Beograd, aty ku shqiptarët nuk guxojnë të deklarohen as të flasin shqip
“Nuk e mbaj mend një rast të vetëm që kur jam deklaruar si shqiptare në
Beograd”, thotë një shqiptare e lindur dhe rritur në kryeqytetin e
Serbisë. Këtë përjetim e thotë vetëm një nga shqiptarët që jeton në
Beograd. Ajo pohon se mbi 1 mijë shqiptarë jetojnë në Beograd.
Beogradasja shqiptare, me origjinë nga Kosova, pasi pranoi të ishte
pjesë e reportazhit, ajo u tërhoq. Frika nga pasojat që mund t’u vijnë
pas, bëri atë dhe mbi 5 familje të tjera shqiptare të mos ishin pjesë e
reportazhit tonë. Alarmi i kambanës së frikës, shqiptarët i shoqëronte
në çdo çast. Por, për dallim nga shqiptarët vendas, disa studentë nga
Shqipëria nuk e mohojnë faktin që stigmatizimi i shqiptarëve në Beograd
nuk mungon.
Mehat Strela nga Fieri, student i ekonomisë, thotë se nuk ka hasur në
ndonjë problem të drejtpërdrejtë por paragjykimet i kishte ndier veçmas
në fillim. Marrëdhëniet shqiptaro-serbe duket se janë thelluar edhe më
shumë pas ndeshjes se futbollit dhe vizitës së kryeministrit shqiptar në
Beograd.
Por, me gjithë raportet e tensionuara, studenti tjetër shqiptar
tregon se është mirëpritur nga studentët serbë në fakultetin ku studion
dhe pavarësisht zhvillimeve ata nuk kishin pasur ndonjë sulm verbal apo
fizik me karakter etnik.
Por, dallimi mes një vizite turistike, qëndrimit si student apo për
çështje biznesi, duket të jetë ndryshe nga jeta e shqiptarëve vendas në
Serbi. Shumica e shqiptarëve pothuajse janë drejt asimilimit. Tashmë
pasardhësit e tyre më nuk flasin shqip. Organizimi i tyre si komunitet
shqiptar duket një gjë e pamundur. Bizneset që dikur identifikoheshin si
të shqiptarëve tashmë kanë ndërruar emër.
Punonjësit nuk janë më ata të vjetrit. Në lokalet me pronarë
shqiptarë tashmë punojnë qytetarët serbë. Asnjë prej pronarëve shqiptarë
nuk dëshiron të flasë. Frika thellohet edhe më shumë kur kupton se, as
disa nga intelektualët e njohur shqiptarë të cilët veprojnë në
kryeqytetin serb Beograd hezitojnë të flasin publikisht qoftë për
televizionet serbe apo ato shqiptare. /RTK
No comments:
Post a Comment