28/07/2014

Strugë, Kalishta bënë shtizën dhe ngre në maje të saj flamurin shqiptar në qendër të fshatit



Strugë, Kalishta ngre flamurin shqiptar në qendër të fshatit
Sot, Kalishta kishte vendosur që festës së bajramit të madh ti jap një tonacion të fuqishëm shqiptar. Banorët e këtij vendbanimi vendosën dhe inaguruan shtizën me flamurin kombëtar shqiptar në sheshin e fshatit.
Kjo iniciativë e marrë nga mërgimtarët shqiptarë të Kalishtit që jetojnë në Zvicër u realizua sot duke dyfishuar festën e banorëve të fshatit turistik rreth liqenit të Ohrit.
Privilegjin për ta ngritur flamurin shqiptar në vendlindjen e tij e pati, veterani i luftës së UÇK-së Artim Elmazi, i cili ishte pjesë e brigadës 138 Agim Ramadani në Koshare të Kosovës.
Momenti i ngritjes së flamurit u përcoll me duartrokitje të fuqishme dhe shumë emocione, nga thuajse të gjithë banorët e këtij vendbanimi.
Me këtë vepër, ky vendbanim i rajonit të Strugës, ju bashkangjitet shumë fshatrave të kësaj ane të cilët kanë vendosur shtyllat e larta me flamur kombëtar në sheshet e tyre.

No comments:

Post a Comment