Labinot Gjini
Kriza politike e shkaktuar nga tradhëtia kombëtare e Isahashës duke nënshkruar dy marrëveshje me Serbinë të një mase të barabartë me ato të Esat Pashës dikur, është thelluar edhe më shumë prej ditës së 28 Nëntorit kur policia elitare ndërhyri dhunshëm në zyrët e partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Vetëvendosje!-s, duke arrestuar mbi njëqind militant, përfshirë këtu edhe liderin e saj simbolik, deputetin Albin Kurti.
Në realitet, kjo krizë politike kishte marrur përmasa të jashtëzakonshëme qysh më parë kur u arrestua Donika Kada Bujupi, deputete e AAK-së. Mbarë opinioni publik shqiptar ishte tronditur nga arrestimi i saj i cili paralajmëronte një regjim totalitar në fuqi. Mirëpo, kulmi i krizës politike do të vinte më 30 nëntor kur opozita e bashkuar e Kosovës, pas një qëndrese, në mos legale, tërësisht legjitime u përjashtua nga Kuvendi i Kosovës. Nga ky moment, mbarë opinioni publik shqiptar e kuptoi se demokracia në Kosovë kishte marrur fund. Për t'a vërtetuar edhe më tej se kishim të bënim me një puç klasik dhe se një regjim totalitar tanimë ishte vendosur, Kadri Veseli në mbrëmje të kësaj dite i vuri drynin Kuvendit të Kosovës. Ai tha se nuk do të ketë më seanca të Kuvendit për këtë vit. Deklaratë, vepër dhe moment zyrtar që dëshmon fuqishëm fundin e një demokracie dhe fillimin e një diktature plutokrate në Kosovë.
Në një interpretim a contrario, deklarata dhe vepra e Kadri Veselit ishte edhe momenti nga ku fillon legjitimimi në vetëvete i përdorimit të të gjitha mjetëve për të rrëzuar këtë pushtet tanimë, përveç ilegjitim, edhe ilegal. Kur tempulli i demokracisë përfaqësuese mbyllet, aty hynë në fuqi demokracia direkte, pra demokracia e popullit i cili gjithëmon di të zgjedh formën e duhur të shprehjës së saj për t'u bërë e kuptueshëme nga tiranët. Formë e cila mund të shkoj nga mbledhimet e mëdha e deri tek shpërthimet e armatosura. Kur fjala i mirret përfaqësuesëve të popullit, atëherë fjalën e ka populli i cili është burimi i çdo pushteti. Dhe kur themi se fjalën e ka populli, Isahasha dhe Kadri Veseli e di se cila është gjuha e popullit shqiptar në këso raste.
Tradhëtia në njërën anë dhe përjashtimi i opozitës së bashkuar nga Kuvendi me uzurpimin e tij në anën tjetër ishte edhe momenti i ndërgjegjësimit për shumicën anëtarëve të pozitës se tanimë ata ishin futur në rrugën e tiranëve, tradhëtarëve, diktatorëve e cila ka një fund gjithëmon tragjikë. Ndërgjegjësim i cili u përcoll me atë frikën që kanë përjetuar të gjithë ata që kanë ecur nëpër këtë rrugë të tragjedisë para tyre. Frikën që përcillet me një shastisje (delirë) mendore e cila reflektohet në çdo sjellje dhe në çdo fjalë tek personat e mbërthyer nga ajo. Shastisje mendore e cila përcillet me sjellje tragjiko-komike të cilat të ngjajn me një hedhje nga dritarja e një rrokaqielli të një të çmenduri i cili, duke dashur të ik nga Toka (nga realiteti i hidhur), tentonte të kapet për qiellin e lartë. Po kështu ishte atë ditë edhe seanca e fundit e Kuvendit. Një seancë e njerzëve të çmendur të cilët për të ikur nga Toka dhe realiteti historik i cili i zuri tradhëtarë dhe tiranë, hidheshin përpjetë për t'u kapur për qiellin, për mitin e Adem Jasharit të cilin e kishin krijuar vetë ata. Hidheshin përpjetë për t'u kapur për një qiell të keqëpërdorur dhe të mohuar nga vetë ata për sa e sa vite me radhë. Për një qiell shqiptar të mitizuar skajshmërisht nga njëra palë me qëllim të keqëpërdorimit të tij për interesat vetjake dhe partiake. Për një qiell të mohuar nga pala tjetër për të demonstruar skajshmërisht besnikërinë ndaj plehut të madh të historisë të quajtur Jugosllavi. Mitizim e mohim të skajshëm për vite me radhë nga këto dy parti, të rigjetura të bashkuara sot për të njejtën tradhëti, i cili kishte për qëllim në vetëvete nxjerrjen nga realiteti historik i figurës së Adem Jasharit dhe veprës së tij. Vepër dhe figurë e cila është madhështore në vetë realitetin historik dhe e cila madhështon shqiptarinë vetem brenda realitetit historik. Realitet historik madhështor shqiptar e botëror të cilën këto dy parti, për vite me radhë, përmes keqëpërdorimit të saj, e kanë kthyer në një përplasje në mes mitizimit dhe demitizimit të saj, që të dyja mohuese e eufemizuese në vetëvete të një madhështie historike shqiptare.
Kjo përplasje ndërmjet mitizimit dhe demitizimit rreth figurës dhe veprës së Adem Jasharit, e cila e mohonte historinë e tij në vetëvete, ishte edhe shkaku kryesor i cili bëri që shtatorja e tij të mos arrijë në sheshët e Prishtinës deri më sot. Thirrja e parë publike (e ripërsëritura disa herë më vonë nga ai apo nga të tjerë) e bërë nga Z. Xhevat Bislimi qysh në fillim të vitëve 2000 për të vendosur shtatorën e Adem Jashari në sheshin kryesor të Prishtinës ishte mbuluar qëllimisht me zhurmat shurdhuese të partive politike (PDK-LDK) të cilat po bënin ç'mos për t'a shëndërruar këtë figurë historike në një mollë sherri ndërmjet tyre. Atyre (asnjërës palë) nuk i duhej Adem Jashari si figurë historike sepse si i tillë ai nuk mund t'i shërbente ndasive dhe interesave reciproke partiake. Adem Jashari i duhej Hashim Thaçit si figurë mitologjike me të cilën mund të arsyetonte çdo veprim të tij ashtu siç do t'i duhej miti i Rugovës Isa Mustafës për të arsyetuar çdo veprim të tij. Pra, të dy partitë kishin nevojë për mitët e tyre me qëllim që t'i përdornin për interesat e tyre të ngushta partiake e vetjake. Me qëllim që përplasja e tyre të ishte mitike dhe jo reale. Gjë që do t'a vërtetoi bashkimi i tyre zyrtar ku u bashkuan edhe mitët e tyre. Sot, Hashimi thirret edhe në mitin e Rugovës dhe Isa thirret edhe në mitin e Adem Jasharit. Cka tregon se me mitin mund të bësh çka të duash. Kurse historia dhe realiteti historik është kokëfortë, i qëndrueshëm, i palëkundshëm, i papërdorshëm jashta tij, jashta së kaluarës së vërtetë dhe realitetit historik duke u bërë.
Pra, dikur ishte Isa Mustafa ai i cili e refuzoi shtatorën e Adem Jasharit në Prishtinë sepse për të kjo figurë përfaqësonte një mit partiak i cili e sulmonte direkt mitin (I.R). Mit me të cilin ai u shërbye shumë për të arritur qëllimet e veta personale dhe partiake. Dikur, ishte pikërisht Hashim Thaçi ai i cili bëri ç'mos për t'a përvetësuar figurën historike kombëtare të Adem Jasharit dhe për t'a reduktuar në një figurë mitike partiake me të cilin do të shërbente interesat vetjake e partiake të tij. Ishte pikërisht Hashim Thaçi ai i cili nuk insitoi që shtatorja e Adem Jasharit të vinte në Prishtinë. Sikur shtatorja të vinte me kohën në Prishtinë si do t'a mbante Hashimi Drenicën nën një inati bazik partiak kundrejt Prishtinës, e cila përfaqësonte hapësirën gjeografike kundërtinatçore partiake ? Nëse Ibrahim Rugova dhe, më pastaj, Isa Mustafa do t'a pranonte Adem Jasharin si figurë mitike partiake të ofruar nga Hashimi, si do t'ja bënte për t'a ruajtur bazën e inatit partiak të LDK-së ? Për asnjërin nuk ishte e lehtë sepse që të dy mendonin prej një interesi partiak dhe jo kombëtar; që të dy mendonin prej një interesi mitologjik dhe jo historik.
Mirëpo, momenti i njësimit të këtyre dy partive politike ishte edhe momenti i njësimit të mitëve të tyre. Ato jo vetem se u bashkuan në ndarjen e postëve qeveritare, ndarjen e postëve nëpër të gjithë administratën e vendit, ndarjen e postëve nëpër çdo sektor ekonomik të vendit, ndarjen e përfitimëve prej tenderëve, por ato i bashkuan edhe mitët e tyre për t'i shfrytëzuar së bashku si mbulesë të zhvatjës dhe shitjës së vendit. Pra, ky njësim i mitëve partiake ishte rezultat i njësimit të interesave materiale dhe i ideologjisë së tyre partiake e cila kishte tanimë burimin tek krimi i organizuar dhe kapja e shtetit.
Në seancën e fundit të Kuvendit mund të shihej se ky njësim fillestar i këtyre dy grupeve mafioze politike, të fshehura pas një emërtimi zyrtar "partië", tanimë ishte betonuar. Betonimi i këtij njësimi ishte rrjedhoj natyrale e zhytjës së përbashkët në krime ordinere dhe nga aty në një tradhëti historike kombëtare. Dhe ky betonim duhet të kuptohet si instiktë natyral i vetëmbrojtjës nga populli i tradhëtuar i cili vjen tek natyrshëm tek çdo tradhëtar pas tradhëtisë së tij. Prandaj, ata që kërkojn që ata të distancohen nga njëri-tjetri nuk e kanë kuptuar mjaftueshëm se kjo kërkesë është e barabartë me atë sikur t'i kërkosh dikujt që të distancohet nga vetëvetja e tij. Sepse, ata që të gjithë janë të zhytur dhe që të gjithë e dinë se rënja e njërit është rënje e të gjithëve dhe rënja e të gjithëve është rënje e çdo secilit. Ata e dinë se tanimë shpëtimi i vetem mund të jetë vetëm në formën e një blloku monolitik. E dinë se nuk ka shpëtim individual sepse zhytja është e përbashkët dhe e çdo secilit të marrur veç e veç.
Prandaj, edhe në këtë seancë të fundit të Kuvendit kemi edhe klithmën e fundit të tyre drejtë qiellit, drejtë mitit të Adem Jasharit. Si asnjëherë më parë ata u bashkuan përreth këtij miti atë ditë. Edhe mohuesi më i madh i kësaj figure historike, Isa Mustafa, klithi drejtë qiellit dhe kërkoi ndihmë tek Adem Jashari. Edhe ai u hodh nga dritarja e rrokaqiellit për të kapur qiellin me qëllim që t'i ik hidhërimit të Tokës. Mirëpo, atë ditë asnjëri nuk e kapi dot qiellin sepse ai mbetët gjithënjë i pakapshëm. Atë ditë, ata i kapi sërish Toka.
Atë ditë ata u rimbërthyen nga Toka sepse atë ditë kishte marrur fund epoka e tyre mitologjike në të cilën mitët mbështetnin pushtetin. Atë ditë u rikthyem në epokën historike ku figurat historike kërkojn pushtetin për t'a rifutur në realitetin historik. Kështu, atë ditë Adem Jashari mitologjik partiak vdiq gjerësa Adem Jashari i realitetit historik rilindi. Dhe, Adem Jashari i realiteti historik është hero i kombit, hero i rezistencës së pakompromis kundër pushtuesit, kundër shtypjës, kundër pushtetit kuisling, kundër tradhëtisë. Atë ditë rilindi Adem Jashari historik sepse rilindi historia, rilindi realiteti tragjik në të cilin e ka sjellur epoka mitologjike e Isahashës. Rilindi Adem Jashari i realiteti historik, i rezistencës për liri, për drejtësi, për të vërtetën, për shtetin, për kombin shqiptar. Adem Jashari i mitit partiak i cili bënte kompromise me hajninë, me lirinë, me drejtësinë vdiq. Vdiq Adem Jashari i mitit partiak i cili bisedonte me Serbinë për tokat shqiptare. Vdiq Adem Jashari i mitit partiak që pranonte formimin e një shteti serb brenda Kosovës. Vdiq Adem Jashari i mitit partiak i cili pranonte të arsyetonte faljen e tokave Malit të Zi. Atë ditë, kishte rilindur Adem Jashari i realitetit historik, ai i cili nuk e negocion kombin e tij me Serbinë. Ai i cili do të preferonte vdejkjen në vend të saj. Atë ditë rilindi ideologjia e vjetër e rezistencës së pakompromis për t'i bërë ball të kaluarës së rikthyer nostalgjike.
Atë ditë ata u hodhën drejtë qiellit të lartë për t'u kapur për mitin e Adem Jasharit dhe ranë në Tokë ku i mbërtheu Adem Jashari i realitetit historik. Ai, Ademi i cili bënë vetem histori duke rrafshuar çdo mitologji. Atë ditë rilindi historia dhe vdiq mitologjia. Atë ditë rilindi historia dhe u ofrua tek ata të cilët duan të bëjn histori kundrejt atyre që bën mitologji. Epoka mitologjike ku çdo secili mund të zmadhohet e të zvogëlohet sipas dëshirës së vetë ra ! Epoka e realitetit historik u kthye: epokë në të cilën dimensionet e çdo vepre dhe të çdo secilit matën vetëm nga historia !
No comments:
Post a Comment