04/12/2015

DY AMERIKA KARSHI KOSOVËS




Arban Bislimi 
DY AMERIKA KARSHI KOSOVËS: AMERIKA E MADHE E DIKURSHME PËR VETVENDOSJE E SOVRANITET E BILL KLINTONit DHE GEORGE BUSHit, DHE AMERIKA MJERANE E BARACK OBAMËS DHE JOHN KERRIT...


I kishte pyetur si në batutë udhëheqësi i diplomacisë amerikane Henry Kissingjer disa gazetar "A e dini pse Amerika është demokracia më e madhe në botë?", dhe ata të shkretit u munduan të përgjigjën me lloj lloj përgjigje të arsyeshme dhe Kissingjeri i madhë i ndërpreu "Sepse është i vetmi vend në botë ku nuk ka ambasadë amerikane".

Amerika e Presidentit Obama ka kohë që përmes ambasadës së saj përkrahë vend e pa vend marrëveshje të dëmshme për Kosovën të cilat janë kërkuar nga Rusia, posaçërisht Serbia; i përkrah jo se nuk ka fuqi të i ndalë por se ka ndryshuar interesi amerikan në rajon. Interesi amerikan është të integrojë Malin e Zi dhe Serbinë në organizatat Veri-Atlantike e BE kurse Kosova e vogël dhe Shqiptarët të ndëgjueshmit e pakushtëzuar japin kontributin më të madhë (e lajnë me kurriz) zemërgjerësinë e saj për ti joshur këto vende. Gjykata Speciale është kërkesë dhe sukses i Rusisë, kurse demarkacioni është koncesion Malit të Zi, jo se ishte në interes tonin mbasi logjikisht Mali i Zi nuk mund të pretendonte në NATO a BE pa i përcaktuar kufijtë e vet, por se ishte kushtë i Malit të Zi për tu "integruar" që të ketë minoritet Kushtetuesë në Kosovë dhe vijën kufitare ta përcaktoj vetë; dhe ashtu e bëri, vijën e vizatoj vet dhe ia dërgoj aeroplanin për ta marrë Ministrin e jashtëm të Kosovës nga gjumi në Prishtinë që të vije në Podgoricë dhe të "betohet" se Malit të Zi do ti njihet demarkacioni ashtu siç e ka vendosur vet... Keni ndëgjuar ndonjëher një Shtet i huaj me të cilën një vend është në kontest të dërgoj një Jet për të sjellur Ministrin e jashtëm të një vendi të huaj në pikë të natës në Kryeqytetin e vet? Jo, kjo s'ka ndodhur asnjëher, përveç se në kohën e Qeverive kuislinge në Evropë apo gjatë periudhës që pasoj pushtimin e Tibetit nga Kina komuniste... Dhe nuk ndodhë me asnjë vend sovranë dhe s'ka për të ndodhur ndonjëher.

Ndonjë i mençur nga ata me dhëmbët e butë që rrijnë nër tavolina mund të më drejtohet dhe të më thotë se qenkam anti-amerikan apo se duhet ta dije çfarë ka bërë Amerika për ne! Unë do thoja se Amerika ka çliruar gjysmën e Evropës, ndër to shumë vende që kanë luftuar shumë më pak se ne, dhe për këtë arsye mbahen komemoracione njëher në vitë ku nderohet kontributi amerikan dhe qaq do kërkoja edhe unë që të mbajmë një ditë komemorimi me paradë ushtarake për ditën e çlirimit të Kosovës për ti nderuar forcat aleate që shporrën jashtë Kosovës forcat e barbarisë, forcat e errësirës, forcat gjenocidare dhe çnjerëzore të Sebisë në Kosovë. Por dua thjeshtë të kujtoj se qendrimet e rregullta të Ambasadës amerikane karshi Kosovës dhe qendrimet e John Kerry sot në Prishtinë, nuk janë qendrimet e Amerikës së Bill Clintonit e as të George Bushit ndaj Kosovës; kemi të bëjmë me një tjetër Amerikë.

Bill Clintoni shpenzoi miliarda dhe bombardoj Jugosllavinë gjenocidare tre muaj rreshtë për ti ardhur në ndihmë luftës nacionalçlirimtare të Shqiptarëve të Kosovës; duke caktuar kjartazi si aleate uçk-në, si viktima populli e Kosovës (kryesisht shqiptar) dhe si armikë me të cilin nuk mund të ketë marrëdhënie tjera përveç atë të forcës ushtarake Jugosllavinë e Millosheviçit. Ky ishte Billi i madhë që dalloj xhelatin nga viktimat dhe rrezikoj një luftë të tretë botërore që të respektohet vullneti i popullit të Kosovës për jetë të lirë, demokraci, vetvendosje dhe shpëtim nga barbaria gjenocidare serbe.

Presidenti George Bush me 10 Qershor 2007 në Tiranë u tha Shqiptarëve "Ju duhet të thoni stop, Kosova është e Pavarur" në përkrahje të fuqishme të Pavarësisë, sovranitetit dhe vullnetit të popullit Shqiptar për Vetvendosje. Sot na vjen kandidati dështak i Presidencës i cili u mund nga Georges Bush në vitin 2004 dhe u thotë Shqiptarëve se ju duhet të bëni Gjykatën speciale sepse ashtu don Rusia të barazohen krimet ndërmjet xhelatit dhe viktimës, ju duhet të pranoni Demarkacionin sepse ashtu është marrë vesh tjetër kush për juve dhe na nevojitet Mal i Zi në anën tonë dhe ju duhet të pranoni Zajednicën (Republika Srpska) në Kosovë sepse siç e tha Joe Biden në vizitën e tij të fundit "Beogradi duhet të jetë partnere ynë strategjikë në rajon" dhe ashtu të joshet Serbia Millosheviçiane duke e lënë të ecë interesat e saj strategjike, kombëtare dhe Shtetërore gjenocidiale në Kosovë e Bosnje. Na foli gjatë për të drejtat e Shtetëve fqinje, por nuk na tha gjë për të drejtat e Kosovës dhe popullit të saj.

Sa i përket Qeverisë së Kosovës John Kerry sikur parafrazoj Kissingjerin dhe sikur na tha si Kissingjeri dikur "He's may be a son of a bitch, but he is our son of bitch (Henry Kissingjer për diktatorin e Indonezisë Sukharno)" -- "Ndoshta është birë bushtre por është biri i yni i bushtrës". Këtë na e tha kur u ndalë te rrotet e aeroplanit në Prishtinë për të thënë dy fjalë kundër vullnetit të atij populli që nuk pajtohet me "vendimet" dhe veprimet anti-ligjore dhe anti-kushtetuese të birve të bushtrës së tij, me dhunën dhe terrorin e tyre ndaj popullit dhe përfaqësuesve të tij. Këtë na e tha edhe kur nuk pranoj ti takonte "ata" jashtë aeroportit sikur nuk ndihej komodë të shfaqej me ta në institucionet e uzurpuara dhe të dhunuara të Kosovës. Sa për korrektësi diplomatike Kerry foli edhe për nevojën për të luftuar korrupsionin e bijve të tij, sundimin e ligjeve dhe melodi tjera të muzikës së vjetër... Por nuk sharoj të thotë të presim vendimet e Gjykatës kushtetuese të gjyqtarëve nga radhët e dështakeve të ish-kandidateve të PDK-së dhe LDK-së për Kuvend... Dikush i ka treguar edhe atij të ketë kujdes nga kompromitimet me "të pa-frekuentueshmit e nevojshëm" të Prishtinës...

Vullneti i popullit, interesat e Kosovës dhe popullit të saj në rajon nuk ishin në fjalimin e John Kerrit; madje nuk ishin as të drejtat dhe interesat e popullit të Kosovës në Kosovë pjesë e fjalimit të John Kerrit... Për të gjitha këto tha John Kerry do të bisedoj në Beograd... Dhe eci!

No comments:

Post a Comment