18/12/2015

Presidentja (Atifetja) tha gjithëçka, vetem atë që duhet dhe që është nuk e tha












FJALË SHUMË E PUNË PAK!

Jakup Krasniqi

Ditëve të fundit e patëm mundësin të dëgjojmë fjalë shumë e punë pak, madje tepër pak. Zaten ka vite që ne shqiptarët e Kosovës dimë t’i vlerësojnë vetëm fjalët e “mira”, por jo edhe punët e veprimet e mira. Madje edhe ditë të UCK-së e kemi ditën e fjalëve e jo të veprimeve që i kanë sjellë ndryshimet e mëdha?!

Ketë e patëm rastin të dëgjojmë edhe sot. Të dëgjojmë fjalë e vetëm fjalë, për punët e të tjerëve, pak fjalë mbase as edhe një fjalë për mos punën e vet. Asnjë fjalë për Këshillat e shumta që ka drejtuar e para vendit?! As një fjalë për diplomacinë e dështuar! Pak apo asnjë fjalë për prokurorët e gjyqtarët që i dekreton?! Kritika e vetëm kritika, për ata që kanë më se paku përgjegjësi për realitetin e krijuar (opozitën).

Ne, shqiptarët e Kosovës, nuk kemi nevojë t’i riprodhojm fjalët që na i thonë të tjerët apo i kemi dëgjuar nga të tjerët, por t’i themi gjerat ashtu si janë dhe si i ndjejmë ne. Se përgjegjësia për të ndryshuar ketë vend është e jona, e qytetarëve të Kosovës të veshur me përgjegjësi dhe e askujt tjetër. Ashtu siç nuk ka qenë kurrë më parë, të tjerët sa do miqësor që të jenë, kanë agjenda të tjera. Nëse presim që ketë vend ta ndryshojnë të tjerët, kësaj i thonë: “Prit gomar të del bar”!

Po kështu u veprua këtyre dite edhe nga kryeqeveritarët, të cilët kurrë nuk i dëgjojmë ta thonë asnjë fjalë të vetme për dështimet e tyre, por të njëjtin nuk hezitojnë të lëshojnë rrebeshe sulmesh ndaj opozitës e tani edhe Brukselit?! Pse ai nuk i mori parasysh, koncesionet që ata (qeveritarët) i bënë në bisedimet me Serbinë! Nuk jam prej atyre që mendoj se Brukseli është i pa prekshëm, se edhe ata njerëz janë, por jo për ato që u akuzua nga qeveritarët tanë, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore, pse qytetarët e Kosovës nuk janë si qytetarët e tjerë të rajonit.

Brukseli ka faj, pse gjatë këtyre viteve edhe këtij viti, nuk u tha më qartë, se me ketë qeverisje nuk mund të merrni liberalizimin e vizave, se vetëm koncesionet që i bëtë në favor të Beogradit, në nuk mund t’ua liberalizojmë vizat dhe për ketë çështje përgjegjësia është e juaja dhe se ju nuk duhet ta mashtroni për çdo gjë popullin tuaj!

Po, përket ka faj Brukseli?! Ndërsa, qeveritarët tanë janë engjëj!

No comments:

Post a Comment