18/12/2015

DJE SHQIPONJË E SOT PULË E LAGUR (Hashim Thaci dhe vizat...)





Koment nga Xhevat Bislimi 

Zëvendësi i Isa Mustafës, Hashim Thaçi, dje bëri deklarata të ashpra kundër BE-së, madje e "kërcënoi" BE-në me protestën e dy milionë shqiptarëve (ai thoshte "kosovarë"!!)! Mirëpo, sot, i njejti Hashim u tërhoq duke iu marrë goja e duke iu shtrembëruar fytyra nga "marrja" u tërhoq dhe tha se nuk ka kërkuar të protestohet para selisë së BE-së dhe kundër saj!! Hashimi shqiponjë që dje krekosej se do të protestonte kundër BE-së, sot u bë si një pulë e lagur... E si mund t'i besohet një politikani a qeveritari të këtillë?!! Në botën e përparuar dhe demokratike politikanë apo zyrtarë të tillë japin dorëheqje mënjëherë...
Nëse janë tërhequr, kanë kapituluar para Serbisë dhe janë bërë pula të lagura Hashimi e Isa, populli shqiptar i Kosovës nuk tërhiqet deri në pavarësimin e plotë të Republikës sonë nga Serbia...

No comments:

Post a Comment