08/12/2015

REXHEP QOSJA REAGON ASHPËR KUNDËR PSEUDO-AKADEMIKËVE TË KOSOVËS



Kadri Veseli, i shoqëruar me Arsim Bajramin, kishte shkuar sot në vizitë tek Akademia e Shkencave dhe e Artëve të Kosovës. Në këtë takim kishin dalur vetem disa akademikë, gjerësa shumica e kishte bojkotuar atë. Në këtë takim ata realisht nuk biseduan fare për politikë sipas raportit të mediave, por për ligjin mbi Akademinë i cili pritet që të vijë në Kuvend. Megjithatë, Kadri Veseli, në konferencën për shtyp arriti që t'ja nxjerrë dy fjalë goje kryeakademikut Hivzi Islami për sa i përketë marrëveshjëve me Serbinë dhe Malin e Zi. Hivzi Islami përpara kamerave tha diçka rreth kësaj çështje mirëpo në një mungesë formulimi të fjalive që e bëri tërësisht të pakuptueshëm nga publiku. Realisht askush nuk e kuptoi se për çfarë e kishte fjalën. Në këtë kakofoni të Hivzi Islamit, Kadri Veselit dha kontributin e tij pasi ai e ndërpreu para kamerave dhe disi foli në emër të kryeakademikut. Ndërkohë, në mbrëmje, Rexhep Qosja ka bërë një reagim tepër të ashpër kundrejtë këtij takimi i cili kishte për synim t'a keqëpërdorte Akademinë e Shkencave të Kosovës për politikat ditore e, sidomos, për aprovimin e një tradhëtie kombëtare.

Më poshtë keni reagimin e plotë të Z. Rexhep Qosja :


E para ishte deklarata e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës i cili tha, me një gramatikë prej analfabeti, se problemet e Asociacionit të Komunave Serbe dhe të Demarkacionit me Malin e Zi nuk zgjidhen ashtu si po shohim në televizione, domethënë si po kërkon opozita, por zgjidhen me institucione ashtu si po kërkon kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, domethënë ashtu si duan Serbia dhe Mali i Zi! Unë kuptoj pse kryeministri i Kosovës pajtohet të krijohet edhe një shtet serb në Kosovë dhe t’i jepet një pjesë e Kosovës Malit të Zi. Njëkohësisht, unë kuptoj pse me këtë pajtim të kryeministrit të Kosovës pajtohen edhe shërbëtorët e tij të Akademisë, të cilët e kanë bërë akademik pa kurrfarë meritash shkencore dhe pa kurrfarë vlerash intelektuale!

Meqenëse kuptoj se kryetari i qeverisë së Kosovës dhe kryetari i Akademisë pajtohen me dy marrëveshje që cenojnë rëndë interesat e përtashme dhe historike të Kosovës më duhet të kuptoj edhe pajtimin e mendjes katërkëmbëshe të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës me burgosjet politike të anëtarëve, të deputetëve e të deputeteve, të opozitës!

Deklarata e dytë ishte ajo e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se ligji për Akademinë e Shkencave e të Arteve, i cili është në procedurë, do të miratohet ashtu siç do Akademia! Në këtë mënyrë kryetari i Kuvendit të Kosovës shpërfilli dhe përbuzi opinionin e Kosovës, institucionet e ndryshme shkencore, fakultetet, studiuesit shkencorë dhe krijuesit e arteve, që para miratimit të tij kanë të drejtën të shfaqin mendimin për këtë ligj. Për të qenë puna edhe më zi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shpërfilli plotësisht edhe vullnetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët do të duhej ta diskutojnë e ta miratojnë atë ligj jo ashtu si do ajo Akademi private, të cilën qe 20 vjet e sundon, e shfrytëzon, e korrupsionon një klan mafioz, por ashtu si e duan interesat e Republikës së Kosovës.

Askund në botë në shtetet demokratike kuvendet nuk miratojnë ligje duke shpërfillur ata që ka zgjedhur populli për vlerësimin dhe miratimin e tyre.

Demokracitë e tilla, ku ligjet aprovohen siç tha sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, në botën moderne quhen demokraci skllavopronare.

Rexhep QOSJA

No comments:

Post a Comment