07/12/2015

Kujdes se po krijoni një republika serbska pat thënë publikisht ambasadorja amerikane





Xhevat Bislimi

(Po e sjell në vëmendje për ata gazetarë, analistë e opinionistë që mendjen e kanë veç te leku që u paguan zotëriu...)



Dy herë ka reaguar dhe ka mbajtë qëndrim hapur (botërisht) Zyra-Ambasada amerikane në Prishtinë. Hera e parë ishte kur kryeministri i asaj kohe, Agim Ceku, duke dëgjuar këshillen e këshilltarit të tij serb nga Kroacia, pat propozuar (kërkuar) që Kuvendi i Kosovës t'i kishte dy dhoma (dy kate): dhomën e shumicës dhe dhomën e pakicave!! Asaj kohe doli Zyra amerikane publikisht kundër dhe e ndaloi këtë "rrëshqitje" të madhe që po e kërcënonte Kosovën...

Herën e dytë, Ambasada amerikane (Ambasadorja) reagoi gjatë bisedimëve që po mbaheshin në Bruksel midis Serbisë dhe vazalëve të saj në Kosovë... Vazalet-kuislingët e Prishtinës po bisedonin me Serbinë në Bruksel për sistemin e drejtësisë (edhe ky duhet të ndahejë në shqiptar-kosovar e në serb!!) dhe për themelimin e një gjykate të veçantë për Veriun e Republikës !! Ambasadorja doli publikisht, sepse u detyrua nga lëshimet e rrezikshme që po bënin vazalet e Beogradit, dhe tha: "Kujdes se po krijoni një republika serbska në Kosovë"! E, megjithatë, politikanët vazalë, gazetarët, analistët e opinionistët e paguar nga "bosët" e këtij vendi vazhduan ta injorojnë këtë shqetësim publik të Ambasadës dhe të Amerikës (qëndrimi i Ambasadorit është qëndrim i Kryetarit të Amerikës) !! Shkuan edhe më larg se kaq me lëshimet e tyre ndaj Sërbisë, pranuan edhe krijimin e një miniserbie në Kosovë, zajednicën!! Të njetin qëndrim mbajti edhe Sekretari amerikan, Keri: "Ne nuk perkrahim asnjë marrëveshje që cënon pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës"! Kjo ishte shuplaka e nxehtë që iu dha Isahashimit në aeroportin "Adem Jashari", sepse "nuk kishte kohë" të vinte t'i takonte në zyrat e qeverisë ! Sjellja e Kerit ndaj Isahashimit në aeroprt i kishte trembur pa masë këta trimosha që ndjekin e burgosin kundërshtarët politikë, ata që mbrojnë Republikën, i kishte frikësuar shumë këta idiotë që guxuan të sulmonin dhe terrorizonin e vandalizonin një parti politike legale e parlamentare... Edhe Sekretari amerikan ripohoi për të satën herë qëndrimin e Amerikës dhe të qeverisë amerikane se nuk mbështesin të korruptuarit, të papërgjegjshmit, vazalët e Serbisë dhe ata që duan të krijojnë një republika serbska në Kosovë. PIKË!

No comments:

Post a Comment