29 Korrik 2014
Sipas gazetës elektronike, "Express", raportuesja për Kosovën në parlamentin evropian, LUNACEK, paska deklaruar se "krimet e UCK-së po i rëndojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët" !! Me cilët fqinj ? Apo evropiania, Lunaçek, me fqinjët e Kosovës nënkupton Serbinë ?! Serbinë, sepse për të dhe për një pjesë të Evropës të tjerët në Iliri - Ballkan janë të pa rëndësishëm... Ose, Lunaçek dhe Evropa e sotme e kanë marrë vesh se Kosova shqiptare, ashtu si shteti i parë shqiptar, falë kësaj Evrope, janë të rrethuar me tokat shqiptare dhe me popullin e tyre shqiptar.
Qëndrimi dhe raportet e porositura nga Evropa për "krimet" e UCK-së janë ato që po i rëndojnë marrëdhëniet shqiptare - serbe tash e njëqind vjet, pa shkuar te Kongresi famëkeq i Berlinit... Edhe për fajin e Evropës, dhe me fajin e saj, ishin pushtuar rreth 150 000 km katrorë të tokave të Shqipërisë nga sllavo-"grekët" dhe ishte shfarosur shumica e popullit shqiptar... Shfarosja e shqiptarëve të mbetur të asaj që u quajt Kosovë ishte qëllim i shtetit serb edhe në fund të shekullit XX. Ushtria Clirimtare e Kosovës, që u përpoq dhe luftoi për shpëtimim e kësaj pjese të popullit shqiptar nga shfarosja (gjenocidi dhe holokausti...) e thikave, armëve dhe furrave të shkritorëve të kriminelëve serbë, paska bërë krime ndaj "engjujve" serbë dhe bashkëpunëtorëve të tyre gjakprishur...!! Duke denuar viktimën e duke shpërblyer kriminelin nuk korrigjohen padrejtësitë krimimale që i janë bërë kombit shqiptar dhe Shqipërisë. Me këto politika antishqiptare nuk mund të "lehtësohen" raportet me Serbinë fashiste dhe as nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Iliri. Vetem përmirësimi i padrejtësive ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë "normalizon" marrëdhëniet në Iliri dhe e paqëson këtë rajon të Evropës...

No comments:
Post a Comment