01/12/2015

Zhbogari: Transparencë në dialogun me Serbinë



Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë sot se dialogu i Kosovës me Serbinë nuk ka alternativë, por ka kërkuar që të ketë më shumë transparencë nga institucionet e Kosovës rreth këtij procesi.

Këto komente diplomati evropian i bëri gjatë publikimit të raportit “Të Përçarë” të organizatave BIRN, Internews Kosova dhe ACDC që ka të bëjë me dialogun procesin e dialogut. “Ne e kemi humbur edhe opozitën dhe situata është e këtillë. Edhe mungesa e transparencës i ka kontribuar kësaj situate ku gjendemi”, ka deklaruar Zhbogar. Ai është shprehur se e ka parë që kryeministri Isa Mustafa është i interesuar ta përfshijë Kuvendin në diskutimet për dialogun. Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi “nuk po bëhet për ta kënaqur BE-në”, si ndërmjetësuese në proces. Ai ka thënë se ky dialog synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. “Normalizimi duhet të trajtohet tash, e jo t’u lihet brezave te ardhshëm”, është shprehur Zhbogar.


Zhbogar ka shtruar se rekomandimet e raportit të publikuar “do të jenë shumë të dobishme sa i përket reflektimit për të ardhmen e dialogut”.

No comments:

Post a Comment