16/12/2015

Ernest Luma : "Rroftë Qeveria !"




Ernest Luma në një postim të tij në facebook ka tallur keq qeverinë dhe gjendjen që po mbretëron në Kosovë. Ernest Luma është i njohur për satirën e tij të hollë.

Si më poshtë keni postimin e tij të plotë : 


Liberalizimi i vizave u krye. U bë, ashtu siç pritëm dhe na premtuan.
Zhvillimi ekonomik, në zenit.

Mirëqenia më e lartë në Evropë.

200 mijë vende pune të premtuara, u hapën.

Në aspektin e sigurisë, më së miri në rajon.

Në UNESCO u pranuam.

Papunësia, më e ulta në Evropë (veç edhe nja 10-15 militantë e kusherinj të pushtetit kanë me u rehatu', dhe u krye kjo punë).

Nipat, dajët, tezet, hallat dhe bijat e qeveritarëve po jetojnë mirë.
Asfalt n'tana anët.

Drejtësia krejt funksionale. Pa asnjë t'metë. Veç disa kaçakë të pushtetit s'është punë me i kapë, e disa tashmë të dënuar për hajni e krim të organizuar hala po udhëheqin.

Shendetësia, shembull edhe për Evropën.

Artistët u kënaqën, me paga e kushte.

Sportistët, me palestra e stadiume perfekte. Veç shiu që po i bën moçalishte nganjeherë.

Pensionistët s'po mund t'i harxhojnë pensionet (e rritura) as për dy muaj.

Kosova është bërë parajsa e evropianëve të rinj, ashtu si dhe na u premtua.

Evropën e japim, hajnat s'i japim.

Andaj, o popull, falënderojuni, një nga një, Zotit, në secilin mëngjes, e bërtitni t'madhe:
Rroftë Qeveria!

No comments:

Post a Comment