08/12/2015

SULMI I GORAZHDECIT SI PJESË E STRATEGJISË SË SERBISË FASHISTE PËR TË SFORCUAR DHE ZGJERUAR ZAJEDNICËN NË KOSOVË


Arban Bislimi

Kosova flitet si një vend multietnik dhe në këtë multietnicitet thirren Ndërkombëtar e vendor që kanë bërë ndarjen etnike të saj me projekte e marrëveshje famëkeqe. Ashtu si ligjet e Kosovës edhe “Multietniciteti” vlen për shqiptarët gjersa për serbët duhet pyetur Beogradi, të cilit Qeveria e Kosovës, qytetarët tanë serb dhe territorët ku ata jetojnë, ua ka lënë në dorë. Të jem i qartë; pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë vetvetiu nuk e rrezikojnë askënd dhe askush nuk frigohet nga të drejtat individuale, kulturore apo fetare të minoritarëve serb të cilët si individë duhet të gëzojnë po aq drejta e liri sa kanë edhe individëd apo qytetarët tjerë sikur Kosova.
Nuk i frigohet askush të drejtave të minoritarëve serb edhe për faktin se pjesëtari i minoritetit serb në Kosovë ka një moshë mesatare prej 55 vjetesh dhe si i tillë nuk përbën ndonjë rrezik gjersa madhësia e këtij minoriteti prej 150000 qytetarësh nuk përbën ndonjë rrezik në veti për shumicën. Por zbatimi i planit të Ahtisarit duke lejuar një sovranitet të dyfishtë në enklavatë serbe dhe mos integrimi i “Veriut” përbëjnë sot –edhe pa Zajednicën- potencial destabilizues të Kosovës për sa herë ti nevojitet fashizmit serb të krijojë vatra krizash në Kosovë. Një rast të tillë mundohet këto ditë ta bëjë Serbia dhe strukturat e saj kriminale në Gorazhdec të Pejës dhe duke bllokuar doganën në Jarinjë.



Përdorimi nga Serbia i serbëve të Kosovës herë si armë politike, herë si kurban për të zgjeruar hisen e saj në Kosovë 


Gorazhdeci është një fshat i vogël ku jetojnë minoritarët serb afro 8 kilometra larg Pejës. Ky ishull i vogël dhe i izoluar serb nuk përbën ndonjë rrezik , kërcënim apo interes të veçantë për shqiptarët dhe si i tillë nuk ka arsye ndonjë shqiptar për ta sulmuar. Aty vepron një strukturë paralele (komunë ilegale) e Gorazhdecit e toleruar nga Qeveria e Kosovës siç ka struktura të ngjashme paralele që veprojnë gjithandej Kosovës në ish-enklavat serbe; një situatë e tillë nuk i pengon Qeverisë së Kosovës e cila për derisa ishte në diskutime në Bruksel toleronte që Kryetarët serb të Shtërpcës, Graçanicës dhe komunave tjera serbe të emërohen nga Serbia si Prefekt të Republikës së Serbisë në komunat e tyre në Republikën e Kosovës.

Serbia përmes strukturave të saj paralele kriminale Shtetëriore ka organizuar gjuajtjen me armë zjarri në shtëpitë e ca familjeve serbe dhe të një përmendore për të vrarit serb të pasluftës në Kosovë. Peja është një qytet ku popullata civile shqiptare ka pësuar shumë gjatë luftës nga strukturat gjenocidare dhe kriminale të Shtetit serbe, por nuk duhet harruar se në Pejë dhe Dukagjin Serbia asnjëherë nuk ka kursyer as edhe vet popullatën serbe duke e përdorur si “kurban” për të gjetur pretekst për të akuzuar shqiptarët si terrorist apo kryerës të aktëve jo njerëzore. Në Dhjetor 1998 në kafiterinë “Panda” vriteshin mizorisht dhe masakroheshin nga vet Shteti serb gjashtë të rinjë serb për t’ua lënë fajin shqiptarëve dhe uçk-së ashtu siç din të veprojë Serbia terroriste. Në vitin 2003, Serbia përsëri inskenonte skenar makabër ndaj popullatës civile serbe për t’ua lënë fajin shqiptarëve duke vrarë mizorisht dy të mitur serb pranë lumit Bistrica. Nuk është rastësi në rastin e sulmit të Gorazhdecit përveç se janë gjuajtur ca rafale në drejtim të ca qeremideve nuk është harruar të sulmohet edhe përmendorja me qëllim që të rikujtohet edhe ai rasti i vrasjës mizore të dy të miturve serb i vitit 2003 nga vet Serbia por që ia fakturua nga Serbia fashiste shqiptarëve. Edhe kësaj radhe Qeveria dhe mediat serbe propaganduan se këtë akt e kryen shqiptarët.



Heshtja fajtore e qeverisë së Kosovës dhe fushata mediale e diplomatike e Beogradit me Gorazhdecin 


Qeveria e Kosovës qendrojë e heshtur në raport me këtë ngjarje, e zërë siç ishte me problemet e politikës ditore, Presidentja u mjaftua të denoj dhunën ndaj shtëpive të Gorazhdecit formalisht dhe një morri analistash, “intelektual” dhe të tjerë qyqar na ftuan si popull dhe shumicë për pendime... U gjetë edhe një Jean Claude Schlumberger shef i misionit të OSBE-së të denojë dhunën dhe të thërras për hetime; thuajse në Kosovë nuk bëhen hetime në raste të tilla... Të gjithë këto reagime janë fitore në vete të Serbisë dhe sigurisht se ky incident do të shënohet në raportin që do ti dërgohet Këshillit të sigurimit për mbledhjen e ardhshme, dhe këtë Qeveria e Kosovës e din. Cfarë synon Serbia me të tilla provokime? A do të kërkoj që sinxhirri policor etnik i ndarë i policisë së Kosovës të shtrihet edhe në komunat tjera të Kosovës përtej veriut? A do të kërkoj që të bëhen edhe komuna tjera etnike serbe në Kosovë? Sigurisht koha do të konfirmoj këto shqetësime tona... Por kush heshtë pëlqen!

Një Qeveri e një vendi sovranë do të thoshte “Stop! Serbët e Kosovës janë qytetarët e mi dhe nuk lejoj askënd të më përzihet në punët e brendshme të vendit”, por ja që reagimet ose heshtja e “Institucioneve të Kosovës” përballë akuzave të Beogradit që në vete përbëjnë agresion ndaj vendit dhe fushata e analisteve “pendues” që duket sikur mundohen të na bindin se vërtet qenkan serbët rrezik nga shqiptarët në Gorazhdec dhe kudo tjetër jashtë Veriut ngreh pyetje dhe shqetësime legjitime rreth pretendimeve të Beogradit në Jug të Kosovës... Ja që ngrehen dyshime edhe rreth kapacitetit apo vullnetit të Qeverisë së Kosovës për të penguar këto pretendime e aq më shumë për të vendosur sovranitetin e saj në Veri e vende tjera ku jeton pakica serbe. Ja që reagimi i Kryesuesit të OSBE-së në Kosovë ngreh dyshime të bazuara se institucionet ndërkombëtare në Kosovë reagojnë apo veprojnë “me porosi” apo “on demand” si thonë amerikanët të Beogradit. A nuk ka parë ky Zotëriu i OSBE-së atentatet dhe sulmet thuajse të përditshme, granatat e hedhura në shtëpitë e serbëve, djegiet e veturave, sulmet fizike ndaj serbeve që punojnë në institucionet e Kosovës në Veri të vendit? Por kjo Presidentja Jahjaga a i lexon lajmet që të reagojë ndonjëher për atë pjesë të vendit dhe sigurinë e serbeve dhe shqiptarëve që jetojnë atje apo vetëm mjaftohen të përmendin atë pjesë si Kosovë sa për demagogji?



Nuk është rastësi nëse platformat politike të Serbisë kanë përfunduar gjithëmon si "obligim ndërkombëtar" të Kosovës 


Askush mos të mendoj se këto ngjarje të montuara dhe këto “përgatitje të opinionit” shqiptar kalojnë pa u vërejtur dhe se do të vije dikush pas ca muajve të na “ngarkon me obligime të reja ndërkombëtare”. Ka tani 15 vite që Serbia përmes këtyre ngjarjeve të montuara, institucioneve ndërkombëtare dhe ca figurave vendore politike e mediatike servile përdorin të tilla strategji për të manipuluar opinion vendor dhe ndërkombëtar dhe arritur qëllimet e tyre politike kundër Kosovës, banorëve të saj, rendit dhe paqës në Kosovë dhe rajon. Shqiptarët nuk mundën, Shqiptarët nuk duhet të lejojnë të thellohet ndarja e Kosovës në baza etnike dhe kursesi të formohet një Shtet Zajednicë brenda Kosovës nga komunat serbe me polici dhe gjyqësi të ndarë siç e ka nënshkruar kjo Qeveri e papërgjegjshme. Është koha të thuhet “Stop, serbët e Kosovës janë qytetar tanë dhe ne jemi të vetmit që merremi me punët e tyre si qytetar të Kosovës në vendin tonë!”. Nëse ndokush ka menduar se Serbia dikur do të ngopet me koncesionet e bëra nga Kosova, çdo ngjarje, çdo ditë tregon se asaj përkundrazi “duke hëngër iu është shtuar apetiti”. Nga veprimet e Serbisë karshi Kosovës javëve të fundit dikush mund të dyshoj se Serbisë Ministri i jashtëm Hashim Thaqi i ka premtuar edhe hapësirën ajrore të Kosovës të cilën ajo e kërkon me ngulmë çdo ditë e më shumë; një gjë të tillë nuk do ta kërkonte sikur dikush mos ti kishte premtuar se mund të bisedohet për këtë çështje. Gjersa, sigurisht me Gorazhdecin Serbia po kërkon të sforcohet ndikimi i saj dhe Zajednica të shtrihet me gjithë prerogativat e saj edhe në Jug të Kosovës me polici dhe gjyqësi të ndarë dhe beneficione tjera në kurriz të Kosovës dhe Shqiptarëve. E vetmja e panjohur është se kur do të ngopën shqiptarët me situatën e tyre të mjerueshme? A do të vazhdojnë ata të tërhiqen nga të drejtat e tyre dhe nga pjesë gjithmonë e më të konsiderueshme të territorit të Kosovës? A do të vazhdojnë të jenë “Kosovar” në një pjesë gjithmonë më të vogël të Kosovës gjersa serbët dhe Serbia t’ua merrë dhe të zbatoj ligjin e saj në gjysmën tjetër? A do të pranojnë Serbia t’ua kontrolloj qiellin dhe gjysmën e Kosovës duke qendruar stoik dhe duar kryqë?

Në këtë mes, vetëm një gjë është e sigurt; asgjë nuk ndodhë rastësisht në politikë, sulmi mbi Gorazhdecin është politikë dhe politikë e menduar dhe e koordinuar mirë e Serbisë ashtu siç janë pretendimet e saj për qiellin e Kosovës dhe shumë politika të zhvilluara karshi Kosovës gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit...

Nuk është rastësi nëse platformat politike të Serbisë karshi Kosovës gjithmonë kanë përfunduar më në fund si “obligime ndërkombëtare” të Kosovës...

No comments:

Post a Comment