03/12/2015

ILUZIONISTI I DJESHËM DHE HALUCINACIONISTI I SOTËM ISA MUSTAFA



Xhevat Bislimi 

I devotshmi i Lidhjës Komuniste të Jugosllavisë, "jugokosovari", Isa Mustafa, pas shembjës së Jugoserbisë dhe jugokomunizmit, iu bashkua iluzionistëve dhe iluzionëve të Lidhjës Demokratike të Kosovës (nga Lidhja në Lidhje...).

C'është e vërteta, Isa Mustafa, i takonte grupit të atyre njerëzve që pak çanin kokën për çlirimin e Kosovës, atë e kishte tërhequr "grazhdi" i Bujar Bukoshit, ku derdheshin dhjetra miliona marka nga bashkëkombësit tanë, të cilët besonin kot se paratë e tyre po përdoreshin për çlirimin e Kosovës ! Nga ky "grazhd" i Bukoshit, Isa Mustafa ka përfituar më shumë se kush do tjetër (pos Bukoshit) ! Deri më sot nuk është bërë asnjë hetim për këtë përvetësim të milionave që derdheshin në emër të çlirimit të Kosovës, ndërsa përdoreshin kundër përpjekjeve dhe luftës çlirimtare! Edhe atëherë kur rridhte ndonjë para në "xhepat" e ndonjë komandanti apo drejtuesi politik të UCK-së bëhejë me qëllim të "blerjës" së kësaj Lufte Clirimtare!

Po shkruaj sot pas deklaratës që dëgjova sot nga goja e Isa Mustafës për Ibrahim Rugovën në 71 vjetorin e lindjës së tij. "Rugova ishte themeltari i Pavarësisë së Kosovës..., udhëheqësi i popullit të Kosovës për liri...!" Por, ne të tjerët nuk duhet te dëgjojmë gojëkyqur këto "qyfyre" të Isa Mustafës dhe të kujtdo tjetër, sepse e dime që Ibrahim Rugova ishte themeltari i iluzionëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nënë Serbi! Nënë Serbi, sepse Kosova nuk do të çlirohejë edhe shtatëqindë shëngjergja me konferencat e tij të "xhumasë" dhe me "filozofinë" e tij nënshtruese dhe vetëposhtruese... Gjë që dihet nga ne dhe nga mbarë bota: Kosova u çlirua nga lufta e UCK-së, e cila u themelua nga LPK-ja dhe po hahet e shkarravitet nga Isa Mustafa dhe njerezit rreth tij!

 Themeltare , AMË, e kësaj lirie dhe pavarësie të kufizuar është LPK-ja, ndërsa themeltar, ATË, është Komandanti Historik, Adem Jashari me dëshmorët dhe luftëtarët që u përpoqen, luftuan dhe ranë (derdhën gjakun lum) për lirinë dhe pavarësinë e kësaj Kosove shqiptare të Shqipërisë... Iluzionistët e djeshëm (Isa dhe shumë të tjerë ishin edhe kolaboracionistë të klasit të parë... Do të doja të dyshohejë e kundërta...) sot kanë kaluar në një shkallë tjerë, në halucinacionizëm dhe po flasin për "themeltarë" e "udheheqës" që dje ishin iluzionistë të mjerë...

No comments:

Post a Comment