Diplomati shqiptar, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lisen Bashkurti, ka thënë se nga kriza politike që është krijuar në Kosovë, askush nuk del fitues.
Ai në profilin e tij në “Facebook” ka porositur liderët shtetëror të Kosovës se nuk mund të ketë edhe zgjidhje politike, edhe dhunë policore dhe burgosje të opozitës.Nuk mund të ketë zgjidhje edhe policore edhe politike
Postimi i plotë i Z. Lisen Bashkurti :
Kriza në Kosovë po komplikohet duke paralizuar gjithë jetën e vendit. Përmasat e saj tanimë kanë kaluar kufijtë e Kosovës. Dëmi në imazhin dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës është shumë i rëndë.
Mazhoranca u artikulua dje që është për zgjidhje politike të krizës. Në të njëjtën kohë urdhëroi, arsyetoi sërish dhunën policore dhe burgosjet për deputetët e opozitës.
Liderë të shtetit, të qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës! Nuk mund të ketë edhe zgjidhje politike, edhe dhunë policore dhe burgosje të opozitës.
Në mënyrë të veçantë hiqni dorë nga ato skema të vjetra e të rrezikshme që u ndoqën edhe për rastin e miratimit të Gjykatës Speciale:
-Së pari përdorimi i deputetëve brenda mazhorancës përkundër vendimeve të vet mazhorancës;
-Së dyti, përdorimi i opozitës përkundër aleatëve në koalicion për arrivizëm e protagonizëm politik.
Në rastin e parë qëllimi i skenaristeve ishte për të ndriçuar radikalet nga moderatorët. Në rastin e dytë qëllimi i skenaristëve është për të ndriçuar atdhetarët nga tradhtaret brenda koalicionit qeveritar. Skenaristët e heshtur synojnë ngritjen në hierarki me çdo kusht dhe sakrificë për Kosovën.
Ky është gjarpërim bizantin për fatet e Kosovës dhe popullit të saj. Gjarpërimit bizantin i ka dalë era në Kosovë, sepse nuk i shkon përshtat filozofisë dhe praktikës politike shqiptare dhe parimeve e normave demokratike moderne.
Vëllezër shqiptar në krye të Kosovës! Kriza që po mbani gjallë po varros Kosovën. Nga kriza nuk del kush fitues. Kthejini sytë nga qytetarët e varfër dhe të dëshpëruar dhe nga armiqtë e Kosovës që me krizën tuaj provojnë tezat e vjetra për aftësitë qeverisëse e shtetformuese të popullit kosovar.
Jepini fund zgjidhjeve policore dhe burgosjeve!
Vetëm zgjidhje politike!
No comments:
Post a Comment