19 Korrik 2014
“Hellopia” është quajtur i tërë vendi ku kanë banuar e vepruar “hellopët”, ku kanë qenë tekstualisht
“hellët, helloi”, sipas fisit
pellazgo-shqiptar “sellët” dhe "selloi",
në “fjalorin” e përkryer të gënjeshtarëve
të Danaenëve. I tërë vendi i tyre "e
mori" emrin “Hellada”, që interpretohet kështu nga
të tjerët, e "Greqi", sipas “graikoi”,
“graikos”, “graeci”, “graeki”, “graii”, “graiai”, të
cilët banonin e jetonin rreth lokalitetit që adhuronte e ndihmonte kultin e "gruas plakë”, rreth Dodonës
së shenjtë. Nuk është fis, nuk është komb, nuk është etni, por fillon
ndërrimi i tyre dhe shprehë të vetmen mundësi që të ndërlidhen "të huajt" në çështjen e
shenjtë të pellazgëve dhe të vidhnin andej emërtimet gjenealogjike të tyre,
mitet e kulturën, duke e ndërruar sipas gjuhës diametralikisht tjetër, pra
gjuhës semito-egjiptiane. E rikujtojmë edhe njëherë Aristotelin, i cili thoshte
se në krahinën përreth Dodonës atje banonin Sellët, dhe "ata që
atëherë quheshin graik, por tani helenë”[1]. Pra,
"ahellohu",
është rajoni ku kanë banuar sipas "greqishtës"
së Aristotelit ata që "e
vodhën" gradualisht këtë emër të tyre tipik "Hellada", ku
kanë jetuar ata që ruanin lopët, që
i kanë quajtur "hellopët", dhe i tërë rajoni është quajtur "hellopia", që do të thotë se
sipas pellazgëve kanë banuar dhe jetuar "grai-k-os",
ata që i ndihmonin "gratë",
d.m.th. kur hiqen mbaresat greke "os" dhe "oi". Ne do të
kuptojmë se këtu janë Sellët
(sell-oi); se ky vend ishte vendi e qendra e tyre; që është bartur edhe atje ku
ishin të parët e "hellenëve" dhe "grekëve", Danaenët dhe
Kadmenët.
Në fillim
kemi luftën e në mes të dy sistemeve shoqërore, atij matiarkal dhe patriarkal.
Në këtë luftë i marrin me vete fiset pellazge dhe u prinë me dinakëri danaeanët
e kadmenët, të cilët e zhvilluan gjuhën e tyre, me bazë të fjalorit të
pellazgëve dhe natyrës së gjuhës semito-fenikase, d.m.th. Kadmenët.
Pikërisht
kjo ka qenë peridha e "katër shekujve të errët",
prej vitit 1200 deri në 800 p.e.r., që përbëjnë "periudhën
parahelene", kur të ashtuquajturit "grekë"
(pra "helenë") nuk ishin shumicë,
por pakicë dhe dihet se kultura mikene , është një kulturë që
emërohet me pa të drejtë "kulturë
kretase" në veprat e njohura të mbarë botës dhe Evropës. Ajo kishte
çdo gjë që mund të ketë një kulturë pa
shkrim; emrat parahelenë të Zotave, që figurojnë në tabelëzat kretase të
epokës së pallateve, rreth vitit 2700 deri në vitin 1700 p.e.r.[2] dhe
bëjnë pjesë në mitologjinë e perëndive, e cila poashtu pa kurrëfatë të drejtë është
quajtur “mitologji greke”[3] dhe
është plotësisht e pa vend.Dionis Halikarnasi shkruan në librin e tij “Pellazgu” se pjesa më e madhe e
pellazgëve shkuan tek aleatë dhe vëllezërit e tyre në Dodonë, kundër të cilëve askush nuk mendonte të bënte luftë, sepse
ishin të shenjtë dhe vepronin të gjithë me porosinë e orakullit të Zeusit,
Zotit të Madh pellazg. Por, përshkrimet e Dionis Halikarnasit nuk ndihmonin për
vendndodhjen e Dodonës, vetëm se ndihmojnë se hierorja e shenjtë lokalizohet në
Epir dhe se ajo ishte këshilluesja e përhershme e mbretërve dhe heronjëve të
lashtë të të gjithë rajonit[4]. Por,
të dhënat më të rëndësishme për Dodonën e pellazgëve, Tomorin dhe Epirin na i
jep në veprën e tij të gjeografisë Straboni,
siç thotë Ilir Cenollari[5]. Ai
thotë se ky rajon ishte nën sundimin e thesprotëve, sikudër mali Tomar e Tmar,
sepse të dy emrat i përdorë, dhe sipas tij përcaktohen njëkohësisht fiset e
tjera, si p.sh kaonët, molosët, thesprotët, enianët, perrebejt, etj. Kaonët dhe
molosët ishin më të famshëm në tërë Epirin, sepse mbretërit rridhnin prej tyre,
sidomos kjo vlente për familjen e mbretërve aikaid, që rridhte prej mollosve. Shpjegimet e Strabonit kanë vlera
të mëdha historike dhe filologjike. Paraprakisht jepte kuptimin e fjalës “tomur”. Sipas tij “tomur” apo “thomur”
dhe “themishte” do të thoshte “them,
thom, thamë, thoj, të thënat”, duke i vendosur lidhje me njerëzit që i
predikonin ato, pra fallxhorët, parashikuesit e fatit. Orakulli i Dodonës ishte pikërisht një falltore, ku banorët e saj mësonin diçka rreth të ardhmes së tyre
apo edhe fatit jetësor të tyre, fillimisht nga plakat e orakullit[6].Brenda
falltores ndodhej vetëm një enë prej
bakri, mbi të cilën ndodhej një
shtatore që mbante në dorë një
kamixh të trefishtë në formë zhinxhiri. Kur fryente erë vargjet e zingjirit e godisnin enën dhe ajo nxirrte tinguj të
gjatë[7].
![]() |
Ilirët-Epirotët-Thesalia-dhe viset e tjera pellazge |
Tomuret, që quheshin priftërinjë e orakullit që shërbenin kryesisht në malin Tomar, sipas Karapanos[8], kur
mëshkujt i marrin ngadalë këta tituj në vend të grave, pikërisht në epokën
heroike, që merreshin me shërbimet ndaj tempullit dhe orakujve, kështu që jepnin
përgjegjet e tyre në bazë të shenjave profetike për pyetjet që bëheshin nga
njerëzit e ndryshën dhe vizitorët apo heronjtë. Pra edhe emri i malit Tomor dhe Tomar, nga Tomuret,
nga “thom-tom” (them, tham thom) dhe fjala tjetër “thamir” (tha mirë) në
bazë të etimologjisë vinë vetëm nga gjuha shqipe dhe janë pova të
pakundërshtueshme të autoktonisë iliro-pellazge dhe përkatësisë iliro-pellazge
të dononasve epirotë[9].Dodona
paraqiste ngrehinën e madhe shpirtërore dhe qerthullin kulturoro-etnik të të
gjithë Epirit dhe kishte një lis madhështorë e hyjnor, që degët e tija me
gjethet e dushkut e mbulonin gjithë këtë hapësirë gjeografike.Sipas
autorëve të lashtë parashikimi i fatit bëhej në faltoren e Dodonës dhe jepej nga gratë, falltarët, priftërinjtë,
por edhe mbi lisin, me anë të fëshfërimit të gjetheve të lisit; me anën e
jehonës së enës së bakrit; me anë të buçimës së ujit dhe burimit të shenjtë
pranë Dodonës; dhe me anë të pëllumbave kur ata fluturonin dhe rrinin në maje
të Lisit të Shenjtë[10]. Në punimin
tim paraprak e kam dokumentuar se ku është Lisi
i Shenjtë[11],
ndërsa tani duhet të bëhet dallimi në mes të qytetit të Dodonës dhe faltores
së Dodonës. Në radhë të parë ne duhet të vëmë numrat e Dodonës, të dallojmë
se ku është filluar ajo...Nga analiza
e mirëfilltë e këtyre të dhënave duket qartë se nuk ka pasur vetëm një Dodonë
mitologjike dhe një Dodonë historike në territorin e Molosisë. Në Epir ka dy
male me të njëjtin emër, Tomorr dhe Tomar dhe disa thonë se Dodona gjendej në
mje të malit, disa të tjerë në moçal. Kontradikta nuk ka të sosur. Ngatërresa e
detajeve vjen nga synimi kryesor i autorëve grekë dhe autorëve të lashtë që
duan paraprakisht që të ngrehin dhe ta lidhin këtë me prejardhjen e tyre të
vjetër, por nuk e dinë se gjuha e tyre dhe gjuha shqipe kanë një dallim të madh
gjuhësor dhe disa autorë, edhe albanologë shqiptarë, bien viktimë e lajthitjeve
të tyre. Gjon Muzaka, kur shkruan memorjet e tij, që thotë se Muzakajt janë
pjesë e Molosisë së lashtë dhe se shqiponja e ylli janë simbole stërgjyshore
dhe ata kanë qenë përherë arbëror, se janë pasardhës të denjë të Epirotëve të
lashtë, dhe që në kohërat e lashta stema e derës së tyre ka qenë një krua i
gjallë[12].
Ndërsa, në
majen e malit Tomor është ruajtur deri më sot shenjëtira e tij, në të cilin
gjenden gërmajat e një tempulli, të mbetura që nga kohët e lashta, siç na
njofton Sami Frashëri në veprën e tij[13] dhe
se në muajin gusht gjethet e dushkut thahen. Sipas ritit të lashtë pagan fëshfërima
e tyre karakteristike thotë fatin
e njeriut, të besimtarit, të mëtuesit. Tradita e shenjtërisë së këtij mali
të shenjtë është rrenjosur thellë në kujtesën e popullit tonë[14]. Tradita
e lashtë e pelegrinazhit në majën e Tomorit është një tregues i shenjtërisë së
tij. Feja e krishterë në fillimet e saj, për ti dhënë hov besimit të ri,
objektet e kultit i ndërtoi mbi vendet e shenjta të besimit pagan. Tradita e
shenjtë e këtij mali me pelegrinazhet e hershme përsëri u pasurua, duke ruajtur
vazhdimësinë. Edhe sipas besimit kristian në muajin gusht organizohej
pelegrinazhi për nder të shenjtores Shën Mëri dhe po të njëjtën gjë do ta bëjnë
bektashianët për të shenjtin Abas Aliun[15].
Zoti i Madh, perëndia supreme, Zeusi, e ka krijuar tërë botën, ndërsa emblemat
e tij ishin rrufeja, shqiponja dhe lisi, i cili njeriut i ka shërbyer si ushqim i parë me lédhat (ledhat, lendet) e pasura me amidon[16]. Porduke
hasur ndër këto, autori bie viktimë e analizimit të kundërshtive dhe pështjellive
të autorëve antik e bashkëkohorë grek, ndër të cilët vie Karapano, i cili nuk e dallon çka do të thotë tempulli i Dodonës nga qyteti i Dodones. Origjina e lashtë e
Dodonës e humbë Karapano në mjegullirën e prehistorisë. Popullsitë e lashta
vendase nuk i zë në gojë, as “pellazët”, “arkadët”, “barbarët”. Dodonën e quan
si “produkt të qytetërimit helen” dhe
të gjitha të dhënat tjera e përgenjështrojnë pikërisht ate, sepse Karapano e
ngatërron Dodonës qytet me orakullin e Zotit (Zeus) dhe omfalën e lisit të
shenjë. Në epokën historike, thotë Ilir Cenollari, nuk ekzistonte qyteti, por
vendi i shenjtë kulti i Zeusit dhe Lisi i Shenjtë. “Kombi helen” dhe “gjuha
helene” nuk u krijuan në Epirin
iliro-pellazg, sepse atje është
krijuar feja dhe mitologjia, Dodona parahomerike dhe Donona e shenjtë
antike. Ne i themi kështu botës së përparuar dhe Greqisë së sotme, sepse këtë
duhet ta marrin vesh të parët Grekët dhe Evropa.Ekzistenca e
“orakullit të shenjtë" të
Zeusit ka ndodhur në Epirin jugor, te Molosët e Thesprotët, sot në Greqi dhe
tregon vijimësinë e pashkëputur të jetës e besimit të pellazgo-ilirëve të tërë
kësaj ane dhe karakterin origjinal të fesë e të mitologjisë[17]. Si
mund të quhen këto “gjëra greke”, kur
nuk ka ekzistuar aty “Greqia” dhe kjo
është krijuar pa të drejtë më vonë, bashkë me trojet e Epirit.Pra, gabim
ka ardhur kjo çështje deri në kohët moderne: pellazgët, ilirët, arbërit apo
shqiparët; apo albanët dhe arnautët, siç na quanin atëbotë italianët dhe turqit,
d.m.th. banorët e vendit të shkëmbinjëve,
siç e quajnë veten e tyre shqiptarët,
që banojnë kryesisht në këto vise: a)
në Greqi, në Epirin e vjetër të Greqisë-Çamërinë, të cilët, as sot nuk guxojnë
të marrin asnjë lloj iniciative për pavarësi nga Greqia, sepse nuk e lënë "grekomëdhenjtë"
dhe e detyrojnë të flasë "greqisht"; b) në Maqedoninë e Greqisë, të pjesën jugore të Maqedonisë rreth
Selanikut e tutje; c) në Maqedoninë
Jugpërëndimore; ç) në Serbinë
Jugore, që sot përthekojnë vetëm të tri qytetet e moçme shqiptare, të besimit
islam, Medvegjë, Bujanovc e Preshevë; e)
në Maqedoninë veriore, që është pjesë e denjë e Dardanisë së dikurshme, me
Shkupin kryeqytet, që sot është bërë i panjohur dhe është mbushur me parolla
bullgare; ë) Shqipëri, tërësisht; f) në Kosovë, tërësisht; g) në Malin e Zi, prej Tivarit e deri
në Podgoricë, etj. kjo duhet të jetë një trevë e gjallë, kompakte dhe
gjenealogjikisht arbër; shqiptarë të
vërtetë, shqipe, etj. Po e përbyllim këtë temë me fjalët e Edison L. Clark, i
cili thotë: Epirotët e vjetër dallohen nga helenët, që janë banorë të Helladës,
pra Greqisë artificiale, ashtu siç dallojnë shqiptarët dhe "grekët" e
sotëm. Epirotët dhe ilirët ishin fqinjë të një gjaku, që flisnin dialekte të
ndryshme të së njëtës gjuhë[18]. Kur
themi "grekë", i mendojmë një popullsi të përzier nga perandoria
bizantine, që janë quajtur ne një emër: roume,
banor i perandorisë bizatine, pa dallim nga përkatësia tjetër nacionale,
siç kanë qenë atëherë ata, pra roume rumunë të Greqisë; shqiptarët ortodoksë;
sllavo-serbët e Greqisë dhe vllehët e Greqisë, që janë detyruar te flasin "greqisht"
ose nuk do të hanin bukën të gjallë; pra janë quajtur roumë, d.m.th. ortodoksë grekë që frekuentojnë kishen greke dhe varen nga juridiksioni fetar i Patrikanës së
Fanarit, jo nga "përkatësia
fetare". Ortodoksët shqiptarë, duke mos patur një kishë autoqefale dhe
duke qenë të varur ndaj juridiksionit të Patriarkut të Fanarit, kanë figuruar nëpër
regjistrat e të ashtuquajturës "Turqi" si "Roumë"[19] .Po i
kthehemi edhe njëherë temës sonë, e në rend të parë do të shohim kush janë fiset
që e përbënin Epirin. Sipas Prof. Hasan Cekës, "fiset kryesore të Epirit ishin thesprotët, kaonët, molosët,
athamanët, parorajt, amfilohët dhe kasopët. Këtyre mund t`i shtonim me dhjetra
fise të tjera më të vogla, si p.sh. fisin e prasaibëve, që banonte përreth
Butrintit, omfalët që ishin një nënfis i Kaonëve, arktanët, të cilët, të cilët,
në fillim të shekullit IV p.e.s. ishin një ndër fiset më në zë të Epirit etj.,
por këto, për arësye se cqenë të nënshtruar apo të lidhur në federatë ose nuk
ishin veçse nënfise të fiseve më të mëdha, që përmendëm më sipër, nuk luajnë
veçse një rol të dorës së dytë në shtjellimin e ngjarjeve të Epirit. Fiset
Epirote rronin edhe jashtë kufinjëve lindore e jugorë të Epirit, bile edhe në
bregun e përtejmë të Adriatikut. Kështu penestët e Thesalisë ishin epiorotë nga
origjina. Fise të tjera epirote si agrejtë dhe apodhotët kanë qenë më tëpër të
lidhur me shtetet kufitare greke, kryesisht me Etolinë, sesa me Epirin;
megjithëkëtë në burimet e shkruara është bërë gjithmonë një dallim i qartë
ndërmjet tyre dhe helenëve... Mesapët e fise të tjera të Italisë së Jugut më në
fund ishin gjithashtu epirotë dhe kishin lidhje gjaku, gjuhe e gjinie me kaonët
e bregdetit të Himarës (njëri nga nënfiset e mesapëve vazhdonte të përkujtonte
këtë lidhje me fisin e bregdetit të Himarës dhe quhej fisi i Kaonëve)"[20].
![]() |
Dioskurët-dy vëllezërit Poluksi dhe Kastori-prej nga rrjedhën Thesprotët |
Po të
shpjegojmë sipas një legjende të vjetër, fiset e Kaonëve dhe Thesprotëve
rrjedhin drejtëpërdrejtë nga Zeusi (Zoti i Madh), i cili me Ledën ka bërë dy
binjakë, që quhen dioskurët (Dio=Zoti): Poluksi (Polyedukun) dhe Kostorin. Nga
Poluksi rrodhën Kaonët, ndarsa nga Kastori rrodhën Thesprotët. Sipas Besnik
Imerit duke cekur Profesor Dhimitër Pilikën[21],
Dioskurëve (d.m.th. të dy këtyre vëllezërve) u është ngritur një Hierore, e
cila ndodhet 8 km në jugperëndim të fshatit Dukat në Vlorë, në Grama të malit
të Karaburunit. Një legjendë tjetër flet për themelimin e qytetit të Zakinthit
në Epir, nga biri i Dardanit-Zakinthi. Zakinthi, Itaka dhe Kefala (Kefalonia)
ishin zotërimet e Odhiseut dhe ishin pjesë e Epirit, në kohën klasike.
Rreth njëmijë vjet pas Akilit, zulma e Epirit shkëlqeu me me Pirron e Epirit. Pirruan e Epirit e
thërisnin "Pirro Burri" të
vetët, dhe ai fliste shqip[22] . Në
kohën moderne, ka më tëpër se 2500
njerëz "Burri" në tërë Zvicrën,
që e mbajnë këtë emër të padryshuar[23] dhe
që janë në pozita të mëdha e të dallueshme, në të gjitha kantonet. Ndërsa sipas
Dhimitër Pilikës, Neoptolemi (Pirrua) me Andromakën pati një djalë që u quajt Molosi. Molosi është nip i dinastisë Trojano-Dardane. Këtu zë fill dinastia molose. Nga Pirro Neoptolemi
(pra djali i Akilit) deri te
Tharypa, stërgjyshi i Pirro Burrit të Epirit, janë 15 breza. Nga Tharypa e këndej në linjë të drejtëpërdrejtë na
paraqitet dinastia Epirote: Alketi,
Arryba, Ajakidi dhe Pirrua i Epirit[24].Që përpara,
te Aleksandër Molosi, i shekullit të
IV p.e.s. shqiponja ndeshet krahas Zeusit edhe rrufeja, demi, mburoja, qeni molos etj. si emblemë të veçanta stërgjyshore. Në mbretërimin
e Aleksandër Molosit (342-331) takohet shqiponja
përbri Zeusit të Dodonës pellazgo-shqipe,
rrufesë, dushkut, demit, mburojës, diellit, pëllumbit, majës së heshtës,
trekëmbëshit, bririt të mbushur, biskut të palmës, pranë përfaqësuasve më në zë
e të famshmëve të panteonit dodonas:
Dionës, Artemisit, Athenasë, etj., e gjatë mbretërimit të Pirro Burrit (297-272)
shqiponja shoqërohet me emblema të
rrënjosura brez pas brezi në kulturën e mendimet mijavjeçare, prej pellazgëve e
ilirëve deri te shqiptarët e sotëm; aiakasit Akil e Ftia (Fthia) dhe hyjnitë
parahelene, që janë të qerthullit dodonas si p.sh. Dhemetra (Dhé-mitra),
Persefona, Theti, etj.Këto simbole
na kanë mbetur nga të parët tanë trashëgim i veçantë dhe janë simbole të
veçanta të etnogjenezës sonë. Vetëm shenja e shkabës, shqiponjës në primatin
botëror të parave dhe simboleve shtetërore tregon qartë se jemi ne bijtë
arbërit, të cilët jo pa ndikim, ndër miq e armiq, e kanë merituar, aspak me të
padrejtë, por me të drejtë cilësori e veçantë e të rrallë si "bijë të
shqipes", pra shqiptarë, të cilin askush nuk ka guzuar t`ua prekë e t`ua
ndërojë apo t`ua ndryshojë brez pas brezi, pa lere se t`ua mohojë.
![]() |
Monedhë me shqiponjën në këmbë me rrufetë nën kthetra |
Pasardhësit
e Pirro Burrit, Aleksandri II, Pirroja II, Ptolomeu, Diadamia, etj. në shtetin
e mëvonshëm të Epirit me kufij të
ndryshëm republikanë, do tia bashkangjisnin shqiponjës shqiptare edhe emblemat kryesore dondonase[25].Sikurse e
cilësojnë dhe e saktësojnë shqiponjën
dhjetra gurra të vërteta historike, qofshin ato prej vendit tonë apo nga
jashtë, mund të pohojmë me plot gojën se shqiponja
mishëron një nga atributet e mirëfillta të Zeusit (Zotit) pellazg të Dodonës,
përbri rrufesë, dushkut, demit, pëllumbit, majës së heshtës, etj. Mbreti i
shpendëve, shqiponja, e cila
fluturon më afër qiellit dhe mbretit të përëndive, Zeusit (Zotit), i cili i shërbente këtij si lajmëtar dhe shoqëruar
i pandarë, duke mbajtur në caponj (kthetra) shufrat e rrufesë,
armën më shkatërrimtare "Zotit të
Dodonës", siç e thërrasin shprehimisht disa gojëdhëna labe, fort
domethënëse, të botuara rreth një shekull e gjysmë apo gati dy shekuj më parë.
Nën tiparet e shkabës (shqiponjës), sipas rrëfimeve pleqërishte, Kryepërendia
pellazgo-shqiptar i Dodonës qe bashkuar me nimfën, që pat lindur të parin bir
të shqipes, Aiakun, katragjyshin e Aleksandër
e Pirro Molosin[26].
Trajta e Shabës (Shqiponjës) njihej si nimfë
me emrin e helenizuar Aigina, që në
shqipen tonë do të tingëllonte si "dhia"(dhie
e vogël). Aiakasit (aikidët)
rridhnin nga Shqiponja-Zeus dhe
dhisë Aikina [27].
Dodona përveç Zotit pellazg, Zeusit, ka ofruar dhinë edhe me hyjni të tjera
vendase, si Artemisi (Diona), Dionisi (Baku), Pani e ndonjë tjetër, krahas
Kryepërëdeshës rrënjëse Dhemetrës (Dhé-mitra). Dhia, "capra ipex" ka
lënë gjurmët e vjetra që në kohën e gjetjes, afër 40`000.000 vjet para sodit, në shpellën paleolitike të Shën Marinës, pra Butrintit, si një nga "banorët" më të vjetra të truallit
tonë[28].Siç na
dokumeton historiani Diodori i Skylisë, që prej 2100 vjetësh, "Epirotët e kanë një gjë të madhe jo
vetëm të luftojnë për atdheun e tyre, por edhe të japin jetën për të mbrojtur
miqtë e tyre, farefisin..." Dodona ishte një qendër pellazgo-shqipe
parahelene, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke. Si e
tillë ajo u njoh në tërë botën e lashtë si një realitet oblektiv[29]. Këtë do ta
shohim në vazhdimet e kësaj teme...
[1] Ilir Cenollari, "Profecitë e Zotit të Tomorit", Jonalda, Tiranë 2010,
faqe 14.
[2] Aref Mathieu (Arif Mati), "Shqiptarët
(historia dhe gjuha)- Odiseda e një populli parahellen", Plejad,
Tiranë 2007, faqe 50.
[3] Shikoni librat e më poshtme: C. Scott
Littleton, "Das grosse Buch der
Mythologie", Christian Verlag, München 2003; Wilhelm Vollmer, "Wörterbuch der Mythologie",
Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Anton Graber-Haider, & Helma Marx, "Das Buch der Mythen aller Zeiten und
Völker", Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005;
Grup
autorësh, „Wie sie damals lebten-im
Griechenland der antike”, Deutsche Ausgabe, Time-Life Bücher, Amsterdam,
1997; Gerold Dommermuth-Gutrich, “Mitet
më të famshmet e lashtësisë”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006; Neil
Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung,
Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag
AG, Vevey/CH 1999; Dr. Semni Karaouzou, "Nationalmuseum-Illustrierter
Führer durch das Museum", Ekdotike Atheanon S.A., Athen 1979; etj.
etj...
[4] Ilir Cenollari, vepra e përmendur, faqe
17.
[5] Po aty, faqe 19.
[6] Po aty, faqe 22.
[7] Po aty, faqe 22-23.
[8] Kostandin Karapanos, „Dodone et ses ruines“, V.I., faqe 160, cituar sipas I.Cenollarit,
vepra e cituar, faqe 23.
[11] Shiko punimin tim, http://www.brahimavdyli.ch/Evropa-e-Bashkuar-7/ ose
në botimet e saj.
[12] Gjon Muzaka, „Memorje“, Toena,
Tiranë 1996, faqe 24, cituar sipas veprës së Ilir Cenollarit, faqe 30.
[13] Sami Frashëri, „Vepra II, faqe 251,
cituar sipas Ilir Cenollarit, faqe 31.
[15] Po aty, faqe 33.
[18] Edison L. Clark, "Racat e
Turqisë Europiane, historia e tyre, gjendja dhe prospektet", New-York,
Brodwey, 1878, cituar sipas veprës së Besnik Imerit, "Epiri, një histori pellazgo-shqiptare", botim i autorit,
Tiranë 2012, faqe 158.
[19] Mit`hat Frashëri, "La
Population de l`Epire", Sofje (Bullgari), 1915, cituar sipas Besnik
Imerit, "Epiri, një histori
pellazgo-shqiptare", botim i autorit, Tiranë 2012, faqe 157.
[20] Hasan Ceka, "Në kërkim të
historisë ilire", të "Vërejtje
gjeografike dhe etnike", cituar sipas veprës së Besnik Imerit, "Epiri, një histori
pellazgo-shqiptare", faqe 27-28.
[21] Po aty, faqe 29.
[22] Po aty, faqe 29-30.
[23] Shiko veprën time "Mërgata
shqiptare e Zvicës dhe roli i saj", "Brezi `81", Prishtinë
2011, faqe 22.
[24] Besnik Imeri, po aty, faqe 29, duke cekur cekur burimin prej veprës së
Dhimitër Pilikës, "Pellazgët,
origjina e jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 298.
[25] Dhimitër Plika, vepra e cituar, faqe 67.
[26] Po aty, faqe 68.
[27] Po aty, faqe 138.
[28] Po aty, faqe 140.
[29] Po aty, faqe 153.
No comments:
Post a Comment