09/12/2015

ASKUSH MBI LIGJIN PËRVEC SERBËVE DHE PASHALLARËVE TË PRISHTINËS



Xhevat Bislimi

Persekutimi, arrestimi dhe burgosja e kundërshtarëve politikë dhe e deputetëve të Republikës sonë po vazhdon si në asnjë vend tjetër demokratik në botë, po vazhdon si në diktaturat më të egra që ka njohur historia !! Edhe sot janë arrestuar dhe mbajtur në burg dy deputetë të Republikës : Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli të VV-së !! Kur e pyetën, atë që edhe në këto rrethana, quhet kryetar i Kuvendit të Republikës, Kadri Veselin, për këto arrestime, tha: ASKUSH MBI LIGJIN! Një refren i mësuar "përmendësh" dhe pa mend fare nga UNMIK-EULEX-i, që vetem vetën dhe serbët i shihte mbi ligjin !! E vërteta dhe faktët janë kokëforta në Republikën e Kosovës... Serbët e Kosovës dhe strukturat shtetërore të Serbisë ishin, janë dhe, me marrëveshjet e juaja me Serbinë (nëse do të kalonin) do të jenë mbi ligjin, mbi kushtetutën, mbi Republikën, mbi shtetin e Kosovës dhe mbi Kosovën !! Prandaj, qeveria e Isahashimit dhe kuvendi i Kadrisabriut do të bënin mirë që ligjet t'i zbatonin në Veri të Republikës, në Graçanicë, në Shtërpcë, në Ranilluk, në Partesh... Apo po ju pengon Opozita t'i zbatoni marrëveshjet për "zajednicen", e cila do të kishte edhe ligje të posaçme, të veçanta nga pjesa tjetër e Republikës!! Pse nuk shkoni zotëri në Veri t'u thuani atyre që i keni në koalicion që askush nuk është mbi ligjin, por na shitni dengla nga zyrat e Prishtinës!! Për qeverinë e koalicionit LDK-PDK-Listaserbska "ligjet" vlejnë (edhe kur nuk janë ligje!) vetem për persekutimin, burgimin dhe dënimin e atyre që mbrojnë Republikën, lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj!! Mbi ligjin, mbi kushtetutën, mbi lirinë, mbi pavarësinë, mbi sovranitetin dhe mbi pasuritë e këtij vendi dhe të kësaj Republike jeni ulur ju koalicioni me Listen serbska dhe me Serbinë!! Jeni ulur ju dhe po e rrënoni e po e shkrryeni si vend të shkretë! Jeni ju që edhe toka të kësaj Republikë, duke qenë mbi ligjin dhe mbi kushtetutën, po i falni Malit te Zi!! Kush tjetër, më shumë se ju që keni marrë mandat është i detyruar dhe ka detyrim ta nderojë dhe zbatojë kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi?!! Populli shqiptar (qysh po e "lexoj" unë...) po ju thotë e po ju lut: THIRRNI MENDJËS!! HIQNI DORË NGA SHKELJA E KUSHTETUTËS, E LIGJËVE DHE E INTERESAVE TË KËTIJ VENDI E TË KËSAJ REPUBLIKE TË FITUAR ME VUAJTJE, FLIJIME E GJAK TË SHUMË BREZAVE!

No comments:

Post a Comment