(PRIMITIVIZMI ESHTE BASHKEUDHETAR I KOLABORACIONIZMIT DHE KOLABORACIONISTEVE)
Xhevat Bislimi
28 Tetor 2014
"Shqiptarët nuk kanë një gjuhë, nuk kanë librat e vet, nuk kanë historinë e vet, kështu që nuk kanë të drejtë të jetojnë, nuk kanë të drejtë të ekzistojnë dhe nuk kanë të drejtë të formojnë kurrëfarë shteti". (Projekti i Vlladan Gjorgjevicit, i vitit 1908 per zhdukjen totale te shqiptareve, cit. sipa librit te Elena Kocaqit "Planet per zhdukjen e shqiptareve"...)
Këto ditë e këto vite na ka rënë të dëgjojmë dhe të lexojmë shumë për patriotizmin (atdhedashurinë), për patriotët (atdhetarët, atdhedashësit), për kolaboracionistët (bashkëpunëtorët), për kolaboracionizmin (bashkëpunimin me pushtuesin), për nacionalizmin (në kontekst pozitiv dhe negativ...), për kombin (shqiptar dhe atë "kosovar"), për "kosovarët" (kombmohonjësit) dhe "kosovarizmin" (shkombëtarizimin e shqiptarëve në Kosovë), për...
Vend të veçantë këto ditë ka zënë debati ndërshqiptarë edhe për Shqipërinë e Bashkuar ("Shqipërinë e Madhe")! Të gjithë, ama bash të gjithë, e dinë se "Shqipëria e Madhe" është shpikje e atyre që kanë pushtuar dhe po i mbajnë të pushtuara tri të katërtatë e Shqipërisë. Megjithatë, "Shqipëria e Madhe" u bë GOGOL jo vetem për ata që kanë pushtuar tokatë e Shqipërisë (fqinjët tanë...), por edhe nga disa ultraliberale dhe ultrakozmopolite shqipfolës e sllavishtmendonjës! Në vend se politika shqiptare (pa dallim krahine a shteti...), mediet dhe inteligjencia shqiptare të shkruanin dhe të flisnin për Serbinë e Madhe, për Greqinë e Madhe, për Malin e Zi të madh, për Maqedoninë e Madhe (sllave) po llomotisin për "Shqipërinë e Madhe"!! Madje, disa ultrakosovarë po shkruajnë e po flasin me panik për kërcënimet dhe rreziqet e këtij projekti ("Shqipërisë së Madhe")!
E vërteta historike dhe e vërteta aktuale është se kombi shqiptar në Iliri-Ballkan dhe Shqipëria është i vetmi komb dhe i vetmi vend i copëtuar në gjashtë shtete të kësaj siujdhese! Ndërsa kombet dhe vendet tjera janë krijuar dhe zgjeruar (madhuar...) në kurriz të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë... Prandaj, duhet të jesh nga soji i H. Matoshit, B. Haxhiut dhe sojit të tyre që të shkruash dhe të propagandosh në një vijë me propagandën serbomadhe-fashiste për rreziqet, kërcënimet dhe pasojat që paska për paqen, stabilitetin... në Iliri projekti i "Shqipërisë së Madhe"! Shqiptarët dhe Shqipëria e tyre gjatë gjithë historisë (qysh se është krijuar bota-shoqëria njerëzore...) ishin në tokën e tyre! Ishin të tjerët që erdhen dhe pushtuan e përvetësuan tokatë pellazge-ilire-arbërore-shqiptare. Janë të tjerët që edhe sot po mbajnë të pushtuara tokatë e Shqipërisë dhe shqiptarët e saj! Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pushtuar asnjë milimetër tokë të huaj...
Këta sahanlëpirës shqipfolës do të kishin të drejtë të bashkoheshin me propagandën serbe, greke..., sikur shqiptarët të kërkonin dëbimin e popujve ardhacak në Iliri dhe krijimin e një Shqipërie në gjithë hapësirën e Ilirisë-Ballkanit! Pajtohem që kjo do të quhej "Shqipëri e Madhe". Por, ta quash "Shqipëri të Madhe" idenë, projektin, përpjekjën për (ri)bashkimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar në një shtet të vetem është një kualifikim dhe propagande e karakterit fashist. Zgjidhja e çështjës shqiptare në Iliri-Ballkan duke u ribashkuar shqiptarët dhe Shqipëria në një shtet të vetem në kufijtë e saj natyral-kombëtar aktual përbën fundamentin e paqesë, stabilitetit, prosperitetit dhe bashkëjetesës në Iliri. Me këtë zgjidhje krahas shqiptarëve do të çliroheshin edhe popujt tanë fqinj. Pa lirinë e kombit shqiptar nuk mund të jenë të lirë (siç nuk janë...) as popujt tanë fqinj që po mbajnë të pushtuara krahinatë e Shqipërisë dhe pjesë të kombit shqiptar...
Fushata e ca matrapazëve-hajvanëve të paguar për "kosovarizimin" e shqiptarëve dhe të Republikës së Kosovës shpie ujë në mullirin e Serbisë dhe të vendëve tjera fqinje që nuk po kanë akoma fuqi të çlirohen nga shqiptarët dhe tokat e tyre që po i mbajnë të pushtuara...
Këta ultraliberalë të llojit të Matoshit e Haxhiut po ankohen se po u bëjnë presion e po i shantazhojnë "patriotët", duke u thirrur në të drejtën e mendimit dhe të fjalës së lirë!! Me lirinë dhe të drejtën ata kuptojnë edhe angazhimin e tyre për deshqiptarizimin ("kosovarizimin") e Kosovës...!! Asgjë më shumë nuk kërkonte Serbia! Gjatë gjithë historisë Serbia u angazhua dhe në masë të madhe ia doli për deshqiptarizimin dhe sllavizimin e tokave të Shqipërisë. Kush mund të thotë se ky nuk është projekt i Garashaninit, Gjorgjeviçit, Cubriloviçit, Tito-Rankoviçit, Milosheviçit, Nikoliç-Daçiçit? Këtë projekt po propagandojnë dhe për të po angazhohen edhe matoshët e kodoshët e paguar mirë, bashkë me një pjesë të klasës politike, të kalemxhinjve dhe inteligjëncies në Prishtinë, Tiranë e Shkup! Unë, dhe besoj çdo shqiptar, do t'i kuptonte dhe do t'i njihte si pjesë të lirive dhe të drejtave të tyre lirinë dhe të drejtën për të hequr dorë nga kombi i tyre, nga gjuha, kultura, tradita, feja... e tyre, por në asnjë mënyrë nuk do t'ua njeh, qoftë edhe një shqiptar i vetem, të drejtën për t'u angazhuar për deshqiptarizimin e Kosovës, duke imponuar një "komb" të ri "kosovar"! Le që kjo nuk mund të bëhet sa të ketë kombe mbi dhe!
Lexova edhe reagimin e Baton Haxhiut ndaj Sokol Ballës, i cili e kishte quajtur publikisht spiun-bashkëpunëtor të Sërbisë. Nuk ke bërë mirë, i shkruante B. Haxhiu S. Ballës në reagimin e tij, kur më ke quajtur spiun, sepse për këtë mund të më vras ndonjë patriot primitiv! Kjo edhe ishte arsyeja pse e bëra këtë shkrim. Baton Haxhiu dhe secili "opinionist", kalemxhi, "kosovar", liberal, kozmopolit, hajvan shqipfolës duhet ta mësoj, nëse nuk e ka ditur, se patriotizmi dhe primitivizmi nuk shkojnë bashkë... Atdhedashuria dhe atdhetari paraqesin shkallën më të lartë të emancipimit, kulturës, njerëzisë, dashurisë, qytetarisë dhe mirësisë në shoqërinë njerëzore. Primitivizmi është veçori thelbësore e kolaboracionistëve-bashkëpunëtorëve të pushtuesit dhe të armikut!
Prandaj, Baton Haxhiu dhe soji i tyre kurrë mos të kenë frikë nga "patriotët primitivë", sepse të tillë nuk ka... Ndërsa vendi yne, Shqipëria dhe kombi ynë ka vuajtur shumë dhe po vuanë nga kolabaracionistë primitivë, që janë gjithmonë në shërbim të projektëve antishqiptare, në shërbim të dobësimit dhe zhbërjës së qënies shqiptare...!! Kolaboracionistët janë primitivë edhe për arsye se nuk po e kuptojnë se koha e projektëve serbo-greke për deshqiptarizimin e krahinave shqiptare ka perenduar... Clirimi i Kosovës është fakti më domethënës... Edhe përpjekjet e dëshpëruara për ta përdorur "Shqipërinë e Madhe" si gogol kundër ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë në një shtet të vetem janë edhe një provë tjetër që vërteton tezen tonë se koha e deshqiptarizimit ka perënduar...
Para shqiptarëve dhe, sidomos, para dy shtetëve të Shqipërisë (R. së Shqipërisë dhe R. së Kosovës...) dalin detyra dhe përgjegjësi të veçanta për organizimin, drejtimin dhe administrimin e kombit dhe të çështjes shqiptare deri në zgjidhjen përfundimtare... E një rëndësie të veçantë në këtë kohë është shkëputja e plotë e Kosovës nga Serbia dhe ndikimi i saj i mëtejshëm, dhe, krahas kësaj, përkrahja dhe mbrojtja e popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc)...
No comments:
Post a Comment