18/12/2015

TENDEROMANËT EDHE PALLATIN E DREJTËSISË 30 MILIONËSH E BËNË TË PAPËRDORSHËM


PALLATI 30 MILIONËSH I DREJTËSISË I PAPËRDORSHËM


Koment nga Xhevat Bislimi

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës dhanë 30 milionë euro për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë... Sa lavdi e sa mburrja për këtë vepër të përbashkët "madhështore"!! Mirëpo, tenderomania-korrupcioni u shpërfaq edhe në këtë "vepër madhështore" me gjithë "madhështinë" e tij!! U dhanë 30 000 000 euro dhe ky Pallat i Drejtësisë doli se është i papërdorshëm, jofunksional!! Që nga hapja e këtij Pallati dhe që nga vendosja e personelit të drejtësisë grevat nuk kanë të ndalur!! Edhe sot zyrtarët (gjyqtarë, prokurorë, personelë...) protestuan dhe bënë grevë, sepse nuk mund të punohet në atë Pallat të Drejtësisë!! A po heton kush? A po përgjigjet kush për këtë "dështim"-vjedhje të milionave që e lanë të gjymtë-jofunksional Pallatin e Drejtësisë?

No comments:

Post a Comment