23/07/2014

"GREQIA" PRETENDON HIMAREN QË TË "HARROHET" ÇËSHTJA ARVANITASE-SHQIPTARE NË "GREQI"

Xhevat Bislimi
23 Korrik 2014




Himara, si vetë Iliria-Shqipëria, është njëri prej vendbanimëve më të lashta në Evropë të banuara nga pellazgët-ilirët-arbërit-shqiptarët... "Greqia" e krijuar nga Evropa në tokat e Shqipërisë, në shek XIX, për interesat e saj gjeopolitike ka shkombëtarizuar dhe mohuar çdo të drejtë të shqiptarëve që e banonin "Greqinë" deri në Peloponez... Një pjesë të madhe të shqiptarëve-arvanitasve i ka shpërngulur-debuar edhe me ndihmën e Turqisë... "Kombi grek" ndoshta është i vetmi "komb" në Evropë që është krijuar artificialisht dhe mbi themele ideologjike... Në fakt "Greqia" është shteti i parë arvanitas-shqiptar në Iliri... Edhe sot në këtë shtet shumica e popullsisë është arvanitase-shqiptare ose me prejardhje arvanitase-shqiptare... Vetë ATHINA ishte një vendbanim tërësisht arvanitas-shqiptar... Në lashtësi, si e tërë "Greqia" e sotme, Athina banohej nga pellazgët-ilirët... Vetem Çameria ka rreth 17 000 km katrorë tokë shqiptare, të Shqipërisë... E vetëdijshme për këto fakte dhe për këtë të vërtetë, Kisha "greke" dhe qeveria e Athinës po përpiqen ta zhvendosin çështjen brenda kufijve të shtetit të sotëm shqiptar (si Rusia pas pushtimit të Krimes...), duke kërkuar "grekër" deri edhe në HIMARËN e pastër shqiptare... 

Projekt-propozimi për ndarjen administrative




























Këto pretendime shoviniste dhe fashiste kishin zënë të shfaqeshin që herët nga "Greqia"... Ahmet Zogolli (i vetëshpallur "mbret"...) për t'u kthyer në Tiranë nga Beogradi i kishte premtuar "Greqisë" hapjen e shkollës "greke" në Himaren shqiptare... Këtë premtim e kishte mbajtur Zogolli, sikur edhe për Shën Naumin, që ua kishte dhuruar serbojugosllavëve... Qëllimi i shkollës "greke" në Himare ishte shkombëtarizimi i bashkëkombësve dhe bashkëvendësëve të shkrimtarit dhe atdhetarit të shquar shqiptar nga HIMARA, Petro Markos...


Shkolla "greke" në Himarë me të drejte u mbyll nga Enver Hoxha në vitin 1947 si shkollë shoviniste që kishte për "mision" mbjelljen e "megali ides"!! Për "habinë" e shqiptarëve shkolla "greke" në Himare u rihap nga "patrioti", Sali Berisha pas gjysmë shekulli...!! Bashkë me këtë u bëri peshqesh edhe një pjesë të ujërave territoriale të shtetit shqiptar...!!


"Zhurma" që po bëhet sot nga qeveria e Athinës dhe altoparlantët e saj të tipit Bollano-Dule-Janullatos-Berisha+Basha për çështjen e riorganizimit dhe të rindarjës territoriale-administrative duhet ta trimëroj dhe ta bind Qeverinë e Tiranës dhe shtetin shqiptar se është koha e fundit që ndërhyrjet e "Greqisë" fashiste dhe tendencat e saj për ta "shpikur" një pakicë "greke" në Himarë e në shtetin shqiptar të marrin fund përgjithmonë... Me mbylljen e "çështjes" së një pakice "greke" në shtetin shqiptar duhet të hapet fuqishëm dhe "agresivisht" çështja arvanitase-shqiptare në "Greqi"...

No comments:

Post a Comment