QEVERIA ISA-HASHIMI NË PANIK



Xhevat Bislimi

Mbetja në fuqi e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës (me përjashtim të atyre serbe, sepse ata kanë pasaporta serbe!!...) ka shkaktuar panik të përgjithshëm te qeveritarët ! Kryeministri tashmë jolegjitim dhe zëvendësi i tij "shpërthyen" në deklarata e prononcime të pakontrolluara, të pamenduara dhe gjithë mllef kundër Bashkimit Evropian !! Si me magji, pas dy dite "ndryshoi" gjendja shpirtërore dhe mendore e këtyre drejtuesve të një qeverie të armiqësuar skajshmërisht me popullin e saj, nga njëra anë, dhe të miqësuar skajshmërisht me Serbinë, nga ana tjetër !! Raporti i Bashkimit Evropian, i hartuar në një mënyrë që mund të shpjegohejë nga qeveritarët e panikuar si mundësi për liberalizimin e vizave, "i dha krah" qeverisë dhe zyrtarëve të saj të lartë !! Fan Noli i madh do të thoshte : "ky Feridi faqe ndrron, dje shante sot lavdëron"! Edhe Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa që derdhen gjithë mllefin e tyre kundër Bashkimit Evropian e që thirren edhe për protestë, por shpejt u tërhoqen, sepse qytetarët do të protestonin dhe po protestojnë kundër tyre, ndrruan faqe dhe nisen ta lavdëronin BE-në dhe raportin për liberalizimin e vizave!! Ky ndrrim i faqës u bë kryesisht për t'i qetësuar-mashtruar qytetarët tanë se tashmë e kishin "fituar" liberalizimin e vizave !! Bekim Collaku i Hashimit sonte po tundte si një flamur-lecke raportin e BE-së (Komisionit Evropian) për Kosovën para gazetarëve, duke thënë se "ky është raporti i fundit, s'ka më raport për Kosovën-liberalizimin e vizave" !! 

Ndërsa Skender Hyseni i Isa Mustafës shkruante, për t'i mashtruar qytetarët, se kishte folur me Avramopoulisin, të cilit i kishte kërkuar "datën e saktë" kur mund të lëvizin qytetarët e Republikës së Kosovës pa vizë në BE!! Gjithë kjo fushatë e propagandë mashtruese po bëhet për t'i qetësuar-mashtruar qytetarët tanë edhe për ndonjë ditë, të cilët janë tepër të pakënaqur dhe të indinjuar nga politikat e papërgjegjshme dhe antikombëtare të kësaj qeverie hajdutesh e matrapazesh!! 

Pati, aty-këtu e tek-tuk edhe ndonjë që besoi naivisht se fajin na e ka BE-ja, që nuk është pa faj, e jo qeveria dhe institucionet tona të korruptuara e të shantazhuara!! Fajin e vetem BE-ja e ka që i ka mbështetur dhe po i mbështet, natyrisht për qëllimet e saj pragmatiste, këta qeveritarë dhe politikanë të korruptuar e te shantazhuar dhe ky nuk është faj i vogël ! Por, fajtore dhe përgjegjëse kryesore janë institucionet e Republikës së Kosovës, sidomos qeveria e sotme dhe ato para saj... Janë këta qeveritarë dhe këto institucione që nuk po ia dalin t'i heqin "vizat" për qytetarët tanë as brenda Republikës sonë !! Qytetarët tanë, shqiptarët edhe 16 vite pas luftës nuk mund të shkojnë pa "viza" në Veriun e tyre dhe as nuk mund të kthehen e të jetojnë në shtëpitë e tyre përtejë Ibrit !! Pesë vite Kryetare Atifetja dhe asnjëherë nuk ka guxuar të shkelë në Veriun e Republikës sonë, sepse nuk i jepte "vizë" Serbia !! Gjashtë-shtatë vite kryeminister Hashimi dhe asnjëherë nuk ka guxuar te shkojë përtejë Ibrit, sepse nuk kishte "vizë" nga Serbia !! E vetmja Edita e kishte marrë një "vizë" nga Serbia vetëm për një kafe andej Ibrit!! Turp të kërkojnë këta sharlatane liberalizim të vizave nga BE-ja!! Ishte përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Zhbogari, që "guxoi" të deklaronte të vërtetën: nuk garantoj se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në vitinë 2016". Kjo e vërtetë dhe ky "guxim" e bëri shumë nërvoz Bekimin e Hashimit, i cili tha publikisht se "nuk e vendosë këtë punë Zhbogari"! Standardet që kërkohen nga BE-ja për t'u plotesuar janë të një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe për liberalizimin e vizave... Këto standarde-kushte nuk mund t'i përmbushin këta qeveritarë që janë shkaktarët direkte dhe indirekte të kesaj gjendjeje... 

Edhe me "raportin e fundit" Komisioni Evropian (BE-ja) po bën politikë dhe po kërkon të blej kohë për ta shtyrë projektin e saj: zbatimin e marrëveshjëve me Serbinë dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë për marrëveshje dhe koncesione të reja!! BE-ja dhe të gjithë "dashamirët" e Republikës së Kosovës e dinë saktë se Gjykata Speciale dhe se zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë në dëm të Kosovës dhe arritja e marrëveshjëve e koncesionëve të reja mund të bëhen vetem me këtë qveri dhe me këtë soj e sorollop qeveritarësh e politikanësh...

Letër nga burgu i pjesëtarit të Grupit të Kumanovës kundër “udbashëve”


Valdet Zekaj, njëri nga pjesëtarët e arrestuar të grupit të Kumanovës më 9 dhe 10 maj, ka dërguar edhe një letër përmes familjarëve të tij në gazetën “Lajm”, të cilën u a sjellim të plotë në vazhdim:
Nuk duam mëshirë as ndihmë nga të ligët. Është turp që pas shtat muajve e keni parë që shkova të luftoj kundër terroristëve ISIS; e keni parë që jemi pa hile e tash si dhelpra u bëtë human. Edhe nëse kalbemi në burg të regjimit sllavo-osman në Prilep nuk duam ndihmë nga shteti, sepse e shkatërruat Kosovën. Mua do të më vinte turp të mos kontriboja për çlirimin e kombit tim. Ne jemi në burg, ndërsa ju tradhtarë, e bijtë e bijatë e udbashëve jeni me kollare në zyra, në gjykata e në ministri. Në fund hapet fond në emër të grupit, përsëritje e 3%-shit, vendlindja thërret, ku jeni shqiptar ku jeni tretur apo aq shumë na është përzier gjaku me sllav e osman, çohuni o Shqipe. I vetmi shqiptar Ylber Hysa në fillim na vizitoi e askush tjetër. Me siguri ju ishit në pushime e në seminare. Nuk duam as LDK as PDK as BDI as PDSH, ne duam shqiptarizëm jo udbasha e bijtë e udbashave. E doni presidentin historik Ibrahim Rugova, ja ndërtuat varrin të birit të tij për së gjalli. I keni burgosur çlirimtarët, i vratë çlirimtarët, u gëzuan tradhtarët. Ne ishim të gatshëm të japim jetën për komb, ju e injoruat. Na tregoni kush jeni ? Avokatët Shqipfolës kanë tarifa të mëdha dhe po shiten patriotë ! O popull, e dua shqiptarinë më shumë se veten. Vëllezër ku ishit kur djemtë e kombit qëndruan dy ditë te mali në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan. As ujë, as bukë, as strehë nuk ju bëtë trimave. Të ju mallkojë gjaku e vullneti i trimave çlirimtarëve, kurrë ditë nuk dot shihni. Ne nuk duam as Katica e as Vesna ne duam ndërkombëtar, mbushuni mend o popull i dashur. Nuk jemi as “selamalejkem”, as “svetaboga zdravo”, po jemi TUNGJATJETA. Jem falënderues, ZOTI I BEKOFT SHBA, AMERIKANËT, SHQIPTARËT E VERTET DHE EVROPEN PERËNDIMORE. Nuk do të ndalemi me letra deri sa ta kuptoj Shqiptaria të vërtetën dhe se ku është hilja.