31/07/2014

XHIHADISTËT SHQIPTARË NUK JANË SHKAKU POR PASOJA E NJË VEPRIMTARIE TË PAPENGUAR ANTISHQIPTARE





Xhevat Bislimi
30 Korrik 2014


Shkaqet dhe rrënjët e përfshirjës së disa shqiptarëve në konfliktet fetare-sektare ndërarabe duhen kërkuar te veprimtaria e papenguar e disa grupëve të ambalazhuara si fetare-islame. C'është e vërteta këto grupe të krijuara në Kosovë dhe në trojet e pushtuara të Shqipërisë nga Serbojugosllavia datojnë (në këtë format...) të paktën që nga viti 1981 (mënjëherë pas Pranverës së vitit 1981). Kleri kryesisht mysliman, meqë shumica e shqiptarëve ishin të këtij besimi, është shfrytëzuar në vazhdimësi nga Serbia dhe qeveritë e saj kundër interesave kombëtare shqiptare. Pleqtë edhe sot i kujtojnë imamët e dindinarit të kohës së kralit serb. Si një kontigjent-instrument i rëndësishëm për realizimin e politikave shoviniste-shfarosëse të Sërbisë në Kosovë dhe viset e saj, kleri mysliman (imamët...) ishte paraparë edhe në elaboratët fashiste çubriloviçiane. Por, krijimi dhe strukturimi i një "kleri" dhe i grupëve ekstremiste "fetare"-antishqiptare u projektua nga Serbia pas vitit 1981 përmes celulave të saja shqipfolëse (bashkëpunëtorë dhe zyrtarë e oficerë të shërbimëve sekrete serbe. Të gjithë atyre që kanë qenë të moshës madhore në vitet e tetëdhjeta u kujtohet se të gjithë nismëtarët (lexojeni mirë : NISMËTARËT...) për ndërtimin e xhamive në Kosovë pas vitit 1981 ishin pa përjashtim bashkëpunëtorë të fshehtë e të hapur të shërbimëve sekrete serbe dhe merrnin udhëzime, urdhëra e porosi se si të vepronin. Për ndërtimin masiv të xhamive në Kosovë kishte një vendim politik të fshehtë në Beograd. Edhe sot bashkëpunëtorët e Serbisë janë strehuar kryekeput në xhami dhe janë veshur me kostumin fetar. Prandaj, është nevojë e ngutshme "çlirimi" i xhamive prej tyre dhe pamundësimi që t'i përdorin xhamitë për qëllimet e tyre antishqiptare.

Grupet, që sot të gjithë po i quajnë xhihadiste-terroriste, janë shfaqur në Prizren që në vitin 1991-1992 ! Lufta Clirimtare e UCK-së dhe e kombit shqiptar, por edhe rrethanat në botën arabe nuk u lanë shumë kohë e hapësirë për t'u organizuar në shkallë çfarë i shohim sot. Këto kushte u krijuan mënjëherë pas Luftës në Kosovë. Serbia nuk mund të krijonte diçka më të "fuqishme" dhe më të dëmshme për Kosovën se sa grupet e këtilla-xhihadiste-(anti)shqiptare. Veprimtaria e Serbisë dhe e këtyre grupëve u intensifikua në Kosovë dhe mori rol "dominant" në Bashkësinë Islame dhe në xhamitë e Kosovës edhe me ndihmën e ca fondëve "humanitare" antishqiptare, që gjetën streh dhe u përkrahën edhe nga kreu i BIK-ut...!! Kjo edhe për fajin e vetë kreut të Bashkësisë Islame, i cili, sipas të gjitha të dhënave, kokëtonte me këto grupe. Shpërthimi i konfliktëve në Libi, Siri, Irak, Egjipt krijoi "shanse" reale për këto grupe antishqiptare, që sot janë bërë shqetësim i përgjithshëm për kombin shqiptar, sepse askush më shumë se këto grupe nuk po e dëmton imazhin e kombit tonë në botë. Këto grupe dhe veprimtari u toleruan skajshëm edhe nga pushteti dhe qeveritë sllavomaqedone, por edhe nga qeveritë e Tiranës, sidomos nga pushteti i Sali Berishës.
Kombi shqiptar dhe politikanët e tij, por edhe gjithë shoqëria shqiptare, duhet ta ketë të qartë dhe ta dëshmojë me përcaktimin dhe angazhimin e përditshëm se nuk mund të jetë dhe nuk duhet të jetë (sepse nuk është...) pjesë e problemit arab, prandaj rrjedhimisht nuk duhet dhe nuk mundet të jetë as pjesë e zgjidhjes së këtij ose këtyre problemëve arabe dhe ndërarabe. Kombi shqiptar nuk pati dhe akoma nuk po ka fuqi të zgjidhë CËSHTJEN e tij e jo më atë të Arabisë dhe të botës arabe ! Prandaj, shoqëria jonë nuk ka guxuar të heshtë para veprimtarisë agresive të këtyre grupëve që ndërtonin dhe po ndërtojnë xhami vend e pa vend, që kanë vendosur altoparlante në çdo xhami, që ligjërojnë (përmes "imamëve" me mjekrra e pa mjekrra) në dëm të gjuhës, kulturës, historisë dhe interesave të kombit shqiptar. Prandaj, po them që këto grupe dhe këta xhihadiste-(anti)shqiptarë janë pasojë dhe prodhim (ndonjëri edhe viktimë...) i kësaj veprimtarie antishqiptare të papenguar në tokat shqiptare. Nuk ka qoftë edhe një rast të vetem të angazhimit të këtyre individëve dhe grupëve në përpjekje ose në luftë kundër Serbisë dhe interesave të saj !! Ja ku e kishin Veriun e "pushtuar" të Kosovës dhe dhunën e krimet që bënte Serbia ndaj shqiptarëve atje... Ja ku është Lugina e Preshevës.... Madje, këta luftëtarë xhihadistë nuk po shkojnë të luftojnë as përkrah popullit palestinez që po kërcënohet me shfarosje... Këto fakte dhe shumë të tjera tregojnë se pas këtyre grupëve qëndron Serbia...


Më në fund nga këto grupe (pas presionit publik në rritje...) u "distancua" dhe i "denoi" edhe Naim Ternava! Sa punë bënë një deklaratë kur vazhdohet me avazin e vjetër dhe nuk merret asnjë masë konkrete për ta kthyer fenë dhe xhaminë në "binarët" e popullit që i takon... Populli shqiptar nuk ka asgjë të përbashkët me botën arabe... Prandaj, imamet shqiptarë-atdhetarë duhet të angazhohen dhe të marrin në dorë drejtimin e kësaj feje në hapësirën shqiptare. E vetmja mundësi për të qëndruar larg (siç edhe jemi...) botës dhe problemëve arabe është krijimi i mënjehershëm i një Bashkësie Islame Shqiptare (me fytyrë dhe gjuhë shqipe...) të vetme për mbarë kombin shqiptar në Iliri-Ballkan dhe në botë. Kështu feja dhe xhamia do të vihet në shërbim të Zotit dhe të kombit që i takon. E njejta gjë vlen edhe për fetë apo besimet tjera te ne, por feja islame është e përqafuar nga shumica e shqiptarëve dhe kjo çështje kërkon të trajtohet sot, jo më vonë...

No comments:

Post a Comment