17/12/2015

Kjo politikë është e fokusuar në interesa të ngushta

Koment nga Avni Zogiani

Nëse Kosova nuk ka integrim, liberalizim të vizave, luftim të korrupsionit, pse duhet me u ngutë vetem në çështjet e bisedimëve me Serbinë ? Është e qartë që një politikë e korruptuar dhe e papërgatitur nuk është në gjendje me i mbrojtë interesat e përgjithshme sepse vetë fakti që është thelbësisht e korruptuar tregon se kjo politikë është e fokusuar në interesa të ngushta. Pse atëherë qytetari kosovarë duhet të lejojë që në emër të tij të bëhen marrëveshje me pasoja në rregullimin e brendshëm nga një politikë e paintegritet dhe e papërgatitur? Nëse kemi miqë ndërkombëtarë, pse ata na shtyejnë fort që vendimet e rëndësishme të merren shpejt dhe nën një politikë që përfaqëson vetem interesa të ngushta, por nuk na shtyejnë në krijimin e nje shteti të mbisundimit të ligjit ose nuk ndihmojnë integrimin e Kosovës?

No comments:

Post a Comment