15/12/2015

Dugagjin Gorani : shumica është e pakënaqur, mirëpo gjithëmon është një pakicë që reagon edhe për atë shumicë (video)

Dugagjin Gorani : shumica është e pakënaqur, mirëpo gjithëmon është një pakicë që reagon edhe për atë shumicë.


Duke u nisur nga kjo analizë e D.G, ne (Shoqëria) përkujtojm se edhe luftën e Kosovës është një pakicë që e ka bërë edhe për atë shumicën tjetër e cila dëshironte në thellësinë e saj lirinë. Edhe sot, është një pakicë që vepron dhe një shumicë që e aprovon. Të gjithë në Kosovë, në një mënyrë apo në një tjetër, nën një argument apo në një tjetër, nën një arsye apo nën një tjetër, janë kundër pushtetit të PLDK-së i cili ka sjellur vetem mjerim, dëshpërim, dhunë, korrupcion, krim, humbje të sovranitetit, humbje territoriale, humbje të dinjitetit kolektivë dhe, mbi të gjitha, ka sjellur tradhëti kombëtare.

Sot, është koha që kësaj pakice reaguse ti bashkohet shumica në reagimin e saj. Një reagim i madh dhe i përnjëhershëm mund të sjellë një zgjidhje të mënjëhershëme. Le t'a rrëzojm këtë pushtet të klanëve dhe tradhëtar që ka uzurpuar shtetin dhe le t'a sjellim një pushtet të popullit, nga populli dhe për popullin. Një pushtet i cili lufton vërtetë për shtet, për sovranitet, për integritet territorial.



Ju ftojm si më poshtë ta ndiqni analizën e shkëputur nga emisioni "click" të Dukagjin Goranit :  



No comments:

Post a Comment