16/12/2015

VETEM PAKICA SERBE MUND TË LËVIZË LIRSHËM NËPËR BE ?!


QEVERIA E ISAHASHIMIT THELLON IZOLIMIN E REPUBLIKES DHE TE QYTETAREVE TANE


Xhevat Bislimi

Fatkeqësia e Republikës së Kosovës dhe e popullit të saj shqiptar, qeveria e Isahashimit, u trondit sot nga lajmi për mosheqjen e vizave për qytetarët tanë (mund të lëvizin vetem serbët e pakicës serbe me pasaporta të Sërbisë!). Premtim-mashtrimet shumëvjeçare të Hashim Thaçit (tash edhe të Isa Mustafës) u demantuan edhe njëherë nga BE-ja... Ky lajm "shpërfytyroi" mendjen dhe fytyrën e kësaj qeverie policore dhe jolegjitime. Reagimet e krerëve të saj ishin iracionale! Hashim Thaçi harroi, nga tronditja, se perballë kishte BE-në e jo Opozitën e Bashkuar, deputetët e të cilës po i persekuton, arreston e burgosë sikur të ishin ca qytetarë të zakonshëm që kishin hyrë pa lejen e Hashimit, Ises e Kadriut në Kuvendin e Republikës dhe po hidhnin gas lotsjellës!! Theksin në shqetësimin-reagimin e tij Hashimi e kishte vënë te frika se do të dështojë dialogu me Serbinë dhe te frika se mund të mos zbatohen marrëveshjet me Serbinë!! Mirëpo, tani është tepër i vonuar Hashimi për të luajtur në këtë kartë!! 

Kjo qeveri ka harruar se BE-ja nuk liberalizon vizat për vende dhe qeveri që nuk kanë zotësi të sigurojnë dhe garantojnë lëvizje të lirë për qytetarët brenda territorit të tyre !! Nuk liberalizohen vizat nga BE-ja për një qeveri që burgosë gjysmën e deputetëve të opozitës! Nuk heqen vizat për një vend që është i mbytur në korrupcion e krim të organizuar ! Nuk ka liberalizim të vizave për një vend e një qeveri që nuk garanton liritë dhe të drejtatë themelore të njeriut për qytetarët e saj!! Nuk ka lëvizje të lirë në BE për vendin dhe qeverinë që shtyp me dhunë e me polici qytetarët dhe kërkesat e tyre kushtetuese dhe demokratike!! Nuk mund të ketë liberalizim të vizave dhe përkrahje për një qeveri që bënë pazarllëqe të pista dhe të rrezikshme me tokën dhe interesat e vendit të saj!! Prandaj, që të ketë lëvizje të lirë për qytetarët e Republikës sonë në tërë Kosovën (pa kufij të brendshëm...) dhe në BE kjo qeveri duhet të shkojë, siç ka thënë Qosja, në plehrat e historisë...

No comments:

Post a Comment