![]() |
Autori |
Brahim AVDYLI
10 Korrik 2014
Në pjesën e
përparme e kemi vënë re se sipas z. Stylos është quajtur gjuha Joniane një
dialekt i gjuhës shqipe, por duhet patur mundësi që të analizohet kjo gjuhë
para vendosjes së grekëve mbi jonianët, sado që nuk kemi mundësi të analizojmë,
sepse deri më tani nuk ka “gjuhë të shkruar” në këtë gjuhë dhe duhet të jeshë
gjuhëtar i vërtetë e të njohësh shkrimet para kësaj, sidomos të mbetura gjallë
përmes shkrimes greke, apo përmes ortografisë greke.
Këtu kemi patjetër
vështirësi të mëdha. Në radhë të parë, kemi probleme me fjalët e vjetra greke. Jonianët ishin pellazgë të hellenizuar,
gjë që kjo është vërtetuar prej autorëve antikë, si për shembull Herodoti[1], ndërsa
e dyta është "gjuha doriane", të cilën disa e llogaritën si “dialekt
të gjuhës shqipe”, e për të cilën ne kemi pasoçërisht një skepticizëm
të veçantë, sepse dorianët janë daneanët,
nga mbretërit semito-egjiptian të
ardhur nga Egjipti, pra Daneanët dhe Kadmenët, që e pushtuan vendin e pellazgëve,
nga të cilët huazuan pjesën më të madhe të gjuhës dhe kultrurës së tyre. Popullsia
e vërtetë pellazgo-ilire ka ardhur nga veriu i Greqisë, me zanafillë nga
Shqipëria dhe nuk janë i njëjti me “grekët” udhëheqës. Janë turma të popullsisë
“dorë” me zanafillë ilire, të cilën mbretërit
semito-egjiptian e kanë shfrytëzuar ekskluzivisht për qëllimet e veta, duke i
quajtur “të ardhur prej veriut”, që
nuk është tjetër pos Iliria e Jugut,
sot Epiri i Veriut dhe Epiri Jugor, i cili, që atëherë është quajtur “Epir”, që do të thotë “E epërmja”, pra epër-epëri, ajo që
është sipër apo përtej. Me këte do të thotë se pjesa tjetër është përmbi këto toka
dhe të cilat më vonë u emëruam Greqi[2], dihet
se kanë qenë toka pellazgo-ilire,
pra shqiptare.
Epiri nuk
bënte pjesë në Greqi, të paktën në epoken klasike dhe mori pjesë shumë vonë në
Greqi, në shekullin e III-të, ndërsa për “grekët” e shekullit të V-të, Ilirët
dhe Maqedonët ishin një popull “barbarë”[3], të
cilët flitshin një gjuhë “të pakuptueshe” për ta, dhe kjo nënkuptonte etnitë e
ndryshme nga “grekët”, që nuk e flitshin gjuhën e tyre. Danaenët (pra nga të
cilët rrjedhin doriananët, jo-dorët,
e cila ngatërrohet prej “themeluesve” të Greqisë!), kadmenët (fenkasit) dhe
pelopidët (asirianë), kanë ardhur midis këtyre popujve të Greqisë arkaike:
jonianët, etolianët dhe akardanët; që rridhnin nga pellazgët, popullsi vendase,
të cilët i nënshtruan pushtuesit e quajtur më vonë “helenë”, ata që pretendojnë
se janë “autoktonë” në “Greqi”[4]. Herodoti
e shpjegon mjaft mirë se Jonianët ishin nga pellazgët (i onë,
i jonë), të cilët hasen ndër grekë dhe u detyruan të mësojnë gjuhën e tyre, pra
“u bënë të gjithë helenë” dhe ishin popullsi pellazge, që u përshtatën
qytetërimin e pushtuesve helenë dhe e asimiluan kulturën e tyre me kulturën e
imponuar të ardhacakëve[5].
![]() |
Harta e Epirit |
Kundërvënia joniano-doriane haset në të gjithë
historinë greke. Jonianët rrjedhin
nga Pellazgët autoktonë, ndërsa dorianët janë semito-egjiptianë, të ardhur nga Egjipti[6]. Ta quash
“gjuhën doriane” si dialekt “të gjuhës shqipe” është një pakujdesi e
mirëfilltë dhe mosnjohës i vërtetë i gjuhëve të asaj kohë parahistorike. Katër
shekujt të errët, prej vitit 1200 deri në vitin 800 para erës së re, janë një
boshllëk i tërë për ne. Kjo është periudha parahelene. Periekët e atëhershëm ishin
me origjinë ilire[7],
por më vonë do të jenë "dorë" apo dorianët.
Gjithsesi
zanafilla e më e dëgjuar e vendit të tyre është vendi i pellazgëve, të
përmendur nga autorët antikë, p.sh. nga Hekate i Miletit, Eskili, Sofokliu,
Hellanikosi i Mitilenit, Herodotit, përveç Tuqididit, që është me të vërtetë
një shovinist grek i pamatur. Danaosi, bir i Belos, mbret i Egjiptit dhe vëlla
i Agenorit, mbret i Fenikisë dhe vëlla binjak i Egjiptos, pushtoi Pelloponezin
dhe u vendos në Argos. Pellazgo-ilirët e
lashtë e kishin kryeqytet Argosin, ku mbretëronte Pelazgosi. Nga Danaosi
rrjedhin Abas, Akrisios, Danae, Perseu, Alkmeni (e cila është quajtur nga Nico
Stylos, nëna e Herkulit dhe e gjetur te lisat e figos apo në “Dodonën e lashtë",
të parës për te[8],
e cila për ne është e diskutueshme,
por do të shohim më vonë) dhe Heraklesi. I biri i Agenorit, Kadmosi, mbreti i
Fenikisë, pushtoi nga ana tij Beotinë dhe e themeloi Tebën. Nga Kadmosi, djalë
i Agenorit, vëlla i Danaosit, është futur në Greqi alfabeti fenikas, të përmendur nga Herodoti[9], në
veprën e tij. Të gjitha dialektet e vjetra të kësaj periudhe, si p.sh. ai dorian,
eolian, jonian dhe arkadian, i cili nuk është përdorur fare në letërsi, por në disa
mbishkrime që janë ruajtur në dialektin qipriot, që është i mbrojtur ndaj
ndikimit të pushtuesve helenë derisa e pushtuan shumë më vonë dhe tani janë pjesërisht
greke.
Ti njohësh
këto dialekte, duhet të njohësh gjuhën e vjetër greke, dhe kur ta njohesh do ta
gjëje se Arkadia, para se të
mbërrijnë grekët e vjetër ishte një zonë
e kulluar iliro-pellazge dhe ka mbetur një kohë të gjatë strehë ndaj pushtimit dorian[10], do
ta keshë shumë vështirë që ti vlerësosh pjesën greke të këtyre gjuheve dhe dhe
të jesh paraprakisht gjuhëtar, sado që dihet se Lineari A nuk shpjegohet prej greqishtes së vjetër, por prej shqipes. Dialektin dorian ne nuk mund
ta quajmë një dialekt të gjuhës shqipe.
![]() |
Teqja e Bektashinjëve në Kulmar të Beratit |
Lineari B ka karakter të pjesërishëm dhe e ka përmbajtjen e pjesërishme “greke”,
sado që e shprehë një dokumetacion të veçantë, aspak letrar, sikurse Lineari A, i cili vjen nga Kreta, e
cila merret si “fillimi i Evropës”
nga Greqia. Edhe pse janë më pak “të dallueshme” njëra nga tjetra, janë më
tepër inventare të llogaritjeve të prodhimeve të papërpunuara ose të
përpunuara, nga të cilat fjalë e emërtime mbeten me zanafillë “të huaj” për
greqishten dhe ato mjerisht quhet “mikene”.
Prurja filologjike apo gjuhësore mbetet shumë e kufizuar. Emrat parahelenë të
Zotave, që figurojnë në tabelëzat kretase të epokës së pallateve, rreth vitit
2700 deri më 1700 vitesh pra lindjes së Krishtit dhe bëjnë pjesë në mitologjinë
e perëndive, e cila pa të drejtë quhet “mitologji greke”[11].
Është e
çuditshme për shkencën botërore që autorët grekë e grekofilët e tyre shkruajnë
për këtë popull të ndershëm e besnik si “barbarë”. Po e përmendim një autor
francez, Kantu, prej veprës së Zhan Klod Faveirialit “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, i cili thotë se “Pellazgët sollën në Greqinë (e sotshme) jo
vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh, gërmash. Ajo ishte një
racë po aq sa bujare edhe e pafat...”[12]. Nga
viti 1900 para Krishtit, pellazgët zënin tërë vendin që quhet sot Greqi, deri
në Bosfor. Ata ngriten fortesa të shumta nën emrin e Larises në Thesali, të
Tursit në Itali. Perënditë e tyre kryesore qenë Dodona në Epir, Kabiret në
Samotrakë, Eleuizia në Atikë. Mbretërit e Argosit dhe të Sikionit, më të
lashtat e Greqisë, u themeluan nga Pellazgët. Dinastitë e Tebës, Thesalisë,
Arkadisë, Tirintit, Mikenës, të Likozurit-qytetit më të vjetër të Greqisë,
poashtu janë pellazge, jo greke. Kur vijnë të ashtuquajturit “helenë”, nuk u
mjaftuan që i muajtën pellazgët, por kërkonin ti poshtëronin. E hodhën mbi këtë
racë bujqërish dhe punëdashësish tërë përbuzjen e tyre, madje i dëbuan nga
Thesalia, ku ata punonin shekuj me radhë, nga Arkadia dhe Kreta. Një palë u
hodh në Siçili dhe në Itali. Ata që mbetën u shdërruan në shërbëtorë dhe
skllevër. Si rrjedhojë, shumë shpejtë, në çdo qytet të Greqisë, llogariten më
shumë skllevër se sa qytetarë. “Në Atikë
kishte 350 mijë të tillë, në Korint 450 mijë, në Egjinë 460 mijë, Arkadia
kishte 300 mijë... Të gjitha këto shtete (vërejtja e jonë është se nënkuptohen qytetet)
të Greqisë kishin 20 milion të këtillë”[13].
Nuk është
momenti për të dyshuar se Shqiptarët janë Pellazgë dhe se gjuha e tyre është
ajo e ruajtura më mirë prej të folmes pellazgjike- thotë Faveirial. Asokohe
kishte nxjerrë Zoti i Madh grekët, një popull nga më barbarët dhe më mizorët,
pasi ishin më të varfërit dhe më lakmitarët për pasurinë e Pellazgëve, të
arritura me punë, duke hapur tokë në një vend të virgjër[14].
Kjo është
pra e para, sa kemi mundur të themi. Po i kthehemi mitologjisë greke edhe
njëherë, por jo përfundimisht. Po e përsëritim këtu se nga Danaosi rrjedhin Abas,
Akrisios, Danae, Perseu, Alkmeni (e
cila është nëna e Herkulit, në “Dodonën e lashtë” ) dhe Heraklesi. Alkmena
është e balsamosur si faraonët në Egjipt dhe na e paraqet gabimin e parë
shkencor të Nico Stylos. Alkmena, Almena apo Aljes, siç i thonë arbërit (avranitasit)[15], në kohën
e Faraonit- Nektanavi i Parë, mbretërimi i të cilit është më 378 p.e.s.,
d.m.th. në hapësirën kohore që e përcakton analiza e karbonit të cohës së
linit, me të cilën është mbështjellë Mumia e Zagrebit[16], ku varri
i saj ishte në Dodonën e lashtë, mu
pranë pemës së lisit të shenjtë, lisat e Figos[17], që
për ne është ende “vendi pa numer” për Dodonën. Këtu shihet se Alkmena ka qenë bija e Danaosit.
Pra, Danaeo
është tipikisht semito-egjiptian dhe bija e tij është e balsamosur në Egjipt, e
cila është varrosur e çrrivarrosur po aty në kohën e Nektanavit të parë dhe
është sjellur në Greqi për tu varrosur te lisat e figos, ku ishte Kisha e Shën
Josipit, në Orop. Ajo është gjetur në të njëjtin vend dhe nuk është e jona.
Thonë se ishte e varrosur në “Dodonën” e parë, por kjo nuk është e vërtetë...
Këtu
përfundon citimi ynë nga veprat e lartëpërmendura, në këtë vijimësi. Ne po i kthehemi
edhe njëherë Dodonës së lashtë. Le të shohim se çka do të thonë autorët e
tjerë. Radhën e parë për Dodonën e ka këtu Ilir Cenollari, në veprën "Profecitë e Zotit të Tomorit".
Ajo është vepër “komplete” për “profecitë” e “Zotit të Tomorrit”, por bazohet kryesisht
nga veprat greke dhe autorët e këtillë dhe bie viktimë e tyre. Sado që në
literaturë ka një bibliografi të pasur për këtë çështje, bie në kthetrat e
ideologjisë greke, sepse disa qenë gënjeshtarë të përkryer dhe nuk arrinë tu
largohet, si psh. Eskili apo Frederik Engelsi ose edhe të tjerë dhe ai nuk e
përfillë sa duhet Perikli Ikonomin, me veprën e famshme, “Historia e Tomorit” dhe as Mathieu Aref (Arif Matit), në veprën e
tij “Shqipëria ose odiseja e pabesueshme
e një populli parahelen”[18], apo
të tjerë.
Emri dhe
historia e vertetë e Tomorit është porse e pandarë nga emri dhe historia e Dodonës,
e cila e lidhë në mënyrë të pashkëputshme me orakullin e Zeusit, pra Zotit apo
më mirë të themi në origjinë “D`heusi”, që është Zeusi, e cila ka kuptim vetëm
në këtë trajtë të mëvonshme greke, por që është nga pellazgjishtja e vjetër në
trajtën dhe kuptimin mashkullor “DH-E”, prej të cilës del më vonë “DE”, prej
emrit “Deus” dhe kur erdhën grekët në tokën dhe trojet pellazgjike, nga trajta
korelative “dea”, si burim i jetës dhe lumturisë[19].
![]() |
Lisi i shenjtë i jetës |
Pra historia
e vërtetë e Dodonës dhe vetë historia e Tomorit ndriçohet kur ne i përshkruajmë
në radhë të parë fiset kryesore që kanë banuar rreth tyre në periudha të
ndryshme të banimit. Kërkimet dhe studimet arkeologjike dhe ato studime
shkencore që posedojmë se pellgu i Tomorit, i luginës së Osumit dhe i Vjosës; i
Beratit, Skraparit, Kolonjës, Përmetit, Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Fierit,
Sarandës, Çamërisë, Pindit është banuar pashkëputur nga prehistoria nga fiset kryesore
që mbanin emrat arë, argë, arkadhë, etj. Në kohën homerike cilësohen si “pellazgë” dhe në antikitet të lashtë
konceptohen si emra epirotë dhe ilirë, të cilët janë sinonime të emrave
nacionalë e kombëtarë të shqiptarëve të sotëm[20]. Këta
janë emra etnikë e kombëtarë dhe më vonë do të shohim se
prej nga rrjedhin ato, çka do të thonë aktualisht sipas “avranitasëve” të
sotëm- siç i quajtën grekët e mëvonshëm çamët,
edhe sot shqiptarë të mirëfilltë të Epirit, apo arbërit e vjetër të greqisë, arëpunuesit
e kësaj treve të vjetër. Në do të shpjegojmë emrat “epirotë” se prej kah
rrjedhin ata, ne vijmësi të kësaj teme, sepse grekët nuk i kanë kuptuar
pellazgët dhe në histori i lanë këto emërtime.
Por, po
vazhdojmë më tutje. Përshkrimi gjeografik i Hesiodit dëshmon qartë për Dodonën
si “orakull i Zeusit”, e cila
ndodhej “në Hellopie”. Ky vend është i populluar dendur nga i njëjti popull, ka
ara të shumta, livadhe, tufa me bagëti apo lopë (gjedh), etj., dhe është jo "Hellopie",
por tokë pellazgjike. Ai thotë se në
fund të fushës (pllajës) është e ndërtuar “orakulli” i shenjtë i Dodonës[21].
Ne kuptojmë
se me “pllajë” nënkupton Tomorin dhe
me “orakullin e shenjtë të Dodonës”
nënkupton qytetin e Dodonës, të
parën, të dytin apo x-qytetin e Dodonës, dhe këtë çështje, ne, do ta shpjegojmë
më vonë. Fillimisht, pra po e shpjegojmë çka do të thotë “hellopia”,
“hellopëve”, “helloi” dhe prej ku e kanë prejardhjen këta emra; pse quhet “hellada”,
e jo pellazgjia.
Eskili na
jep të kuptojmë se Dodona e Mollosisë është diçka tjetër dhe diçka tjetër është
orakulli i Zeusit në Thesproti. Ai lëvizë nga Dodona Mollose deri në orakullin
e Thesprotisë, të cilat ai i veçon. Në të njëjtën mënyrë i veçojnë autorë të
tjerë, duke e lidhur Dodonën me Mollosinë dhe Hellopinë, me fushën e gjërë
Dodonase, përplot me kullosa, livadhe, bagëti e bujqësi[22].
Aristoteli, në veprën e vet “Meteorologjikët”, thotë se: “kjo pra ishte krahina rreth Dodonës
dhe Ahellohut dhe banonin atje Sellët dhe ata që atëherë quheshin graik por tani helenë”[23]. Sellët
janë fis i Shqipërisë se Jugut, Dodona ishte qytet i shenjtë i saj, që quheshin
më parë graik, por me ardhjen e
okupatorëve semito-egjiptan, fillimisht shumë më poshtë se Arkadia, Mollosia
etj. jashtë Epirit (dhe këte do ta themi më vonë), u shpallën (me forcë, me dhunë, jo shkencorisht) se janë helenë. Sellët ishin fis i shenjtë, vatër e gjithanshme e Dodonës së
shenjtë, i orakullit të Zotit, pra Zeusit, që ishte kulmi i shenjtorisë, që nuk
toleronte forcë, dhunë, imponim, etj. dhe quheshin nga “të ardhurit” Selloi.
Këto “emërtime”
e “shtrembërime” nuk kanë ardhur kot së koti dhe shprehin qartë “pështjellimet”
e dendura të udhëheqësve semito-egjiptian me konturat e gënjeshtrave të tyre
“të luftës” së gjithmbarëshme, që ndonëse sot me teorinë ushtarake mund të jenë
pjesë e veçantë e luftës, pra propaganda para luftës, që atëbotë shprehë një
pjesë të veçantë të luftës së marrjes së pushtetit dhe të drejtës nga “të
diturit” semito-egjiptian, e atyre që ishin pa frigë ndaj Zotit të Madh dhe
vendit të tij-Dodonës së shenjtë, e që popullin e gjetur aty e quanin “barbarë”, sepse flitshin gjuhë
krejtësisht tjetër nga këta “sundimtarë”,
e të cilët kishin ardhur dhe nuk e dinin
"gjuhën barbare". Në radhë
të parë ata u rreshtën me x-fishime të mitololigjisë, të gjenealogjisë, të mitologjise
së Zotave, sidomos të rrëfimeve popullore
për krijimin e botës nga populli vendas, i mbruajtur gjatë nga ana e tij. Populli
vendas ishte punues, i tokës dhe i vendit, i ushqimit, i rritjes dhe edukimit
me anë të rrëfimeve gjenealogjike të botës dhe mitologjisë, të Zotave. Së pari
i bënë arat, prandaj quheshin arbër (arbën), prej arë bën, punesit e arave. Këto rrëfime
legjendare kanë lidhje me kalimin nga qyteterimi pellazg në ate "helenë"
dhe këto luftëra janë luftëra për pushtet nga qytetërimi pellazg i cili quhet “barbar” në qytetërimin "grek", të nxjerrë nga "graikot", që janë marrë jo nga “fisi”, por nga “gratë që shikonin fatin”, pra gratë e
shenjta, dhe të cilave u besonte popullata vendase. Këtë gjë e
"gjetën" gënjeshtarët semito-egjiptian që të thirreshin në “gjenezë të shenjtë”. Sellët nuk dinin
dhe nuk dëshironin të gënjejnë, sepse nëpër këto gjëra nuk kishte “shenjtëri”
dhe këto gjëra edhe nga ana morale nuk u lejoheshin.
Luftimet u
nisën vetëm nga “helenët”, që kanë kundërshtinë e dy sistemeve: matriarkal
(pellazgët) dhe patriarkal (grekët) në radhë të parë [24].
Pellazgët, qysh në kohën e hershme janë të njohur si ngrënës të lendeve të
lisave (ledhave të lisave, që janë fryte përplot me amidon). Lisi ishte simbol i pellazgëve në
Dodonë, kryeqytet i kultit të pellazgëve. Orakulli i interpreton këto gjëra
duke iu faleminderuar pëshpëritjes së gjetheve të lisit, si formën më konkrete
të paraqitjes së Zotit (të Zeusit)[25]. Në
tempujt e tjerë të Dodonës, këtë e tregojnë ushtruesit e detyrës së Zotit, që
janë “graitë”,
priftëreshat. Popullata pellazge që jetonte pranë këtyre tempujve, ku kanë qenë
këto “graitë” dhe i ndihmonte, ishte nën ndikimin e këtyre “grave të shenjta”,
pra famultareve, orakujve.
Prania e
veshtullës në lis zbulonte praninë e Zotit. Fëshfëritja e gjetheve në lis ishte
përgjigja e perëndisë në lutje, pra ishte "zëri i Zeusit"[26].
Kështu Sellët, kishin fqinjë një “fis”, që nuk ishte fis, por që quhej “graikoi”, “graikos”, “graeci”, “graeki”, “graii”, “graiai”, që ishin “adhurus të kultit të gruas plakë” [27].
Lisi i orakujve të Zotit, Lisi i shenjtë i jetës, në të cilin është aplikur fëshfëritja
e gjetheve të lisit, që ia kam kushtuar një poezi të veçantë, me emrin "Lisi i vetmuar", edhe pas
gjysmëshkatërrimit të tij, ka mbetur gjallë sot e kësaj dite, në Tomor, në Kulmak të Skraparit të Çorovodës, afër vendit ku është ndërtuar
më vonë Teqja e Bektashinjëve. Një fotografi të tillë e kam porositur dhe ma
kanë dërguar posaqërisht të njohurit e mi dhe po ua dërgoj.
Ndërsa “grekët”
e parë mbërriten në Pellazgji me gjuhën dhe kulturën e tyre dhe i nënshtruan
popullsitë autoktone të trungut Pellazg, duke përmendur në këtë rast më të
njohurit, Thrakë, Frigjianë, Lidianë, Maqedonas dhe Thesprotë dhe morën e
përthithën një pjesë të madhe të gjuhës, kulteve dhe kulturës së tyre [28]. Pushtimi
“helen” dhe fillimi i
"helenizëmit” mbi popullsinë pellazge, si rrymë diskriminuese, vjen pas
“krijimit” të emrit “heloi” nga “seloi” për sellët, në bazë të gjuhës së tyre diskriminuese ndaj gjuhës vendase
“barbare”.
Vetë kështu Tuqididi,
"historian grek, dhe historian më
shovinist, thoshte se pas luftës së Trojës, <<Helenët nuk kishin kryer
asgjë së bashku dhe se vetë ky emër, Helenë, nuk e emërtonte tërësinë e banorëve të vendit>> (I, 3)"
[29].
Të
ashtuquajturit "grekë" ishin në të vërtetë pakicë dhe pellazgët ishin
me të vërtetë shumicë. Kryeqendrën e
pellazgëve Dodonën, Herodoti e ka lënë Epir, duke e njohur
vendin e veçantë që kishte në jetën e pellazgëve, pra "barbarëve",
pra shqiptarëve, dhe e thotë vetë kësisoji: "Pellazgët
e kishin zakon t`u flijonin perëndive çdo gjë sikur mësova në Dodonë.... (ata) mbanin
ligjet e gjithësisë... më pas helenët (i quan grekët, nga helloi, të krijuar
nga selloi, që është për sellët) i morën këta emra nga pellazgët" [30]. Herodioti
kështu kishte zbuluar se kjo vinte nga "barbarët". Pra, origjina e fesë vinte nga
"barbarët", nga pellazgët...
Ne, le të
përcjellim këtë temë. Ajo do të vazhdojë në punimet tona vijuese...
[1] Herodoti, pjesa I, 57/VIII, 44/VII, 94 e
95, cituar sipas Aref Mathieu, "Shqiptarët (historia dhe gjuha)-
Odiseda e një populli parahellen", Plejad, Tiranë 2007, faqe 112.
[2] Shiko të njëjtën vepër, Aref Mathieu,
faqe 35.
[3] Po aty, faqe 36.
[4] Po aty, faqe 37.
[5] Po aty, e njëjta faqe, duke nënvizuar
Herodotin, vepra I, 56, 57, 58/VIII, 44.
[8] Shikoni pjesën paraprake „Evropa
e Bashkuar dhe Shqiptarët-6”, te publikuar në revistat dhe organet
elektronike apo në faqen time http://brahimavdyli.ch,
si dhe veprat e Nico Stylos.
[9] Herodoti, II, 49/V, 57, 58, 59, të
theksuar sipas Aref Mathieu, vepra e cituar, po ajo faqe.
[10] Aref Mathieu (Arif Mati), e njëjta vepër,
faqe 110.
[12] Shikoni veprën
e Zhan Klod Faveirialit, „Historia (më e
vjetër) e Shqipërisë“, Plejad, Tiranë 2004, faqe 41, duke cituar Cesar Cantu-n, nga vepra “Histoire universelle”, D.Didot freres,
Paris 1843-1849.
[13] Përfundon citimin nga Cantu, z.
Zhan Klod Faveirial, po aty, faqe 42.
[15] Shikoni pjesën
time „Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-6“
ne faqet e shtypit apo në faqen time të intenetit
[16] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, Printing Press, Prishtinë 2004,
faqe 8-9.
[17] Po aty,
faqe 10.
[18] Perikli Ikonomi, „Historia e Tomorit-Dodona pellazgjike dhe Tomor i Zotit të
Pellazgëvet”, Berat 1934; dhe vepra e Arif Matit, “Shqipëria ose odiseja e pabeseshme e një populli parahellen”,
Tiranë 2007.
[19] I kemi dhënë shpjegimet në “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-5” nga
Sipo Konda, në veprën e tij “Shqiptarët
dhe problemi pellazgjik”, faqe 377.
[20] Ilir Cenollari, "Profecitë e Zotit të Tomorit", Jonalda, Tiranë 2010,
faqe 7.
[24] Arif Matit, “Shqipëria ose odiseja e pabeseshme e një
populli parahellen”, Tiranë 2007, faqe 237.
[26] Aref
Mathieu, "Mikenët-Pellazgët, Grekët
ose zgjidhja e një enigme", Plejad, Tiranë 2008, faqe 273.
[29] Arif Mati, "Mikenët-Pellazgët...",
faqe 14.
[30] Ilir Cenollari, "Profecitë e Zotit të Tomorit",
faqe 15.
No comments:
Post a Comment