13/12/2015

PËR CILËT "MYSLIMANE" FLET SENATORJA AMERIKANE JONI ERNSTI


Xhevat Bislimi


Senatorja republikane nga Iowa, Joni Ernst i paska kundërshtuar ashpër deklaratat e kandidatit republikan për President, Donald Trump kundër myslimanëve. Mirepo, senatorja "myslimane" i paska bërë edhe shqiptarët, tamam si në kohën e Jugosërbisë, kur Titoja dhe shteti i tij patën krijuar një "komb mysliman"!!


Ajo, senatorja republikane, Ernsti, e paska marrë Kosovën si shembull të mirë të bashkëpunimit me myslimanët, raporton Interaktiv në KTV!! Senatorës amerikane, qeverive të huaja dhe mbarë botës, diplomacia jonë (nëse kemi!), Akademia jonë (nëse kemi!), studjuesit e rinj, mediet dhe, sidomos mergata jonë, që është më e madhe dhe më e fuqishme se kurrë më parë, duhet t'ia bëjnë me dije botës se Kosova është shqiptare, se ajo ishte njëri nga katër vilajetet e Shqipërisë, kur u shpallë Pavarësia... Kosova edhe sot e kësaj dite, kjo që ka mbetur pas copëtimëve dhe ricopëtimëve (vilajeti i Kosovës ishte rreth 30 000 km katrore) banohet nga shqiptarët (mbi 90%) e jo nga "myslimanët" a të "krishterët"!! Kujdes zonja senatore se po na ktheni në errësirën e mesjetës kur popujt ndaheshin sipas feve: "myslimanë" e të "krishterë"! Feja ndër shqiptarë, edhe në mesjetë nuk ishte identitet i tyre, por besim dhe çështje krejt personale e private. Edhe sotë është e tillë ! Shumica e shqiptarëve nuk e praktikojnë fenë, por secili shqiptar, edhe ata që e praktikojnë njërën nga fetë, ndjehen dhe deklarohen vetem shqiptarë, kurrë "katolikë", "myslimanë" apo "ortodoksë". Po t'i shikojmë dhe trajtojmë gjërat me këtë logjikë, shqiptarët do të zhbëheshin, sepse një pjesë e madhe janë "socialistë", "demokratë", "republikanë", etj.! Përpjekja për t'i përçarë shqiptarët dhe për t'i veshur me identitetë fetarë, partiakë, ideologjikë e krahinorë ekziston edhe në qarqe të caktuara (anti)shqiptare!! Kjo përpjekje shihet dhe dëgjohet nga disa zyrtarë e politikanë të lartë në Tiranë, të cilët vazhdojnë të manipulojnë me "kategori" e "koncepte" të këtilla përçarëse, duke i kategorizuar shqiptarët në "komunistë" e në "demokratë" !! Kjo madje edhe nga vetë njeriu që do të duhejë (sipas Kushtetutës) të ishte simbol i unitetit kombetar, nga Kryetari, Bujar Nishani. Kjo tendencë ka marrë krah e po përhapet edhe nga disa qarqe (anti)shqiptare-jugokosovare në Kosovë, të cilat në bashkëpunim me qarqet serbe, po përpiqen (kot e kanë) të krijojnë "kombin kosovar", kaq të dëshiruar nga Serbia dhe qarqet tjera shoviniste, tamam si në kohën dhe sipas modeli të Jugoserbisë së Titosë, e cila këmbëngulte të krijonte "kombin jugosllav"!! Janë përpjekje shumëherë të dështuara deri sot, por kundërshtarët dhe armiqtë e shqiptarisë dhe të Shqipërisë (bashkimit në një shtet, siç ishte Shpallur nga Pavaresia e Shqipërisë) nuk do të heqin dorë derisa të ribashkohet Shqipëria e katër vilajetëve... E kuptoj, që senatorja amerikane nuk e ka thënë me ndonjë qëllim të keqë, por fajet janë te këto qarqe (anti)shqiptare që po krijojnë një imazh të rrejshëm dhe krejt antishqiptar për kombin tonë, pra edhe për Kosovën shqiptare të Shqipërisë...

No comments:

Post a Comment